Deklarata për "spastrim etnik"/ Kosova shpall person "të padëshirueshëm" ministren serbe
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është i përkushtuar që të punojë me Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e shteteve të QUINT-it për të punuar në zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve me Serbinë.
Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar, lordin Stuart Peach, lidhur me zhvillimet e fundit, një ditë pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës.
“Theksova se qëllimi i vetëm i Qeverisë sonë është të ofrojë qasje në zyra për kryetarët e zgjedhur dhe shpreha përkushtimin tim që të punoj me Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e QUINT-it për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes Bazë”, shkroi Kurti në llogarinë e tij në Twitter.
Më 26 maj, grupe të serbëve lokalë u përleshën me Policinë e Kosovës, e cila asistoi kryetarët e rinj shqiptarë të Komunës së Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut të hynin në zyrat e tyre për të nisur punën, pasi një ditë më parë kishin bërë betimin.
Policia përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për të shpërndarë protestuesit, të cilët hodhën gurë drejt organeve të rendit.
Disa makina u dogjën dhe të paktën pesë policë u lënduan. Pas tensioneve në veri, Serbia ngriti në nivelin më të lartë gatishmërinë luftarake të forcave të saj.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe shtetet e QUINT-it dënuan ashpër vendimet e Qeverisë së Kosovës, duke i bërë thirrje që të shtensionojë situatën. Kosova ia ka vënë fajin Serbisë dhe “strukturave ilegale dhe bandave kriminale” për situatën e krijuar në veri të Kosovës.
SHBA-ja tha se veprimet në veri, jo vetëm që do të rezultojnë me pasoja në raportet dypalëshe, por edhe minojnë përpjekjet për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Dialogu për normalizim të raporteve ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe mbështetet nga Shtetet e Bashkuara.
Në kuadër të dialogut, më 27 shkurt palët arritën Marrëveshjen Bazë drejt normalizimit të raporteve, ndërkaq në mars u pajtuan për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.
Marrëveshja nuk parasheh njohjen e ndërsjellë, për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.
Dokumenti prej 11 nenesh kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit./REL
Gjermania ka qënë një antagoniste e thekur e Rusisë përsa ...
Kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti, është takuar ditën...
Gjatë takimit me të dërguarin e Posaçëm të Gjermanisë për ...
Ukraina i ka kërkuar Gjermanisë që ta furnizojë me raketa ...
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, kërkoi nga autor...
Një burrë është arrestuar pasi hapi derën e avionit teksa ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka dhënë dorëheqje...
Zyra e Policisë Kufitare në aeroportin Rimini, Itali, ...
Këshilli për Sigurinë Kombëtare në Serbi është mbledhur di...
Vdekja e parë në Mbretërinë e Bashkuar e lidhur me drogën ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se i kupton s...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka hequr dorë nga d...
Gara për udhëheqësin e ri të NATO-s po intensifikohet. Por...
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, v...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leye...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënuan të premten ashpër v...
Lidhur me rastin e ngritjes së gatishmërisë luftarake ...
Senatori amerikan Chris Murhpy ishte për vizitë Shkup, ku ...
UASHINGTON, 26 maj (Reuters) - Sekretari amerikan i Sh...
Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeffrey Hovenier, nëpërmj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...