“F*ck you”/ PDE "shuplakë" Ramës: Sheshi duhet dëgjuar, jo fyer
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...

Nga rebelim në tërheqje brenda 24 orësh - kryengritja e kreut të trupës Wagner, Prigoshin nxjerr në dritë dobësitë e sistemit sundues të Putinit. Si do të veprohet më tej pas rebelimit të fundjavës?
Kryengritja e trupës Wagner ishte rebelimi i një monstre të krijuar vetë, shkruan tagesschau në një analizë të saj (25.0.6). Vladimir Putin ka e mbështetur me vite krijimin e ushtrive private në Rusi, dhe trupa Wagner ka qenë më madhja dhe më e forta mes tyre. Për Putinin ky ishte një konstrukt i përshtatshëm për një kohë të gjatë. Një trupë e trajnuar mirë rekrutësh që përdoret në konflikte si në Mali, Libi apo vende te tjera për të forcuar ndikimin e Rusisë dhe pretendimet e saj strategjike. Në të njëjtën kohë Rusia mund të mohonte, se ishte pjesë në këto konflikte. Për trupën Wagner u krijua një model joshës financiar, që i ndihmoi asaj të ketë qasje në zonat e konfliktit edhe në lëndët e para si floriri.
Modeli i Putinit i ushtrive private dështoi
Por lufta kundër Ukrainës e ktheu trupën Wagner në një faktor të brendshëm politik. Kreu i saj, Jevgeni Prigoshin rekrutoi luftëtarë në burgje dhe e ndihmoi me forcat shtesë ushtrinë ruse. Luftëtarët e tij u treguan më të motivuar në Ukrainë dhe Prigoshin ia bëri të ditur këtë opinionit në Rusi. Nëse është vërtet kështu, kjo është diçka tjetër, vetë gjeneralët rusë të ushtrisë e vinin gjithmonë në dyshim këtë.Por ndërkohë Prigoshin ishte i pamundur të kontrollohej më, konflikti me drejtuesit e ushtrisë ruse, ministrin e Mbrojtjes, Sergej Shoigu dhe kreun e shtabit të përgjithshëm, Valeri Gerasimov që nga vjeshta ishte në shkallëzim e sipër- deri në sulme me gjasë të ushtrisë ruse ndaj ushtarëve Wagner - një konflikt që të shtunën (24.06.) shkallëzoi në mënyrë dramatike. Ushtritë private funksionojnë mbi bazën e luajalitetit dhe nënrendimin në sistemin ekzistues. Se sa mund të pavarësohen grupime të tilla duke rrezikuar vetë sistemin, këtë e treguan shumë qartë zhvillimet e së shtunës.
Ekspertja e Fondacionit Körber për Rusinë, Leslie Schübel thotë për ARD, se ky është "fundi i grupit Wagner, dhe nuk do t'i shohim më si në të shkuarën në luftime në Ukrainë. Edhe luftëtarët e tjerë ose do të rintegrohen në Ministrinë e Mbrojtjes me kontrata të reja, patjetër që nuk do të marrin pjesë më në luftime në Ukrainë. Megjithatë për momentin është e paqartë se si do të shkojnë zhvillmet."
Dobësia e ushtrisë dhe shërbimeve informative
Brenda më pak se 24 orësh trupat e Prigoshin, sipas të dhënave të veta iu afruan Moskës rreth 200 km. Ata nuk ndeshën në ndonjë rezistencë të madhe. Nuk dihet, nëse marshimi i tyre do të kishte vazhduar me këtë ritëm, por dihet, se baza të rëndësishme ushtarake, si në Rostov, ushtarët e tij arritën t'i marrin pa probleme të mëdha. Një arsye për këtë është, se ushtria ruse e ka në Ukrainë një pjesë të madhe të ushtarëve apo në rajonet kufitare. Përparimi i shpejtë është një tregues se si është gjendja e mbrojtjes brenda vendit. Kryengritja është dështim edhe për shërbimet informative, ata me sa duket nuk arritën të identifikonin kryengritjen të shtunën. Sipas të dhënave në media, shërbimet sekrete amerikane para disa ditësh kanë mësuar për përgatitje të caktuara dhe kanë informuar anëtarët e kongresit amerikan. Trupat ruse ky rebelim i gjeti të papërgatitura.
Prigoshin si alternativë?
Kur në vitin 1992 pjesë të ushtrisë u ngritën kundër presidentit të atëhershëm të Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorvatçov, populli ishte kundër puçistëve. Nga Rostovi dhe Voroneshi të shtunën nuk erdhën njoftime për kundërshtime të trupave të Prigoshin. Videot në mediat sociale kanë treguar më shumë njerëzi që i përshëndesnin trupat dhe shprehnin miratimin për ta. Edhe pse video të tilla nuk mund të verifikohen ato mund të jenë një sinjal, se trupat dhe Prigoshin shihet si një alternativë për të pakënaqurit në Rusi. Një faktor mund të jetë që Prigoshin e tregonte veten gjithmonë në front, ndryshe nga drejtuesit e ushtrisë ruse.
Trupat e Prigoshin perceptohen në Rusi si luftëtarë brutalë të suksesshëm dhe ultranacionalistë. Ky kombinim me sa duket prek shumë rusë. Opozita përndiqet, nacionalizmi është i dëshiruar, ky kaq qenë edhe mesazhi jo i drejtpërdrejtë i Putinit. Po kjo krijon hapësira për aktorë si Prigoshin, për sa kohë që respektojnë rregullat e lojës. Kryengritja e fundjavës tregoi, se ky model ka rreziqet dhe kufijtë e tij.
Pasojat e së shtunës do të tregohen në javët e ardhshme
Putin i ka ndjekur për disa muaj pa komentuar pretendimet e ngritura nga Prigoshin dhe kritikat e ashpra kundër ushtrisë ruse të bëra publikisht. Ditën e revoltës madje ai as nuk e përmendi me emër Prigoshin dhe trupat e tij. Deklarata e tij për "thikën pas shpine" mbeti pa pasojë. Tani ata duhet të integrohen, si ishte e planifikuar, në ushtrinë ruse, nëse e duan këtë. Putin në këtë konflikt u paraqit i pavendosur dhe hezitues, ndryshe nga imazhi i liderit të vendosur që ai paraqet dhe që bën shumë ta ruajë. Deri tani pushteti i Putinit bazohej në premtimin e stabilitetit: një shtet pak e shumë funksionues, që qytetarëve të tij pak a shumë u ofron një nivel të caktuar sado minimal të jetesës, nga ana e tyre qytetarët e linin atë të bënte politikën e vet. Ky model ka pësuar çarje. Putin mbështetej tek shërbimet informative zyrtare dhe jo zyrtare ka qenë deri tani faktori balancues mes interesave konkurruese, edhe ky model nuk funksionon më si më parë, si e tregoi edhe kryengritja e Prigoshin, edhe pse ai sipas fjalëve të veta nuk drejtohen kundër Putinit por lidershipit të ushtrisë. Por nuk është më e sigurtë që Putini pas 24 qershorit mund t'i mbajë nën kontroll rivalitetet e shërbimeve.
Se çfarë do të thotë kjo për sundimin e Putinit në nivel afatmesëm e afatgjatë nuk dihet. Presidenti rus, sipas vlerësimeve të vëzhguesve do që të rizgjidhet vitin e ardhshëm. Për këtë ai ndryshoi edhe kushtetutën në vitin 2020. Nuk dihet, nëse ky plan funksionon. Pasojat e së shtunës do të tregohen në javët e ardhshme. Me kryengritjen e së shtunës kundër Putinit mundësia e fundit të regjimit të tij është për qytetarët më e dukshme. Mendimi, se mund të ketë edhe president tjetër veç Putinit ka hyrë në mendjet e njerëzve, thotë ekspertja e Fondacionit Körber, Lesli Schübel./ DW
Lideri i konservatorëve në Greqi, Kyriakos Mitsotakis, e k...
Nga të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, Serbia dërgo...
Ndërsa NATO pret të mbajë në korrik samitin e saj vjetor n...
Dallimet kulturore janë një nga faktorët që përdoret zakon...
Pasojat negative të sundimit komunist në zhvillimin njerëz...
Qendra e Paraburgimit Nr.5, Moskë - Regjimet diktatoriale ...
Administrata e Joe Biden bëri mirë që i uli pritshmëritë p...
Pesëmbëdhjetë muaj. Pra ka kaluar një kohë e gjatë që kur ...
Misteret e fshehura nën peizazhet e akullta të Antarktidës...
Pas pesë javësh qytetarët grekë janë drejtuar këtë të die...
Udhëheqësit e Ukrainës duhet të ruhen nga një sulm i munds...
Rebelimi i grupit mercenar rus, Wagner dhe liderit të tij,...
Kryetarja e Bashkësisë Lokale "2 Korriku" në Pejë, Valbona...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se përshkallëz...
Moti i keq i ditëve të fundit ka përfshirë pothuajse gjith...
Grekët janë duke votuar për të dytën herë brenda një muaji...
Letonia njoftoi se ka mbyllur kufirin për qytetarët rusë, ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për makinën...
Një konflikt ka nisur në Rusi mes grupit të fuqishëm merce...
Nëndetësja “Titan” me turistë, që kishte si mision eksplor...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...