Shtyhet seanca e Metës në GJKKO/ Ja data e radhës
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, vendi i të cilit mbanë kryesinë e radhës së Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, tha të premten në Prishtinë se është e rëndësishme që të ulen tensionet në veriun e Kosovës për t'i dhënë hapësirë procesit politik të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Zoti Osmani i cili po qëndron në Prishtinë pas vizitës së një dite më parë në Beograd, tha se misioni i OSBE-së e mbështet fuqishëm procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve që do të kontribuonte në qëndrueshmërinë rajonale.
“Është e rëndësishme të zvogëlohen tensionet në terren në veri të Kosovës për t'i dhënë hapësirë procesit politik të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, tha zoti Osmani, duke nënvizuar se dialogu në rajonin e Ballkanit Perëndimor është dëshmuar gjithmonë të jetë i dobishëm.
“Nuk duhet të ndalojmë kurrë së foluri për gjëra të rëndësishme. Kjo është gjithashtu e rëndësishme për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Jemi të kënaqur që në Ohër kemi pritur një takim të rëndësishëm, i cili hapi rrugën për normalizimin e marrëdhënieve dhe ne e mbështesim fuqishëm këtë proces duke kontribuar në qëndrueshmërinë rajonale dhe këtë e thashë dje në Beograd dhe do të doja ta përsërisja këtu në Prishtinë”, tha ai.
Zoti Osmani që po qëndron në Kosovë si kryesues i radhës i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, tha se OSBE-ja është e gatshme të mbështesë zbatimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi.
“Jam i inkurajuar nga përparimi i fundit duke përfshirë miratimin e Deklaratës për personat e zhdukur. Siç e vura në dukje në Bosnje dhe Hercegovinë dhe riafirmova dje në Serbi, është thelbësore që ne të kthejmë me vendosmëri faqen dhe të shikojmë së bashku për të ardhmen. Përpjekjet e bashkëpunimit rajonal treguan rëndësinë e qëndrimit të afërt dhe të punës së bashku. Sa më shumë ta maksimizojmë dialogun për bashkëpunimin rajonal në Ballkan, aq më shumë minimizojmë hapësirën për mosmarrëveshje”, tha zoti Osmani.
Ministrja e jashtme, Donika Gërvalla tha se Kosova është e gatshme për bashkëpunim me të gjitha vendet e rajonit.
“Ballkani Perëndimor nuk ka nevojë të jetë rajon konflikti por një rajon i fqinjëve që bashkëpunojnë mbi baza serioze të respektit të ndërsjellë dhe prodhojnë në këtë mënyrë rezultate të jashtëzakonshme”, tha ajo.
Kosova dhe Serbia në muajin mars në Ohër u pajtuan për zbatimin e një marrëveshjeje të mbështetur nga perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre që parasheh njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra tjetrës. Ajo kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë. Plani parasheh edhe përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, ku bën pjesë edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë./VOA
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leye...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënuan të premten ashpër v...
Lidhur me rastin e ngritjes së gatishmërisë luftarake ...
Senatori amerikan Chris Murhpy ishte për vizitë Shkup, ku ...
UASHINGTON, 26 maj (Reuters) - Sekretari amerikan i Sh...
Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeffrey Hovenier, nëpërmj...
Pjesëmarrja e drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe In...
Është mbylluar me pjesëmarrje rekord votimi i raundit ...
Europol bën me dije zbërthimin e një grupi të strukturuar ...
Një përplasje ka ndodhur mes Policisë së Kosovës dhe qytet...
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se ishte i hapur për të ...
Autoritetet belge po përballen me mungesën e punëtorëve të...
Një varkë me emigrantë është mbytur në zonën detare pranë ...
Eurostat ka zbuluar se rreth 76,505 azilkërkues kanë aplik...
Komisioni Evropian synon të përfundojë negociatat për ...
Lideri serb i Bosnjës, Milorad Dodik, në një intervistë pë...
Japonia do të vendosë sanksione shtesë ndaj Rusisë pasi sa...
Gjatë një operacioni policor ndërkombëtar, 37 persona u ar...
Vite më parë, Eduard Babaryka bashkëthemeloi një platformë...
E gjithë vëmendja e ekspertëve dhe ushtarakëve ishte përqe...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...