Këshilltari i DASH: Një krizë në Kosovë do të pengonte bashkëpunimin SHBA-Serbi
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shteti...

Vetëm pak javë pas riformulimit të strategjisë japoneze të mbrojtjes kryeministri Fumio Kishida takohet të premten (13.01) në Uashington me presidentin e SHBA-së Joe Biden. Të dyja vendet janë duke forcuar bashkëpunimin e tyre ushtarak, ekonomik dhe në fushën e teknologjisë duke reaguar kësisoj ndaj ndryshimeve të rrethanave gjeopolitike të sigurisë.
Kishida e cilësoi vizitën e parë të tij në Shtëpinë e Badhë si „shumë të rëndësishme". „Ne do t'i tregojmë pjesës tjetër të botës një aleancë sigurie më të fortë, që krijon boshtin për sigurinë dhe diplomacinë e Japonisë", tha Kishida. "Ne do të prezantojmë edhe bashkëpunimin tonë të mëtejshëm për arritjen e një Indopaqësori të lirë dhe të hapur."
Edhe siguria në rrugën e Tajvanit është në fokus të aleancës së re të përforcuar amerikano-japoneze. Në një deklaratë të publikuar të premten e kaluar (6.01) nga Shtëpia e Bardhë thuhet, se Biden dhe Kishida do të diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit në kontekstin e një sërë temash rajonale dhe globale që nga ndryshimi i klimës, teknologjitë e rëndësishme për të ardhmen, programet bërthamore të Koresë së Veriut si dhe luftën në Ukrainë e deri te „ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rrugën e Tajvanit".

Pikërëndesa e takimit ka të bëjë me orientimin e ri të politikës japoneze të mbrojtjes dhe të sigurisë. Direktivat e riformuluara në dhjetor japin përgjigje ndaj „rrethanave më serioze dhe më të ndërlikuara" të sigurisë që nga Lufta e Dytë Botërore, thuhet në dokumentin përkatës. Demonstrimi ushtarak i Kinës në Azinë Lindore përshkruhet si „sfida më e madhe strategjike" e të gjitha kohërave. Ndaj, Japonia do të shpenzojë më shumë për mbrojtjen edhe në aleancë me SHBA-në do të marrë përsipër një rol më të rëndësishëm ushtarak.
Kishida do ta rrisë buxhetin për mbrojtjen deri më 2027 në dy për qind të produktit bruto në vend, ndërsa deri tani si kuotë jozyrtare maksimale ishte një për qind. Njëkohësisht Japonia për herë të parë synon „aftësinë ushtarake kundërsulmuese", për neutralizimin e pozicioneve të raketave në territor armiqësor. Për këtë Japonia do të blejë nga SHBA, 500 raketa dhe do të konstruktojë edhe raketat e veta.
Ndryshimi i strategjisë është hapi i fundit i madh i Japonisë pas një rruge shumëvjeçare drejt një fuqie më të madhe ushtarake. Kryeministri prej shumë vitesh Shinzo Abe në këtë strategji shihte rrugën drejt një Japonie si „fuqi normale". Për vite me radhë Kishida ka qenë ministër i Jashtëm në qeverinë e Abesë dhe e ka mbështetur politikën e tij.

Distancimi nga pacifizmi tradicional i pasluftës në Japoni dëshirohej edhe nga SHBA-ja. Në matjen e forcave me Kinën për Tajvanin dhe rrjedhën e kufijve në lindje të detit jugor kinez SHBA-së i duhet një Japoni më e aftë për të vepruar. "Ndaj presidenti Biden në takimin me Kishidan do të deklarojë mbështetjen e tij për objektivat e rinj të Japonisë për mbrojtjen, që kërkojnë një bashkëpunim me SHBA-në për zhvillimin dhe realizimin e saj", mendon politologu Sebastian Maslow nga Universiteti Shirayuri në Sendai.
Në kuadër të takimit mes Biden dhe Kishida të oremten (13.01) do të nënshkruhet edhe një marrëveshjeve për sigurinë kibernetike nga ministri japonez i Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Yasutoshi Nishimura si dhe ministri i SHBA-së për Mbrojtjen e Atdheut./DW
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shteti...
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osman...
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, D...
Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merr...
Janë regjustruar 6 raste të reja në Greqi të nënvariantit t...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas një takimi me ...
Miliarderi populist, Andrej Babis kryeson garën presid...
Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian (PE), që merren drejt...
Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, tha se shteti i t...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se çështja e them...
Komisioni për Liritë qytetare, Drejtësi dhe Çështje të...
Rusia ka fajësuar Armeninë për prishjen e bisedimeve të pa...
Tensionet e shkaktuara në veri të Kosovës, kërcënimet dhe ...
Njësia e policisë britanike kundër terrorizmit po zhvillon...
Republikanët, të cilët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve...
Kazakistanit i lejohet, sipas deklaratave të veta, të përd...
Presidenti Emmanuel Macron dëshiron që francezët të punojn...
"Treni i Kulturës" midis kryeqytetit gjerman, Berlin, ...
Krerët e shtetit të Serbisë, vendosën papritur se ka a...
Brenda këtij muaji qeveria federale pritet të arrijë kuotë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...