“Në drejtimin e duhur me kalendarin ambicioz”/ Rama: Jam optimist në mënyrën më shqiptare për mbylljen e kapitujve
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...

Interesimi në rritje i firmave nga SHBA, Britania e Madhe dhe Turqia vazhdon t'i mbajë në nivel të qëndrueshëm investimet e huaja në Gjermani, pavarësisht nga kriza energjetike.
Siç tregojnë të dhënat e shoqatës federale për nxitjen e ekonomisë "Germany Trade & Invest" (GTAI) vitin e kaluar në Gjermani u regjistruan 1.783 hapje ndërmarrjesh të reja dhe zgjerime ndërmarrjesh ekzistuese nga vendet e tjera. Kjo shifër është 23 më pak se në vitin 2021, por 101 më shumë se në vitin 2020.
"Duke pasur parasysh kushtet e vështira si lufta në Ukrainë, kriza energjetike dhe zhvillimet pas Coronës, mund të thuash se ky është sukses,” tha të hënën për agjencinë Reuter, drejtori ekzekutiv i GTAI, Robert Hermann.

"Gjermania mbetet një vend tërheqës për investimet e huaja”.
Kjo ka të bëjë edhe me faktin se firmat e huaja investojnë më shumë në teknologjitë e të ardhmes, si për shembull në fushën e gjysmëpërçuesve, prodhimin dhe riciklimin e baterive. Rreth 15 përqind e firmave ndërkombëtare duan të prodhojnë në Gjermani ose të merren me kërkime dhe zhvillimin.
Investitori kryesor mbetet SHBA, që ka 279 projekte në Gjerman.
"Kjo shifër është e konsiderueshme, duke pasur parasysh që në SHBA ka nxitje të madhe të investimeve në vend nëpërmjet të ashtuquajturit ligj për reduktimin e inflacionit (Inflation Reduction Act, IRA)", tha Hermann.
Në vend të dytë pason Zvicra me 208 projekte dhe Britania e Madhe me 170 projekte.
"Të dy vendet nuk janë vende anëtare të BE, por duan të kenë një këmbë në BE dhe shpesh vendosin për Gjermaninë,” thotë drejtori ekzekutiv.

Kurse në vend të katërt është Kina me 144 projekte, shifrën më të ulët që prej vitit 2014.
"Pandemia e Coronës ka pasur sigurisht ndikim,” thotë Hermann.
Udhëtime biznesi nuk ka qenë e mundur të bëhen për shkak të politikës së ashpër Zero-Covid të Republikës Popullore të Kinës, gjë që ka vështirësuar arritjen e marrëveshjeve, i ka shtyrë ato ose i ka penguar krejt. Në vend të pestë është Turqia me 139 projekte, një shifër rekord.

Numri i vendeve të reja të punës që priten të hapen është rritur me rreth dhjetë përqind, duke arritur në 33.500. Investimet e shpallura kanë shkuar në 25 miliardë euro, prej të cilave pjesa më e madhe ka të bëjë me angazhimin e prodhuesit amerikan të gjysmëpërçuesve Intel. Por edhe pa këtë, me tetë miliardë euro investime rezultati i arritur në vitin 2021 do të ishte kaluar me një miliardë euro.
"Kjo është një shifër e jashtëzakonshme,” thotë Hermann.
Në procesin e tërheqjes së investitorëve gjithnjë e më e rëndësishme po bëhet disponueshmëria e energjive të renovueshme, si për shembull e energjisë së prodhuar nga era ose e energjisë të prodhuar nga elementët fotovoltaikë. "Si për Microsoft, Apple apo firma të vogla që ofrojnë qendra të dhënash ose edhe për prodhuesit e baterive si Northvolt – për të gjithë ata ky është një argument i rëndësishëm", thotë eksperti i GTAI, Achim Hartig.

"Pasja e energjive të renovueshme është kthyer ndërkohë vërtet në avantazh për Gjermaninë.”
Pjesa që zë energjia e renovueshme në konsumin bruto të energjisë u rrit në vitin 2022 në 46 përqind dhe deri në vitin 2030 pritet të arrijë në 80 përqind.
Por si dizavantazh po shfaqet ndërkohë mungesa e hapësirave për ndërtimin e ndërmarrjeve.
"Disponueshmëria e hapësirave përbën problem,” thotë drejtori ekzekutiv Hermann.
Për investitorët e mëdhenj si Intel ose Tesla nevojiten shpesh sipërfaqe prej 100 hektarësh e më shumë, por hapësira të tilla mezi gjenden sidomos në landet perëndimore të Gjermanisë. Kurse mungesa e forcave të specializuara nuk është pengesë për hapjen e ndërmarrjeve të huaja në Gjermani.
"Me këtë problem luftojnë të gjitha vendet europiane", thotë eksperti i GTAI, Hartig./ DW
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka shpallur...
Numërimi i kutive të votimit në Turqi po shkon drejt përfu...
Dita e të Rënëve është festë kombëtare në Shtetet e Bashku...
Turqia mbajti sot raundin e dytë të zgjedhjeve presidencia...
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka kë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Marrëveshja dr...
Forcat ruse kanë shënjestruar Kievin me një valë të madhe ...
Në Turqi, mbahet sot raundi i balotazhit në zgjedhjet pres...
Presidenti demokrat Joe Biden dhe kryetari republikan i Dh...
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy tha të s...
Pak para raundit të balotazhit në Turqi toni po bëhet më a...
Në qendër të Beograd, dhjetëra mijëra persona protestuan m...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është i përkus...
Gjermania ka qënë një antagoniste e thekur e Rusisë përsa ...
Kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti, është takuar ditën...
Gjatë takimit me të dërguarin e Posaçëm të Gjermanisë për ...
Ukraina i ka kërkuar Gjermanisë që ta furnizojë me raketa ...
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, kërkoi nga autor...
Një burrë është arrestuar pasi hapi derën e avionit teksa ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...