Arrestohet një person për krime lufte në Kosovë
Autoritetet në Kosovë kanë arrestuar një të dyshuar pë...

Ish-këshilltari ekonomik i ish-kancelares Merkel, Lars Hendrik Roeller, donte të hapte në Berlin një dialog të ri me jugun global. Një nga mysafirët e edicionit të parë ishte edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.
"Ne nuk mbajmë fjalime, por bisedojmë me njëri-tjetrin", tha Lars Hendrik Roeller, organizatori i Berlin Global Dialogue per DW në përfundim të aktivitetit të tij dyditor. "Dhe kjo e bën këtë forum ndryshe nga shumë të tjerë", shtoi ai duke pasur parasysh forumet e shumta që adresojnë çështje globale, si Konferenca e Sigurisë në Mynih, apo Forumi i Ekonomisë Botërore në Davos. Berlin Global Dialogue mblodhi për dy ditë 500 të ftuar nga e gjithë bota, politikanë, ekonomistë dhe studentë për të biseduar për temat aktuale globale.
Rama: Hapa gradualë për integrim në Tregun e Brendshëm të BE
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte njëri nga njëzet politikanët e nivelit të lartë të këtij forumi. Në bisedën me Lars Hendrik Roeller, Rama theksoi rëndësinë strategjike të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe u shpreh optimist, që së shpejti, në konferencën e Procesit të Berlinit që do të zhvillohet në Tiranë, BE do të vijë me një plan të ri për afrimin e mëtejshëm me Ballkanin Perëndimor. Ai tha se, meqenëse deri në anëtarësim të plotë mund të duhet shumë kohë, lipset që të hapen disa perspektiva për vendet kandidate në mënyrë që ato të integrohen gradualisht në Tregun e Brendshëm.

"Ky proces integrimi që në kuptimin e formalizimit të anëtarësive mund të zgjasë sa kohë të jetë e nevojshme, me të gjithë traumën rrugës, nuk mund të jetë një proces që për vendet kandidate është "o gjithçka o asgjë” . Pra, ju merrni të gjitha kur jeni anëtarë, ose nuk merrni asgjë deri aty. Pra, disa hapësira të reja duhet të hapen për vendet kandidate dhe ne po luftojmë për këtë.”
Përballë Ramës ishte Katherina Reiche, persidente e Këshillit Kombëtar për energjinë e hidrogjenit, në Gjermani, dhe CEO e kompanisë Westenergie. Reiche propozoi që qeveria gjermane të krijojë një Aleancë hidrogjeni me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Berlin Global Dialogue është një forum i ri për dialogun global dhe diskutimin e temave të rëndësishme globale, veçanërisht në lidhje me Afrikën dhe mbrojtjen e klimës. Një moment i veçantë në konferencë ishte biseda e zhvilluar të enjten, më 28 shtator, mes Kryeministrit Gjerman Scholz dhe Delphine Traoré, një ekonomiste nga Burkina Faso. Traoré theksoi rëndësinë e partneritetit të barabartë midis Afrikës dhe vendeve të tjera të botës dhe bëri thirrje që fjala "ndihmë" të mos përdoret më. Ajo gjithashtu theksoi urgjencën e investimeve në mbrojtjen klimatike në Afrikë për të arritur objektivat globale të klimës.

Kancelari gjerman Scholz u pajtua me këtë pikëpamje dhe theksoi se Afrika nuk ka nevojë për miliona, por trilione dollarë për të përballuar ndryshimet klimatike dhe për të nxitur rritjen e qëndrueshme. Ai gjithashtu vuri në dukje nevojën për të investuar në teknologjitë miqësore ndaj mjedisit për të mundësuar rritjen ekonomike në Afrikë, pa dëmtuar mjedisin.
Edicioni i parë i Berlin Global Dialogue ishte një raund pa pompozitet e ku sundonte një atmosferë familjare. Organizatori Lars Hendrik Roeller dëshiron ta mbajë atë edhe në vitet e ardhshme. Nëse ky format do të arrijë të të ketë sukses krahas formateve të shumta të dialogut mes industrisë dhe politikës, siç është ai Forumi i Ekonomisë Botërore në Davos apo të ngjashme, kjo pritet të shihet në vitet e ardhshme./ DW
Autoritetet në Kosovë kanë arrestuar një të dyshuar pë...
Franca emëroi diplomatin Rene Troccaz si të dërguar të pos...
Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, doli në një konfer...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur vendimi...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy njoftoi në fjal...
Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar njërin nga koma...
Shtetet e Bashkuara po ofrojnë një shpërblim prej 5 mi...
Mijëra refugjatë nga Nagorno-Karabaku vazhdojnë të kalojnë...
Ligjvënësit republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve zhvillua...
Një sulm me bombë ka ndodhur këtë të premte në një xhami n...
Senatorja demokrate nga Kalifornia, Dianne Feinstein, ...
Milan Radojçiç, pranoi se ka qenë në sulmin e ndodhur në f...
Ministri Xhelal Sveçla ka bërë publike pamjet nga rezi...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka ma...
Milan Radojçiç e ka pranuar se ka qenë në fshatin Banj...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një intervi...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka komentuar de...
Shkencëtarët së shpejti mund të jenë në gjendje të "ri...
Të premten, Policia e Kosovës ka nisur një aksion në t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...