Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Më 9 Maj BE-ja nderon ish-ministrin e Jashtëm francez, Robert Schuman, që në këtë ditë më 1950 formuloi idenë e BE-së.
Që nga viti 1985 kryetarët e shteteve dhe të qeverive vendosën ta kremtojnë 9 majin si Ditën e Europës.
Më 23 korrik 1952 hyri në fuqi në Europë Montanunioni. Komuniteti Europian për qymyrin dhe çelikun ishte bërthama e Komunitetit Ekonomik Europian, që u krijua në vitin 1957 me traktatet e Romës. Nga Komuniteti Ekonomik Europian u krijua në fillim të viteve 1990-të Bashkimi Europian. Montanunion, në të cilin bënin pjesë Franca, Italia, Gjermania, Belgjika dhe Holanda e Luksemburgu, u propozua nga ministri i atëhershëm i Jashtëm francez, Robert Schuman.
Schumann dhe Adenauer hedhin themelet e BE-së
Pesë vjet kishin kaluar që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore dhe RFGJ-ja nuk kishte festuar as njëvjetorin e saj, kur ministri i Jashtëm francez Robert Schuman propozoi administrimin e përbashkët të prodhimit të qymyrit dhe të çelikut. Plani "Schuman" ishte një revolucion: Një zyrë mbinacionale do të ngarkohej me kompetenca vendimmarrëse. Marrëdhëniet gjermano-franceze ishin të ngarkuara me mosbesim: A do të binte Gjermania përsëri si pas Luftës së Parë Botërore në megalomani nacionaliste dhe do të kërcënonte fqinjët e saj? Apo horrori i luftës dhe i vrasjeve do t'u jepte dorë forcave demokratike dhe paqedashëse dhe ato do të mundësonin pajtimin? "Europa duhet të pushojë së qeni një vend betejash, ku palët armike mbyten në gjak. Nga ky vetëdijësim i paguar kaq shtrenjtë, ne duam të ecim në rrugë të reja, që na çojnë në një Europë të bashkuar dhe në paqe."
Kështu u shpreh Robert Schuman, një nga pionierët e pajtimit, i cili kishte atdhe Gjermaninë, Luksemburgun dhe Francën dhe kishte përjetuar të dyja luftërat botërore. Schumann kishte lindur në perandorinë gjermane me gjuhë amtare atë të Luksemburgut. Ai jetoi, studioi dhe punoi në Luksemburg, Bon, Mynih, Berlin, Strasburg dhe Metz. Kur Alsazas-Lorena pas Luftës së Parë Botërore 1919 nga Gjermania i kaloi Francës, Schuman mori nënshtetësinë franceze. Në Francë ai filloi karrierën politike. Megjithëse ai gjatë gjithë jetës e foli frëngjishten me theks, pak pas Luftës së Dytë Botërore ai u bë kryeministër i Francës dhe më vonë ministër i Jashtëm. Si i tillë ai ndërmori një iniciativë, që e ka ndryshuar Europën deri sot e kësaj dite. "Qeveria franceze propozon që të vendosë prodhimin gjerman dhe francez të qymyrit dhe të çelikut nën një administrim të përbashkët."
Me propozimin për një Montanunion me qarkullimin pa doganë të mallrave ndërmjet Francës dhe Gjermanisë, që duhej të ishte e hapur edhe për vende të tjera, Schuman donte të ankoronte bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe lidhje të forta ndërmjet dy vendeve, dikur të armiqësuara. Te kancelari Konrad Adenauer ai gjeti një partner në anën gjermane, i cili ndiqte të njëjtat qëllime. "Hekuri dhe çeliku kanë luajtur një rol fatal në dekadat dhe shekujt e fundit në luftërat e popujve europianë kundër njëri-tjetrit, sepse të gjitha armët ishin prej hekuri dhe çeliku. Tani hekuri dhe çeliku duhet t'i bashkojnë popujt europianë në një terren të përbashkët të veprimit dhe mendimit."
"Schuman, vizionar i madh europian"
Plani Schuman, themelimi i mëvonshëm i Montanunion-it konsiderohen sot si momenti i lindjes së Komunitetit Europian, sepse në deklaratën e tij ministri i Jashtëm francez parashikonte integrimin e mëvonshëm të shteteve të tjera anëtare. Bindja e tij ishte, që Montanunioni do të çonte në një Union më të madh dhe më të fortë: "Ky propozim vë për herë të parë në jetë një federatë europiane, e cila është thelbësore për sigurimin e paqes."
Megjithatë në fillim të viteve '50-të nuk ishte pjekur ende koha për zgjerimin e planeve të Schuman-it. Dy vjet më vonë ai dha dorëheqjen nga funksioni i ministrit të Jashtëm, sepse nuk ishte në gjendje të realizonte idenë e Bashkësisë Europiane. U deshën edhe shtatë vjet, derisa shtetet europiane qenë të gatshme, që të angazhoheshin për lidhje më të ngushta me anë të marrëveshjes së Romës. Por përpjekjet e Schuman-it u shpërblyen: Ai u bë presidenti i parë i Parlamentit Europian.
Adenauer pati thënë më vonë, se Schuman që në vitin 1950 kishte qenë një vizionar i madh europian: "Ai pa më tej, nga sa shihja unë, kur propozoi Montanunion. Mos mendoni se ai e ka propozuar Montanunion për arsye ekonomike! Ajo ishte një çështje e rëndësishme politike."
Dhe ishte fillimi i një bashkimi që thellohej, që sot përfshin 27 shtete me rreth një miliardë qytetarë. Montanunion nuk ekziston më. Marrëveshja fillestare e vitit 1952 skadoi pas 50 vjetësh. Rregullat e Montanunion-it vazhduan në vitin 2002 në marrëveshjet e reja të BE-së./ DW
Presidenti Donald Trump po përballet me kritika dhe tensio...
Gjermania ka caktuar 24 pika për qendra të reja për të vle...
Ushtria amerikane ka qëlluar mbi dy anije cisternash me fl...
Teksa disa në Kosovë shprehën pakënaqësi me vendimin e pan...
Mbi 20 subjekte politike dhe tri koalicione do të garojnë ...
Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të negociojë...
Mbetjet trupore të një shtetasi portugez janë nxjerrë nga ...
Të paktën tre alpinistë, një nga Singapori dhe një indonez...
Një grua në Etiopi ka lindur pesënjakë, gjë që konsiderohe...
Policia gjermane ka njoftuar këtë të premte se disa person...
Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Sht...
Sulmet ajrore izraelite vranë të paktën 12 persona në Liba...
Papa Leo ka qenë në krye të Kishës Katolike për një vit. N...
Mbërritja e një avioni të tipit Antonov An-124 në Aeroport...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se shpërth...
Presidentja e Bullgarisë, Iliana Iotova, mandatoi këtë të ...
Komisioni Zgjedhor i Bosnjës dhe Hercegovinës njoftoi sot ...
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio u takua sot me Pa...
Zyra e Prokurorit Publik Europian njoftoi sot se kishte ar...
Tre persona u vranë në një të shtënë me armë në qytetin au...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...