"Rama e pranoi vetë"/ Akademiku: Çarje politike mes qeverisjes dhe opinionit publik, ka prodhuar revoltë
Akademiku i njohur, Artan Fuga, komentoi sot qëndrimet që ...
Akademiku i njohur, Artan Fuga, komentoi sot qëndrimet që ...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) bëri të ditur se për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit janë regjistruar 22 parti politike dhe tri koalicione parazgjedhore.
Partia fituese e zgjedhjeve të fundit, Vetëvendosja, garon në koalicion me tri parti të vogla, me Guxo, Alternativa dhe Partinë Shqiptare Demokristiane. Partitë tjera kryesore shqiptare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), garojnë të vetme në zgjedhje.
E vetme garon në zgjedhje edhe Lista Srpska, që është partia më e madhe e serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar. Pjesë e garës do të jetë edhe ish-presidentja e KosovësVjosa Osmani, e cila pritet të jetë në një listë me ish-partinë e vet, Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Fushata zgjedhore vetëm 10 ditë
Sipas KQZ-së, fushata zgjedhore fillon zyrtarisht më 28.05. dhe zgjat vetëm 10 ditë për shkak se zgjedhjet e 7 qershorit cilësohen si të jashtëzakonshme. Sipas Listës Paraprake të Votuesve të miratuar nga KQZ, të drejtë vote kanë rreth dy milion qytetarë, përfshirë edhe ata që jetojnë jashtë Kosovës.
Në zgjedhjet e fundit më 28.12.2025, morën pjesë në zgjedhje rreth 900 mijë vetë apo rreth 45% e personave me të drejtë vote. Edhe kësaj here ashtu sikurse në zgjedhjet e kaluara, pos mijëra vëzhguesve vendorë, zgjedhjet pritet të monitorohen edhe nga vëzhgues nga struktura të BE-së.
Ftesë BE-së për mision vëzhgues të zgjedhjeve
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka dërguar një letër Presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, njëherësh Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, përmes së cilës ka ftuar BE-në të dërgojë Mision Vëzhgues të Zgjedhjeve për zgjedhjet e parakohshme.
"Prania e Misionit Vëzhgues të BE-së do të kontribuonte për transparencën, besueshmërinë dhe integritetin e procesit zgjedhor, në përputhje me përkushtimin e vazhdueshëm të Republikës së Kosovës për standarde demokratike dhe zgjedhje të lira”, shkruan në letrën e saj Haxhiu.
Më tej thuhet se, "Republika e Kosovës e ka vlerësuar vazhdimisht rolin e Bashkimit Evropian në mbështetjen e institucioneve demokratike dhe në përparimin e standardeve zgjedhore”, prandaj ftesa për dërgimin e Misionit Vëzhgues "është vazhdim i kësaj praktike institucionale dhe shprehje e përkushtimit të Kosovës për një proces zgjedhor të hapur, transparent dhe të besueshëm”.
Zgjedhjet e katërta vetëm brenda 15 muajsh
Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit në Kosovë janë të katërtat me radhë vetëm brenda 15 muajve të fundit dhe mbahen pas krizave të njëpasnjëshme politike dhe mungesës së konsensusit ndërmjet partive për emrin e presidentes/it, që sipas Kushtetutës duhet të marrë mbështetjen e të paktën 2/3 të votave nga 120 deputet sa i ka parlamenti i Kosovës. Aktualisht ushtruese e detyrës së Presidentes sipas Kushtetutës është kryetarja e kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila këtë përgjegjësi nuk mund ta mbajë më shumë se gjashtë muaj.
Të dëmshme për vendin
Disa analistë politikë e vlerësojnë zhvillimin kaq shpesh të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë si të dëmshme për vendin sa i përket zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian, ndërsa fajin ua hedhin partive politike të cilat sipas tyre kanë dështuar të ndërtojnë klimë konsensusi për vendime kombëtare.
"Kosova organizon në vazhdimësi zgjedhje të lira dhe demokratike të cilat njihen gjerësisht si nga partitë politike që marrin pjesë në garën zgjedhore ashtu dhe nga partnerët ndërkombëtarë. Por ka dështuar për të ndërtuar parti politike ku dominon demokracia e brendshme, kultura e debatit, pluralizmi apo vendimmarrja e decentralizuar”, thotë për DË, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD). Sipas tij, "pamundësia e klasës politike në Kosovë për ta përkthyer rezultatin zgjedhor në institucione funksionale dhe stabile lidhet me egon e liderëve politik dhe imponimin e zgjidhjeve të tyre”.
Mungesa e kulturës së kompromisit
"Kur kësaj i shtohet mungesa e maturisë politike dhe mungesa e kulturës së kompromisit institucional sjellin situata të përplasjes mes partive politike duke sakrifikuar interesin shtetëror për kontroll politik. Një fakt tjetër që mund të jetë po ashtu evident është fakti se në vitet e fundit, pothuajse është humbur interesi i partnerëve ndërkombëtarë për të luajtur rolin e lehtësuesit mes partive politike për formimin e institucioneve në Kosovë, që në të kaluarën jo të largët ka qenë pothuajse gjithmonë evidente”, thotë Miftaraj.
Edhe disa nga ambasadorët e vendeve më të industrializuara QUINT, e kritikojnë vazhdimisht klasën politike kosovare për krizat e njëpasnjëshme politike, duke thënë se po humbet kohë e vlefshme për shkak të një raundi tjetër zgjedhjesh parlamentare.
Ushtruesja e detyrës së shefes së zyrës se BE-së në Kosovë, Eva Palatova, në shënimin e Ditës së Evropës, theksoi se "Kosova duhet të mbetet një demokraci funksionale dhe zgjedhjet parlamentare të jenë të lira, të drejta dhe gjithëpërfshirëse”. Sipas saj, pas zgjedhjeve "BE-ja pret edhe formimin e shpejtë të institucioneve dhe një qeveri stabile me shumicë të fortë parlamentare, e aftë të gjenerojë kompromise të fuqishme ndërpartiake, të zgjedhë një president dhe të avancojë me agjendën e reformave”./ DW
Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar marrëveshjen p...
Më 9 Maj BE-ja nderon ish-ministrin e Jashtëm francez, Rob...
Presidenti Donald Trump po përballet me kritika dhe tensio...
Gjermania ka caktuar 24 pika për qendra të reja për të vle...
Ushtria amerikane ka qëlluar mbi dy anije cisternash me fl...
Teksa disa në Kosovë shprehën pakënaqësi me vendimin e pan...
Mbi 20 subjekte politike dhe tri koalicione do të garojnë ...
Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të negociojë...
Mbetjet trupore të një shtetasi portugez janë nxjerrë nga ...
Të paktën tre alpinistë, një nga Singapori dhe një indonez...
Një grua në Etiopi ka lindur pesënjakë, gjë që konsiderohe...
Policia gjermane ka njoftuar këtë të premte se disa person...
Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Sht...
Sulmet ajrore izraelite vranë të paktën 12 persona në Liba...
Papa Leo ka qenë në krye të Kishës Katolike për një vit. N...
Mbërritja e një avioni të tipit Antonov An-124 në Aeroport...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se shpërth...
Presidentja e Bullgarisë, Iliana Iotova, mandatoi këtë të ...
Komisioni Zgjedhor i Bosnjës dhe Hercegovinës njoftoi sot ...
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio u takua sot me Pa...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident me përfshirjen e tri automjeteve ka ndodhur p...
Ndërron jetë 51-vjeçarja Belere Plaka, që u plagos sot me ...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Detaje të reja nga operacioni që po kryhet në Fier për kap...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë pë...
Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po kërkon që një...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të presë nesër në n...
Gjykata Themelore në Prishtinë e gjeti fajtor ish-kreun e ...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...