Lia e majmunëve mbërrin në Greqi/ Konfirmohet rasti i parë
Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë konfirmuar rast...

Në luftë për një mbrojtje më të madhe të klimës Parlamenti i BE-së dëshiron të ndalojë shitjen e makinave të reja me motorë me djegie të brendshme duke filluar nga viti 2035. Parlamentarët votuan me një shumicë të qartë pro një propozimi përkatës të Komisionit të BE-së. Sipas këtij propozimi duke nisur nga mesi i dekadës së ardhshme, prodhuesit pritet të lejohen të hedhin në treg vetëm makina dhe furgonë që nuk lëshojnë gazra që shkaktojnë efektin serrë dhe që janë të dëmshëm për klimën.

Para se një rregullore e tillë të hyjë në fuqi, Parlamentit i duhet të negociojë me shtetet e BE-së. Ende nuk është e sigurt nëse vendet anëtare të BE-së do të bien dakord, por kjo konsiderohet si e mundshme. Deri në fund të muajit vendet anëtare duan të përcaktojnë qëndrimin e tyre për ndalimin e shitjes së makinave me benzinë ??dhe naftë dhe pastaj dy institucioneve të BE-së do t'u duhet të gjejnë një kompromis në mënyrë që rregullorja të hyjë në fuqi.
Gjermania dhe koncernet e mëdha të automobilëve janë gati
Gjermania ka deklaruar prej disa kohësh se duke filluar nga viti 2035 do të ndalojë shitjen e makinave të reja me motorë me djegie të brendshme. Këtë e bëri të qartë në mars në Bruksel edhe ministrja Federale e Mjedisit, Steffi Lemke, e cila theksoi në emër të qeverisë federale, se Gjermania mbështet ndalimin e përdorimit të motorëve me djegie të brendshme në Europë duke filluar nga viti 2035.

Edhe një numër prodhuesish të mëdhenj automobilësh, si "Mercedes", "Ford" dhe "Volvo", e kanë mbështetur publikisht ndalimin e shitjes së makinave me djegie të brendshme duke nisur nga viti 2035. Kurse prodhues të tjerë si "Volkswagen" kanë njoftuar se nga ky vit nuk do të ofrojnë më në tregun europian motorë me djegie të brendshme.

Eurodeputeti gjerman i të Gjelbërve, Michael Bloss, tha pas votimit se ne vendosëm pro të ardhmes së Europës, sepse në të ardhmen makinat elektrike më të mira dhe bateritë më moderne do të prodhohen në Europë.
Kurse eurodeputeti demokristian, Jens Gieseke, e kritikoi vendimin duke thënë se: "Për fat të keq të Gjelbrit, Liberalët dhe Social-Demokratët preferojnë t'i vendosin të gjitha në kartën e elektro-mobilitetit”. Ai u shpreh se ka frikë për aftësinë konkurruese të Europës, si dhe për sigurinë e shumë vendeve pune, por pranoi se ndalimi i motorëve me djegie të brendshme në vitin 2035 duket se nuk do të mund të pengohet më./DW
Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë konfirmuar rast...
Një person i armatosur, i cili kërcënoi se do të vrist...
Jeton Zulfaj, këshilltari i Kryeministrit të Kosovës A...
Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Timoshenko, e ka p...
Kryeministri britanik, Boris Johnson, i mbijetoi një m...
Ekonomia ruse pritet të tkurret me 15% këtë vit dhe 3%...
Gjykata Penale e Shkupit vendosi që të konfiskojë seli...
Kriza ushqimore globale është pjesë e arsenalit të ter...
Qeveria gjermane dëshiron që të mbajë përkohësisht në ...
Forcat ukrainase që po luftojnë në Sievierodonetsk, parala...
Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës vijon që prej 24 shkur...
Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ajo ish...
Është zbuluar identiteti i personit që ka vrarë shqiptaren...
Zbardhen dy kërkesat e Babis Anagnostopoulos në 24 orë...
Lia e majmunëve ka nisur të përhapet me shpejtësi në disa ...
Britania njoftoi të hënën se do të furnizojë Ukrainën ...
Presidenti Joe Biden konfirmoi se po shqyrton mundësin...
Jo shumë kohë më parë, anijet që lundronin përmes Bosforit...
Në Ohër të Maqedonisë së Veriut mbahet takimi i radhës...
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha të martën s...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...