Vrasja e efektivit në Maliq/ Lamallari: Dënoj aktin e rëndë, Shqipëria humbi një shërbëtor të ligjit
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, shprehu humbjen e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, shprehu humbjen e...

Qendra e Paraburgimit Nr.5, Moskë - Regjimet diktatoriale mund të vijnë në pushtet në mënyra të ndryshme. Ndonjëherë kjo ndodh nëpërmjet viteve të luftës civile, si në rastin e bolshevikëve në Rusi pas vitit 1917. Nganjëherë ndodh përmes procedurave demokratike, si në Gjermaninë e viteve 1930.
Ose si në Kilin e vitit 1973, mund të ndodhë si rezultat i një grusht shteti ushtarak. Vladimir Putin u ngjit në pushtet në vitin 1999 me një marrëveshje në prapaskenë midis zyrtarëve të lartë të administratës së presidentit Boris Jelcin. Por liderit të ri të Kremlinit i duhej kohë për
ta transformuar demokracinë e papërsosur të Rusisë në sistemin e egër autoritar që është sot. Askush nuk mund ta përcaktojë me saktësi momentin kur Rusia pushoi së qeni një vend demokratik. Gjithsesi viti mund të përmendet me siguri. Ishte 2003-shi dhe kjo javë shënon saktësisht 20 vjet nga pika e parë e kthesës në atë transformim. Më 22 qershor të atij viti, Ministria e Shtypit e Putinit ndërpreu sinjalin e transmetimit të TVS, rrjetit të fundit televiziv të pavarur në Rusi.
Në një shfaqje tipike të hipokrizisë së stilit sovjetik, arsyeja zyrtare që përmendi regjimi ishin “interesat e shikuesve”. Ai ishte hapi i fundit në fushatën e Putinit kundër televizionit të pavarur, të cilin ai e kishte nisur disa ditë pas inaugurimit të tij me një bastisje policore në zyrat e kompanisë më të madhe të medias private në Rusi.
Brenda 3 viteve, të gjithë televizionet kryesore të pavarura - “NTV” , “TV-6” dhe më në fund “TVS” - u mbyllën, duke i dhënë Kremlinit një monopol të plotë në këtë sektor. Kontrolli i burimeve publike të informacionit është një parakusht për çdo diktaturë. Po atë vit ndodhën 2 ngjarje të tjera domethënëse.
Në tetor 2003, shërbimet e sigurisë së Putinit arrestuan njeriun më të pasur të Rusisë, manjatin e naftës Mikail Kodorkovski. Akuza zyrtare ishte evazion fiskal. Por arsyeja e vërtetë ishte financimi i grupeve të shoqërisë civile dhe partive opozitare nga Kodorkovski dhe përplasja e tij publike me Putinin për shkak të korrupsionit të qeverisë.
Ai arrestim ishte një sinjal i qartë nga Kremlini për gjithë komunitetin e biznesit në vend: Qëndroni besnikë ndaj meje ose jeni jashtë loje! Ndërkohë në dhjetor 2003 u mbajtën zgjedhjet parlamentare, të cilat për herë të parë që nga fundi i sundimit sovjetik, u cilësuan si të padrejta nga vëzhguesit ndërkombëtarë.
Ato zgjedhje sollën përjashtimin nga parlamenti, Duma, të partive pro-demokratike. Me marrjen nën kontroll të parlamentit u bë i plotë transformimi i Putinit në një udhëheqës autoritar. Për ata si ne që kishim qenë të përfshirë në opozitën demokratike ndaj Putinit që nga fillimi i sundimit të tij, ishte e dhimbshme të shihje se sa me qetësi e pranoi shumica e shoqërisë ruse çmontimin e lirive të reja të fituara vetëm gjatë viteve 1990.
Pati vërtet protesta në rrugë kundër mbylljes së “NTV”. Por asgjë nuk i përshtatej shkallës që meritonte situata. Po ashtu pati parimorë në parlamentin rus kundër lëvizjeve autoritare të Putinit - si Boris Nemcov - por ato nuk u shoqëruan me një lëvizje masive popullore.
Duke qenë vetë një kandidat për në Duma në zgjedhjet e 2003-shit, e mbaj mend mirë se sa indiferentë ishin shumica e votuesve edhe në zonën time elektorale në Moskë ndaj kthesave të vendit drejt autoritarizmit. Pas vështirësive ekonomike që shoqëruan rënien e sistemit sovjetik në vitet 1990, shumë njerëz ishin të gatshëm të pranonin kontratën sociale të pashprehur të Putinit: standarde më të larta jetese (të financuara nga rritja e çmimeve të naftës) në këmbim të heqjes dorë nga liritë politike.
Prandaj, kur politikanët dhe opinion-bërësit në Perëndim flasin sot për përgjegjësinë e shoqërisë ruse për lejimin që Putin të krijonte për vete një pushtet të pakontrolluar (që na ka çuar në luftën aktuale), ata kanë të drejtë , por vetëm pjesërisht. Pse? Sepse një pjesë shumë të madhe e kësaj përgjegjësie i takon vetë Perëndimit.
Kur Putin u ngjit në pushtet, Rusia u integrua plotësisht në sistemin ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Ajo i përkiste Grupit të Tetë demokracive të industrializuara (G-8); ishte anëtare e Këshillit të Evropës, e cila shërben për të mbrojtur të drejtat e njeriut në kontinent; ishte (dhe është ende) anëtare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, statutet e së cilës pohojnë në mënyrë eksplicite se çështjet që kanë të bëjnë me demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit janë me interes legjitim për të gjitha shtetet anëtare.
Pra, kur Putini nisi përpjekjet gjithnjë e më aktive për të çmontuar institucionet demokratike të Rusisë, ne në opozitën ruse menduam me naivitet se bota e lirë do të shprehte kritikat e saj. Por në vend të kësaj, presidentët amerikanë të të dyja palëve duartrokitën ngritjen e Putinit.
Xhorxh W. Bush e quajti atë “lideri reformator dhe me një stil të ri... që do të sjellë një ndryshim të madh për ta bërë botën më paqësore”. Ndërkohë Barak Obama lavdëroi “punën e tij të jashtëzakonshme... në të mirën ne popullit rus”. Madje, një kancelar gjerman shkoi aq larg sa të punonte për një nga kompanitë më të mëdha ruse të kontrolluara nga shteti.
Por gjesti ndoshta më grotesk erdhi nga qeveria britanike, e cila e mirëpriti Putinin për një vizitë shtetërore tejet luksoze - e kompletuar me një shëtitje me karrocë me kuaj me mbretëreshën dhe miliarda dollarë në kontrata fitimprurëse - vetëm 2 ditë pasi mbylli televizionin “TVS” në qershor 2003.
Përtej imoralitetin dhe cinizmit të kësaj real-politike, arkitektët e politikës perëndimore të përqafimit të Putinit injoruan 2 paralajmërimet themelore që na vijnë nga historia: që represioni i brendshëm në Rusi përkthehet gjithmonë në një agresion të jashtëm, dhe se sjellja tolerante ndaj një agresori të çon gjithmonë në luftë. Bota e lirë e ka mësuar këtë leksion në mënyrën më të ashpër të mundshme.
Pasi u tolerua për shumë gjëra gjatë 2 dekadave, si brenda dhe jashtë vendit, nuk është për t'u habitur pse Putin mendoi se mund t’ia hidhte paq edhe me pushtimin e Ukrainës. Në mënyrë të pabesueshme, në Perëndim ka ende zëra që sugjerojnë se ai duhet të tolerohet.
Ditë pas dite, televizioni shtetëror rus (të cilin unë jam i detyruar ta shoh në qelinë time) transmeton deklarata të politikanëve miqësorë ndaj Kremlinit në Evropën Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët bëjnë thirrje për një lloj “mirëkuptimi” me Putinin mbi Ukrainën. Unë nuk mund të mendoj se ka ndonjë recetë më të mirë për katastrofën - dhe për një luftë të re, edhe më të madhe disa vite më vonë - sesa t’i dorëzojmë agresorit një tjetër vend.
Do të ishte në interesin e botës së lirë, Ukrainës dhe në fund të fundit edhe popullit rus një disfatë e bujshme për Putinin, që do të pasohet nga ndryshimi politik në Rusi dhe një plan ndërkombëtar i tipit Marshall. Programi i ndihmës si për të rindërtuar Ukrainën, po ashtu edhe për të ndihmuar Rusinë e pas Putinit të ndërtojë një demokraci funksionale, në mënyrë që ajo të mos bëhet më kurrë një kërcënim për popullin e saj apo për fqinjët e saj.
Kjo është e vetmja mënyrë që Evropa të behet më në fund e plotë, e lirë dhe në paqe, dhe të qëndrojë e tillë. Si shoqëria ruse, po ashtu edhe Perëndimi janë përgjegjës pse lejuan që Putin të shkojë kaq larg. Por që të dy ndajmë gjithashtu përgjegjësinë për t’i bërë gjërat siç duhet këtë herë.
Shënim:Vladimir Kara-Murza, është politikan i opozitës ruse, i cili është burgosur në Moskë që nga prilli i këtij viti sepse ka folur kundër luftës në Ukrainë. Ai është etiketuar nga Amnesty International si i burgosur i ndërgjegjes. / Pershtatur nga CNA
Administrata e Joe Biden bëri mirë që i uli pritshmëritë p...
Pesëmbëdhjetë muaj. Pra ka kaluar një kohë e gjatë që kur ...
Misteret e fshehura nën peizazhet e akullta të Antarktidës...
Pas pesë javësh qytetarët grekë janë drejtuar këtë të die...
Udhëheqësit e Ukrainës duhet të ruhen nga një sulm i munds...
Rebelimi i grupit mercenar rus, Wagner dhe liderit të tij,...
Kryetarja e Bashkësisë Lokale "2 Korriku" në Pejë, Valbona...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se përshkallëz...
Moti i keq i ditëve të fundit ka përfshirë pothuajse gjith...
Grekët janë duke votuar për të dytën herë brenda një muaji...
Letonia njoftoi se ka mbyllur kufirin për qytetarët rusë, ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për makinën...
Një konflikt ka nisur në Rusi mes grupit të fuqishëm merce...
Nëndetësja “Titan” me turistë, që kishte si mision eksplor...
Grupi Wagner, i cili ka nisur sot një kryengritje ushtarak...
Situata e fundit në Rusi ka nxitur reagimin e zyrtarëve am...
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Pe...
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka akuzua...
Grupi mercenar rus Wagner, i udhëhequr nga Yevgeny Prigozh...
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...