Lufta e Ukrainës, kush po fiton? Analistët:Do të jetë shumë e gjatë
Pesëmbëdhjetë muaj. Pra ka kaluar një kohë e gjatë që kur ...

Administrata e Joe Biden bëri mirë që i uli pritshmëritë për vizitën e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Kinë. Sipërmarrja diplomatike e shumëpritur - e shtyrë si pasojë e zhurmës që shkaktoi në shkurt zbulimi i një baloni spiun kinez në hapësirën ajrore të SHBA-së - ishte turneu i këtij lloji brenda 5 viteve të fundit, duke treguar se në çfarë niveli të ulët kanë katandisur marrëdhëniet dypalëshe.
Dhe siç pritej udhëtimi nuk shkoi mirë. Kina bisedoi me Amerikën sikur kjo e fundit të ishte një partnere e vogël në marrëdhënien midis tyre. Dhe ndërsa takimi i Blinken me homologun e tij kinez Qin Gang u përshkrua nga të dyja palët si “konstruktiv, dhe me një dëshirë për të ulur tensionet”, Sekretari i Shtetit u përball me një leksion të ashpër dhe të pa kompromis nga krye-diplomati kinez, Wang Yi.
Thuhet se Wang mishëron më së miri qasjen agresive të “ujkut luftëtar” në diplomaci, pra të stilit të ashpër ku diplomatët kinezë zgjedhin përplasjen publike dhe të fortë me vendet e tjera, në vend të një rolit tradicionalisht të matur që lidhet me profesionin e diplomatit.
Brenda vendit, të shfaqurit dukshëm në mbrojtje të Kinës është një qasje shumë popullore, kjo gjykuar nga mbështetja që gëzojnë “ujqërit luftëtarë” në mediat sociale në Kinën, pavarësisht polemikave me bashkëbiseduesit e tyre ndërkombëtarë.
Në takimin midis tyre, Wang nuk bëri asnjë përpjekje për të zbutur sfidat në tejkalimin e mosbesimit dhe fërkimeve, që kanë karakterizuar marrëdhëniet dypalëshe vitet e fundit. Duke përsëritur sloganet e mirë-përpunuara të Pekinit, Wang fajësoi “perceptimin e gabuar” të Uashingtonit mbi Kinën si “shkakun rrënjësor” të rënies së marrëdhënieve dypalëshe.
Sipas televizionit shtetëror kinez CCTV, ai kërkoi që SHBA-ja të ndalojë “frenimin” e zhvillimit teknologjik të Kinës dhe mos t’i bëjë akoma jehonë tezës së “kërcënimit të Kinës”.
Po ashtu, Wang i tha Blinken se vizita e tij në Pekin erdhi në “një moment kritik në marrëdhëniet SHBA-Kinë, ku duhet bërë një zgjedhje midis dialogut ose konfrontimit, bashkëpunimit ose konfliktit”.
Dhe në lidhje me Tajvanin, ai theksoi se kombi është një nga “interesat thelbësore” të Kinës, mbi të cilin “nuk ka vend për kompromis apo lëshime”. Pekini theksoi se SHBA-ja duhet “të respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës dhe të kundërshtojnë qartë pavarësinë e Tajvanit”.
Blinken përdori në mënyrë të gabuar një ton shumë më pajtues, duke theksuar nevojën për kanale të hapura komunikimi, për t’u siguruar që “konkurrenca të mos kalojë në një konflikt”. Por nuk kishte asnjë shenjë të një përmirësimi të rëndësishëm apo një përparimi në raportet dypalëshe.
Duke e parë vizitën nga një lente më optimiste, dikush mund ta përshkruajë si një “punë në progres” të gjithë gamën e mosmarrëveshjeve dypalëshe. Kjo listë e gjatë përfshin tregtinë, Tajvanin, të drejtat e njeriut në Kinë dhe Hong Kong, dhe vendosmërinë ushtarake kineze për të zgjeruar ndikimin në Detin e Kinës Jugore.
Për të mos përmendur qëndrimin në rastin më të mirë neutral të Kinës ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Megjithatë, kjo “punë në vazhdim” po përpiqet që të japë ndonjë fryt. Në fund të vizitës së tij dhe pas një pasigurie të madhe nëse do të ndodhte, Blinken pati një takim gjysmë orësh me presidentin Xi në Sallën e Madhe të Popullit.
Lajmi u njoftua publikisht vetëm rreth 1 orë përpara se të ndodhte takimi. Duke pasur parasysh gatishmërinë e Xi për të takuar Bill Gates (të cilin e përshkroi si një “mik të vjetër”) disa ditë më parë, ky takim e vendosi padyshim SHBA-në në pozicionin e lutësit.
Dështimi për të pasur një takim ballë për ballë me Blinken do të ishte konsideruar nga Uashingtoni si një mospërfillje serioze, duke shkelur precedentin e një numri vizitash të mëparshme nga Sekretarët Amerikanë të Shtetit, që nisin me Henri Kissinger.
Thuhet se presidentin kinez i ka thënë Blinken se ndërsa bota ka nevojë për një marrëdhënie të qëndrueshme kino-amerikane, Shtetet e Bashkuara duhet ta respektojnë Kinën dhe të mos i dëmtojnë të drejtat dhe interesat e saj legjitime.
Në fund të fundit, arroganca e Kinës mbi këtë takim dhe tonet e larta ndaj Blinken nga ana e Wang, janë që të gjitha pjesë e një sjelljeje që tregon vetëbesimin dhe një vendosmërinë në rritje të Kinës për të rritur profilin në skenën globale. Mesazhi i Mbretërisë së Mesme për Perëndimin është i qartë: Ju keni nevojë për ne, ndërsa ne mund t’ia dalim mirë edhe pa ju. Nëse doni që të shkojmë mirë së bashku, kjo do të bëhet sipas kushteve tona.
Shënim:Sir Ivor Roberts, ish-ambasador i Britanisë së Madhe në ish-Jugosllavi, Irlandë dhe Itali./ Pershtatur nga CNA
Pesëmbëdhjetë muaj. Pra ka kaluar një kohë e gjatë që kur ...
Misteret e fshehura nën peizazhet e akullta të Antarktidës...
Pas pesë javësh qytetarët grekë janë drejtuar këtë të die...
Udhëheqësit e Ukrainës duhet të ruhen nga një sulm i munds...
Rebelimi i grupit mercenar rus, Wagner dhe liderit të tij,...
Kryetarja e Bashkësisë Lokale "2 Korriku" në Pejë, Valbona...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se përshkallëz...
Moti i keq i ditëve të fundit ka përfshirë pothuajse gjith...
Grekët janë duke votuar për të dytën herë brenda një muaji...
Letonia njoftoi se ka mbyllur kufirin për qytetarët rusë, ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për makinën...
Një konflikt ka nisur në Rusi mes grupit të fuqishëm merce...
Nëndetësja “Titan” me turistë, që kishte si mision eksplor...
Grupi Wagner, i cili ka nisur sot një kryengritje ushtarak...
Situata e fundit në Rusi ka nxitur reagimin e zyrtarëve am...
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Pe...
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka akuzua...
Grupi mercenar rus Wagner, i udhëhequr nga Yevgeny Prigozh...
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep ...
Presidenti rus Vladimir Putin në një konferencë për mediat...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...