Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Nga të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, Serbia dërgon më së shumti kërkesa te kompania Meta për të marrë informacione lidhur me të dhënat e përdoruesve të rrjeteve sociale "Facebook" dhe "Instagram", thuhet në të dhënat e fundit.
Që nga viti 2013, Meta, kompania amë e rrjeteve sociale "Facebook" dhe "Instagram", ka publikuar raporte të transparencës në ueb-faqen e saj çdo gjashtë muaj, ku përfshihen edhe kërkesat që bëjnë institucionet shtetërore për ndarjen e të dhënave.
Shtetet po kërkojnë të dhëna nga Meta, si pjesë e hetimeve zyrtare. Shumica e këtyre kërkesave lidhen me çështje penale, sikurse vjedhjet dhe rrëmbimet.
Në shumicën e rasteve kërkohen të dhëna bazike, sikurse emri, data e regjistrimit dhe kohëzgjatja e përdorimit të rrjetit social.
Për më tepër, shtetet mund të kërkojnë të dhëna për IP adresat apo për përmbajtjen e vetë llogarive.
“Për çdo kërkesë që ne pranojmë, ne me kujdes i kontrollojmë nëse ligjërisht janë të pranueshme. Ne mund t’i refuzojmë ato apo të kërkojmë më shumë detaje lidhur me kërkesat, nëse ato janë shumë të gjera apo të paqarta”, thuhet në ueb-faqen e Meta-s.
Si në vitin 2021, ashtu edhe më 2022-shin, Serbia ka bërë numrin më të madh të kërkesave në kompaninë Meta krahasuar me shtetet e tjera në rajon.
Më 2022, Mali i Zi ka bërë më së paku kërkesa, ndërkaq Kosova më 2021-shin kishte drejtuar më së paku kërkesa në Meta.
Sa u përket statistikave në nivel global, vitin e kaluar shtetet dërguan mbi 476.000 kërkesa në Meta, që është 51.000 më shumë se në vitin 2021, kur numri ishte pak më shumë se 425.000 sosh.
Në Ballkanin Perëndimor, Serbia prin edhe kur bëhet fjalë për kërkesat për veprime urgjente, ndonëse numri i kërkesave të tilla në vitin 2022 ka rënë në krahasim me vitin paraprak.
Numri më i vogël i kërkesave të tilla - vetëm një - është dërguar nga Maqedonia e Veriut vitin e kaluar. Kompania Meta nuk ndan të gjitha të dhënat që kërkojnë shtetet, por një pjesë e këtyre kërkesave refuzohet apo kthehet mbrapsht për plotësim.
Megjithatë, në raportin për transparencë, Meta publikon edhe përqindjen e informacioneve që kompania ndan pas kërkesave. Këto statistika përfshijnë edhe rastet në të cilat kompania Meta ka ofruar informacione për përdorues pas kërkesës së qeverisë së ndonjë shteti.
Vitin e kaluar, Kroacia kishte shkallën më të lartë në rajon të kërkesave të përmbushura pjesërisht apo plotësisht me mbi 85 për qind, pasuar nga Serbia me 10 për qind më pak.
Kosova ka pasur shkallën më të ulët të përmbushjes së kërkesave – 19 për qind.
Kërkesat e shteteve mund të aplikohen edhe për llogaritë e Meta-s në rrjetet sociale.
Më 2022, numri i porosive që ishin subjekt i kërkesave shtetërore që iu dërguan kompanisë Meta për informacione lidhur me përdoruesit në rajon ishte më i larti në rastin e Serbisë.
Mali i Zi kishte deri në 12 herë numër më të ulët të këtyre kërkesave, duke u renditur i fundit në rajon.
Në nivel botëror, numri total i përdoruesve apo llogarive, për të cilat shtetet kanë kërkuar të dhëna, u rrit nga 716 mijë në pothuajse 828 mijë.
Raportet e transparencës u publikuan më herët nga kompania "Twitter" – një rrjet social në pronësi të Elon Muskut, miliarderit dhe themeluesit të SpaceX, që nga tetori i vitit 2022.
Megjithatë, "Twitter" ka publikuar raportin e tij të fundit të transparencës për periudhën korrik-dhjetor 2021./ Rel
Ndërsa NATO pret të mbajë në korrik samitin e saj vjetor n...
Dallimet kulturore janë një nga faktorët që përdoret zakon...
Pasojat negative të sundimit komunist në zhvillimin njerëz...
Qendra e Paraburgimit Nr.5, Moskë - Regjimet diktatoriale ...
Administrata e Joe Biden bëri mirë që i uli pritshmëritë p...
Pesëmbëdhjetë muaj. Pra ka kaluar një kohë e gjatë që kur ...
Misteret e fshehura nën peizazhet e akullta të Antarktidës...
Pas pesë javësh qytetarët grekë janë drejtuar këtë të die...
Udhëheqësit e Ukrainës duhet të ruhen nga një sulm i munds...
Rebelimi i grupit mercenar rus, Wagner dhe liderit të tij,...
Kryetarja e Bashkësisë Lokale "2 Korriku" në Pejë, Valbona...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se përshkallëz...
Moti i keq i ditëve të fundit ka përfshirë pothuajse gjith...
Grekët janë duke votuar për të dytën herë brenda një muaji...
Letonia njoftoi se ka mbyllur kufirin për qytetarët rusë, ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për makinën...
Një konflikt ka nisur në Rusi mes grupit të fuqishëm merce...
Nëndetësja “Titan” me turistë, që kishte si mision eksplor...
Grupi Wagner, i cili ka nisur sot një kryengritje ushtarak...
Situata e fundit në Rusi ka nxitur reagimin e zyrtarëve am...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...