Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Irani fajësoi Shtetet e Bashkuara për përshkallëzimin e fundit të përleshjeve në Gjirin Persik, teksa Uashingtoni pret një përgjigje nga Teherani lidhur me propozimin më të fundit për t’i dhënë fund luftës mes tyre.
Zyrtarë të lartë amerikanë, nga presidenti Donald Trump deri te sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, thanë më 8 maj se përgjigjja e Iranit ndaj një propozimi amerikan për përfundimin e konfliktit – që vjen në kohën kur po vazhdonin përpjekjet e brishta për armëpushim krahas incidenteve të reja ushtarake në dhe rreth Ngushticës së Hormuzit – pritej brenda pak orësh.
Por, deri më 9 maj, nuk kishte asnjë njoftim nga Teherani për përgjigjen e tij, përveç një deklarate të shkurtër ku vihej në pikëpyetje serioziteti i Uashingtonit në bisedime.
“Përshkallëzimi i fundit i tensioneve nga forcat amerikane në Gjirin Persik dhe veprimet e shumta të tyre në shkelje të armëpushimit kanë shtuar dyshimet për motivimin dhe seriozitetin e palës amerikane në rrugën e diplomacisë”, tha ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, gjatë një bisede telefonike me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan, sipas një përmbledhjeje iraniane të publikuar nga agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve ISNA.
Një ditë më herët, Rubio u tha gazetarëve gjatë një vizite në Romë se administrata Trump priste një përgjigje “diku gjatë ditës së sotme [8 maj]”.
“Shpresoj që të jetë një ofertë serioze, vërtet shpresoj”, shtoi Rubio.
Trump e mbështeti këtë deklaratë në komentet për CNN, duke thënë: “Supozohet se do të dëgjojmë prej tyre sonte”.
Rubio gjithashtu mbrojti fuqishëm veprimet e fundit ushtarake amerikane në Gjirin Persik dhe hodhi poshtë përpjekjet iraniane për të rregulluar lundrimin nëpër Ngushticën e Hormuzit, një rrugë strategjike detare përmes së cilës kalon rreth një e pesta e furnizimeve globale me naftë dhe gaz.
“Irani tani pretendon se zotëron, se ka të drejtë të kontrollojë, një rrugë ujore ndërkombëtare... Kjo është një gjë e papranueshme që ata po përpiqen ta normalizojnë”, tha Rubio pas raportimeve se Teherani kishte krijuar një agjenci për miratimin e kalimit të anijeve nëpër ngushticë.
“Normalizimi i kontrollit të tyre mbi një rrugë ujore ndërkombëtare është edhe i paligjshëm, edhe thjesht i papranueshëm”, shtoi ai.
Rubio tha se përplasjet e fundit në Gjirin Persik nisën pasi forcat iraniane shënjestruan anije luftarake amerikane.
“Ajo që patë dje ishin destrojerë amerikanë që po lëviznin nëpër ujëra ndërkombëtare dhe ndaj të cilëve u qëllua nga iranianët, ndërsa SHBA-ja reagoi në mënyrë mbrojtëse për ta mbrojtur veten”, tha ai më 8 maj. “Ne nuk qëlluam. Ata qëlluan ndaj nesh”.
Irani, megjithatë, ka deklaruar se përballja nisi pasi anije amerikane sulmuan një cisternë civile iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit.
Araghchi më 8 maj akuzoi Uashingtonin për minim të diplomacisë, duke thënë në një postim në X se “sa herë që një zgjidhje diplomatike është në tavolinë”, Shtetet e Bashkuara zgjedhin “një aventurë të pamatur ushtarake”. Pavarësisht shkëmbimeve të akuzave, të dyja palët deklaruan publikisht se armëpushimi mbetet në fuqi. /REL
Në mosmarrëveshjen për tarifat doganore mes Bashkimit Evro...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) bëri të ditur se për ...
Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar marrëveshjen p...
Më 9 Maj BE-ja nderon ish-ministrin e Jashtëm francez, Rob...
Presidenti Donald Trump po përballet me kritika dhe tensio...
Gjermania ka caktuar 24 pika për qendra të reja për të vle...
Ushtria amerikane ka qëlluar mbi dy anije cisternash me fl...
Teksa disa në Kosovë shprehën pakënaqësi me vendimin e pan...
Mbi 20 subjekte politike dhe tri koalicione do të garojnë ...
Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të negociojë...
Mbetjet trupore të një shtetasi portugez janë nxjerrë nga ...
Të paktën tre alpinistë, një nga Singapori dhe një indonez...
Një grua në Etiopi ka lindur pesënjakë, gjë që konsiderohe...
Policia gjermane ka njoftuar këtë të premte se disa person...
Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Sht...
Sulmet ajrore izraelite vranë të paktën 12 persona në Liba...
Papa Leo ka qenë në krye të Kishës Katolike për një vit. N...
Mbërritja e një avioni të tipit Antonov An-124 në Aeroport...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se shpërth...
Presidentja e Bullgarisë, Iliana Iotova, mandatoi këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...