Edmond Spaho: Edi Rama nuk duhet të japë dorëheqjen
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvilluar biseda të ndara telefonike me liderët e Kosovës dhe Serbisë, me të cilët ka biseduar për tensionet në veri të Kosovës.
Sipas Zyrës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ai bisedoi me kryediplomatin amerikan për situatën në veriun e banuar me shumicë serbe dhe për zgjedhjet e reja në katër komunat veriore.
Zgjedhjeve, sipas Kurtit, duhet t'u paraprijë sundimi i ligjit, “për ekstremistët e dhunshëm që sulmuan ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës e gazetarët, për tri nënkryetaret serbe në Leposaviq, Zveçan e veri të Mitrovicës, për konfiskimin e armatimit e municionit të shumtë në një veturë me targa të Beogradit, për nevojën për zbatim të plotë, të sekuencuar drejt e pa kushte të Marrëveshjes Bazike të Brukselit”.
Më herët gjatë 26 qershorit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po ashtu njoftoi se kishte biseduar me sekretarin Blinken.
Blinken ka insistuar në qetësimin e situatës në veri të Kosovës dhe ka mbështetur planin evropian për çtensionim, tha Vuçiç pas bisedës me kryediplomatin amerikan.
Siç tha Vuçiç përmes një postimi në "Instagram", gjatë bisedës me Blinkenin, ai ka kërkuar lirimin e serbëve të arrestuar në veri të Kosovës.
“I thashë [sekretarit Blinken] se Serbia sillet seriozisht dhe në mënyrë të përgjegjshme, por njësitë speciale të Policisë së Kosovës po arrestojnë çdo ditë pjesëtarët e komunitetit serb në mënyrë krejtësisht arbitrare dhe kërkova lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar”, tha Vuçiç.
Siç raportohet, Vuçiç gjatë bisedës me Blinkenin ka theksuar se dorëheqja e katër kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat në veri të Kosovës dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga ndërtesat komunale “janë të një rëndësie kyçe për të ulur tensionet”.
Kjo bisedë telefonike mes Kurtit dhe Vuçiçit me Blinkenin vjen në mes të përpjekjeve diplomatike nga komuniteti ndërkombëtar për të ulur tensionet në veri të Kosovës.
Tensionet në veri të Kosovës nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë – të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, komuna të banuara me shumicë serbe – hynë në ndërtesat komunale me asistimin e policisë.
Që atëherë, serbët kanë mbajtur protesta.
Kryetarët e rinj u zgjodhën më 23 prill, zgjedhje që u bojkotuan nga partitë dhe popullata serbe.
Ditëve të fundit, autoritetet në Kosovë kanë arrestuar disa pjesëtarë të komunitetit serb, nën dyshimet se kanë marrë pjesë në dhunën ndaj ushtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe ndaj gazetarëve që po raportonin nga veriu.
Zyrtarët në Serbi dhe përfaqësuesit e Listës Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovës, që gëzon mbështetjen e Beogradit – i konsiderojnë arbitrare këto arrestime.
Komuniteti ndërkombëtar po i kërkon Kosovës që të çtensionojë situatën dhe i ka paraqitur tri kërkesa: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore dhe rikthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.
Ndërkaq, nga Beogradi zyrtar po kërkohet që të sigurojë që serbët të marrin pjesë pa kushte në zgjedhjet eventuale lokale./ Rel
Prindërit e aktorit Alban Ukaj nga Prishtina kanë vizituar...
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep ...
Bashkimi Evropian ka vendosur sot të shtojë 3.5 miliardë e...
NATO do të mbajë bisedime me Suedinë për anëtarësimin në a...
Ndërsa tensionet u rritën brenda Rusisë midis qeverisë dhe...
Kryetari shqiptar i komunës së Strugës, Ramiz Merko, k...
Kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se tre efektivë...
Gjykata në Kralevë është duke përgatitur vendimin për liri...
Tre efektivët e Kosovës të rrëmbyer pak javë më parë në te...
Forcat ukrainase e kanë rikthyer kontrollin e 130 kilometr...
Më shumë njerëz janë duke injektuar droga ilegale sesa ësh...
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë...
Nga rebelim në tërheqje brenda 24 orësh - kryengritja e kr...
Lideri i konservatorëve në Greqi, Kyriakos Mitsotakis, e k...
Nga të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, Serbia dërgo...
Ndërsa NATO pret të mbajë në korrik samitin e saj vjetor n...
Dallimet kulturore janë një nga faktorët që përdoret zakon...
Pasojat negative të sundimit komunist në zhvillimin njerëz...
Qendra e Paraburgimit Nr.5, Moskë - Regjimet diktatoriale ...
Administrata e Joe Biden bëri mirë që i uli pritshmëritë p...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan Donald Tr...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...