Si ndikon mjedisi tek kultura e popujve
Dallimet kulturore janë një nga faktorët që përdoret zakon...

Ndërsa NATO pret të mbajë në korrik samitin e saj vjetor në Vilnius të Lituanisë, ku duhet t’i japë një përgjigje aspiratës së Kievit për t’u anëtarësuar në aleancë, dhe Bashkimi Evropian përgatitet për nisjen e bisedimeve të pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë, dhe me sa duket po ndryshon edhe dinamika politike që qëndron pas procesit të zgjerimit.
Që nga vitet 2010 ishte ndalur thuajse fare zgjerimi i institucioneve euroatlantike, për shkak të një “lodhjeje nga zgjerimi” që kishte prekur të gjithë Evropën, dhe teksa blloku u përball me krizat e brendshme kushtetuese, ekonomike dhe politike. Edhe pse zyrtarisht në vazhdim, politika e anëtarësimeve të reja ishte praktikisht e vdekur.
Dhe ndonëse zgjerimi i NATO-s vazhdoi, me anëtarë të rinj nga Ballkani, në një kohë që presidenti rus Vladimir Putin u bë gjithnjë e më luftarak ndaj Perëndimit, shumë aleatë - veçanërisht në Evropën Perëndimore - u treguan të kujdesshëm për të mos e nxehur “ariun” rus.
Megjithatë, në samitin e Bukureshtit në vitin 2008, krerët e NATO-s deklaruan se Ukraina dhe Gjeorgjia do të bëhen anëtarë të aleancës, por pa ofruar një udhërrëfyes të qartë se si do të ndodhte kjo. Ishte një kompromis jo i lehtë: vetëm pak vite pas pushtimit katastrofik të Irakut, dhe me marrëdhëniet transatlantike ende të tensionuara, Shtetet e Bashkuara kërkuan përfshirjen e Kievit dhe Tbilisit në aleancë me mbështetjen e anëtarëve të rinj nga Evropa Lindore.
Ndërkohë vendet e Evropës Perëndimore nguruan. Por pushtimi i Ukrainës nga Rusia i ka dhënë tani një hov të ri zgjerimit të BE-së dhe NATO-s. Dhe megjithëse është ende herët për të folur, fakti është se po ndryshon dinamika politike e Evropës.
Vetëm gjatë vitit të kaluar, Ukraina, Moldavia dhe Bosnje Hercegovina janë bërë kandidate për në BE, Gjeorgjia është bërë një kandidate e mundshme, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë hapur më në fund negociatat me Brukselin. Ndërkohë Finlanda ka hyrë tashmë në NATO dhe Suedia do ta bëjë këtë së shpejti.
Vetëm Putin mund të kishte shkaktuar arritjen e një suksesi kaq mbresëlënës. Megjithatë, ringjallja e politikës së zgjerimit, sidomos në kryeqytetet e Evropës Perëndimore që kanë qenë më hezituese ndaj saj, nuk u nxit fillimisht nga një arsyetim i qartë strategjik, por më tepër nga një ndjenjë solidariteti, dhe ndoshta edhe një dozë faji për gabimet e së kaluarës.
Në fakt, shumë zyrtarë evropianë dyshuan privatisht nëse ky proces de fakto i ndalur, do të ringjallej vërtet përtej ndonjë gjesti simbolik. Dhe ndonëse nuk u prezantua kurrë si një alternativë e drejtpërdrejtë ndaj zgjerimit, Komuniteti Politik Evropian - ideja e presidentit francez Emanuel Makron - u kuptua si një forum përmes të cilit mund të kishte bashkëpunim praktik midis vendeve evropiane, përfshirë ato që prisnin pa fund për zgjerimin e unionit, si dhe ata që nuk kanë aspirata për të hyrë në BE dhe NATO.
Natyrisht, vendet e Evropës Lindore, mbeten mbështetëset më të flakt të zgjerimit. Për vendet gjeografikisht më pranë Rusisë me prirje perandorake, argumenti i sigurisë për zgjerim nuk është i kotë. Madje kjo është arsyeja pse ato iu bashkuan institucioneve euroatlantike, dhe përse mbështesin vendet më të largëta në Evropën Lindore dhe Ballkanin Perëndimor që të bashkohen gjithashtu me BE-në dhe NATO-n.
Por akoma më interesant është ndryshimi gradual i qasjes nga vendet e Evropës Perëndimore. Me arkitekturën e sigurisë në rrënim e sipër, disave u duket se një rend i ri politik, ekonomik dhe i sigurisë në Evropë mund të mbështetet vetëm tek zgjerimi. Dhe siç e tha Makron në një mënyrë shumë elokuente, duke iu referuar paralajmërimit parashikues të Milan Kunderës në lidhje me Rusinë, ne nuk do të lejojmë që Evropa të rrëmbehet për herë të dytë.
Gjithsesi kjo nuk do të thotë se zgjerimi është një punë e përfunduar. Sepse zgjerimi i BE-së nuk kërkon “thjesht” reforma themelore në vendet kandidate dhe një vullnet politik të qëndrueshëm për t’i ndjekur ato. Ai kërkon gjithashtu detyrën ndoshta edhe më të vështirë të reformimit të institucioneve të BE-së, përfshirë çështjet në lidhje me përfaqësimin dhe vendimmarrjen.
Për të përmendur një shembull të qartë: një bllok prej 35 ose më shumë anëtarësh nuk mund të funksionojë me një unanimitet në vendimmarrje. Disa thonë se duke qenë se kjo nuk do të ndodhë, nuk mund të ndodhë as zgjerimi.
Ndërkohë, në NATO ka gjithashtu shumë skepticizëm. Por në një kthesë të dukshme të qëndrimeve, tani ai është më i zëshëm në Uashington sesa Paris, Berlin, Madrid apo Hagë. Rebusi është i vërtetë: Ukraina është në luftë - një luftë ende pa një fund - dhe pranimi i saj në aleancë në një kohë që vazhdon pushtimi i Rusisë, me sa duket do të sillte hyrjen e NATO-s në luftë kundër Rusisë për shkak të Nenit 5.
Asnjë aleat i NATO-s nuk e dëshiron këtë skenar, as Uashingtoni dhe as Varshava. Megjithatë, deklarimi se Ukraina do të hyjë në NATO vetëm pasi të përfundojë lufta, e dënon në thelb këtë vendim me një luftë të përhershme, duke i dhënë Moskës fuqinë e përhershme të vetos mbi të ardhmen e Kievit, madje edhe në rastin e humbjes.
Megjithatë, alternativa është edhe më e keqe. Për BE-në, mos-zgjerimi nënkupton të kesh kosto të patolerueshme të larta sigurie, por edhe ekonomike. Si mund të jepen fondet private për rindërtimin e Ukrainës pa garancitë që vijnë me zgjerimin?
Dhe nëse paratë private nuk shkojnë për këtë proces, a do të thotë kjo që qindra miliarda fonde publike - kryesisht nga vendet e mëdha të Evropës Perëndimore - duhet të grumbullohen së bashku me atë që tashmë është shpenzuar për pandeminë, krizën energjetike dhe mbështetjen për Ukrainën?
Ku do t’i linte kjo vendet evropiane tashmë me borxhe të larta dhe rrjedhimisht edhe qëndrueshmërinë e eurozonës? Dhe çfarë mund të thuhet për pasojat politike teksa forcat nacionaliste, populiste ngrenë kokën e tyre të shëmtuar?
E njëjta gjë vlen edhe për NATO-n. Ndërsa disa analistë besojnë se Perëndimi mund të shmangë zgjerimin dhe në të njëjtën kohë të qëndrojë në krah të Ukrainës duke e armatosur mjaftueshëm për të shmangur një kërcënim të përhershëm rus.
Shembulli i përmendur shpesh në këtë rast është Izraeli, të cilin SHBA-ja e armatosi deri në dhëmbë, duke i dhënë mundësi të ekzistojë në një Lindje të Mesme dikur tejet armiqësore ndaj saj. Por pavarësisht nga dëshirat për një rezultat të ngjashëm sa i përket të ardhmes së demokracisë ukrainase, paralelizmi nuk qëndron në aspektin e sigurisë.
Sepse Izraeli është një shtet i armatosur me armë bërthamore në një rajon pa armë të tilla, ndërsa siç dihet Ukraina ka hequr dorë nga arsenali i saj bërthamor, dhe me sa duket nuk ka plane për ta rindërtuar atë. Për më tepër, Ukraina kufizohet me një fuqi të armatosur me armë bërthamore, e cila është e prirur për asgjësimin e saj. Për këto arsye Ukraina nuk mund - dhe në fakt nuk duhet - të jetë Izraeli i Evropës.
Në përgjithësi, nuk ka të ngjarë që anëtarësimi i Ukrainës në NATO të miratohet që në samitin e Vilniusit këtë verë. Edhe nëse çelen deri në fund të këtij viti bisedimet e pranimit në BE me Kievin dhe Kishinaun deri në fund të vitit, rruga drejt anëtarësimit do të mbetet e gjatë. Megjithatë, ndërsa kostoja e patolerueshme e mos-zgjerimit po bëhet gjithnjë e më e qartë, në Evropë po ndodh një ndryshim strategjik. Na mbetet të shpresojmë që kjo qasje e re të konsolidohet edhe në Uashington.
Shënim:Nathalie Tocci, drejtoreshë e Istituto Affari Internazionali, një institut kërkimor në Itali, dhe lektore me kohë të pjesshme në Institutin Universitar Evropian./ Pershtatur nga CNA
Dallimet kulturore janë një nga faktorët që përdoret zakon...
Pasojat negative të sundimit komunist në zhvillimin njerëz...
Qendra e Paraburgimit Nr.5, Moskë - Regjimet diktatoriale ...
Administrata e Joe Biden bëri mirë që i uli pritshmëritë p...
Pesëmbëdhjetë muaj. Pra ka kaluar një kohë e gjatë që kur ...
Misteret e fshehura nën peizazhet e akullta të Antarktidës...
Pas pesë javësh qytetarët grekë janë drejtuar këtë të die...
Udhëheqësit e Ukrainës duhet të ruhen nga një sulm i munds...
Rebelimi i grupit mercenar rus, Wagner dhe liderit të tij,...
Kryetarja e Bashkësisë Lokale "2 Korriku" në Pejë, Valbona...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se përshkallëz...
Moti i keq i ditëve të fundit ka përfshirë pothuajse gjith...
Grekët janë duke votuar për të dytën herë brenda një muaji...
Letonia njoftoi se ka mbyllur kufirin për qytetarët rusë, ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për makinën...
Një konflikt ka nisur në Rusi mes grupit të fuqishëm merce...
Nëndetësja “Titan” me turistë, që kishte si mision eksplor...
Grupi Wagner, i cili ka nisur sot një kryengritje ushtarak...
Situata e fundit në Rusi ka nxitur reagimin e zyrtarëve am...
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Pe...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...