Turqia, në qendër të betejës për të shmangur krizën globale të ushqimit
Jo shumë kohë më parë, anijet që lundronin përmes Bosforit...

Presidenti Joe Biden konfirmoi se po shqyrton mundësinë e një vizite ndoshta pas muajit të ardhshëm në Arabinë Saudite, Izrael dhe vende të tjera në Lindjen e Mesme. Siç njofton korrespondentja e "Zërit të Amerikës", Cindy Saine, analistët thonë se përpjekjet për t'i dhënë fund luftës në Jemen dhe për të ulur çmimet globale të naftës do të shërbejnë si temat qendrore.
Presidenti Joe Biden befasoi të premten, kur tha se Shtëpia e Bardhë po punon për një udhëtim në Lindjen e Mesme, që pritet të përfshijë ndalesa në Izrael dhe në Arabinë Saudite.
"Jam angazhuar në përpjekjet për të sjellë më shumë stabilitet dhe paqe në Lindjen e Mesme. Ekziston mundësia që të takohem me izraelitët dhe disa vende arabe, përfshirë Arabinë Saudite, nëse do të shkoja atje, por nuk kam plane konkrete për momentin", tha Presidenti Biden.
Ekspertët i thonë Zërit të Amerikës se presidentët amerikanë kanë ruajtur prej dekadash marrëdhënie të afërta me Mbretërinë e Arabisë Saudite, e cila ka rezerva të mëdha nafte. Por, Presidenti Biden ka qenë shumë kritik për shkeljet e të drejtave të njeriut, në veçanti ato të kryera nga princi saudit i kurorës.
"Befasia për njerëzit është se Joe Biden si kandidat ishte shumë i ashpër me princin e kurorës saudite Mohammed bin Salman, për rolin e tij në orkestrimin e vrasjes së Jamal Khashoggit në Stamboll të Turqisë disa vite më parë. Në atë kohë, Joe Biden tha se do ta trajtonte Arabinë Saudite si të padëshirueshme", thotë Bruce Riedel, nga Instituti Brookings.
Agjensitë amerikane të zbulimit arritën në përfundimin se princi i kurorës pati rol në orkestrimin e vrasjes dhe copëtimit të trupit të zotit Khashoggi, i cili banonte në Shtetet e Bashkuara dhe shkruante për gazetën The Washington Post. Princi Bin Salman mohon të ketë ndonjë përgjegjësi.
I pyetur për gjendjen e tanishme të marrëdhënies dypalëshe, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se ka patur përparim të konsiderueshëm gjatë 16 muajve të fundit, duke përmendur arritjen e një armëpushimi në Jemen.
"Marrëdhënia është tashmë në një stad të qëndrueshëm. Na mundëson të mbështesim, mbrojmë dhe çojmë përpara interesat tona, ashtu siç vazhdojmë të ruajmë në epiqendër vlerat që ne ndajmë me vendet në mbarë botën", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.
Zoti Ridel thotë se dhënia fund luftës, vuajtjeve dhe urisë në Jemen është një përparësi jetike për Presidentin Biden.
"Asgjë nuk mund të jetë më e rëndësishme në marrëdhënien tonë me Arabinë Saudite se sa vazhdimi i këtij procesi drejt një zgjidhjeje politike dhe përfundimit të luftës. Presidenti mundet vërtet të shpëtojë dhjetëra jetë njerëzish nëse mundëson vazhdimin e këtij armëpushimi dhe arritjen e një zgjidhjeje politike të konfliktit", thotë zoti Riedel.
Vështirësitë e krijuara në Shtetet e Bashkuara nga çmimet e rritura të karburantit janë gjithashtu një shtysë e fortë për Presidentin Biden që të "rikalibrojë" marrëdhëniet me Arabinë Saudite, thotë një tjetër ekspert.
"Sigurisht që presidenti do të përqëndrohet tek biseda për prodhimin (e naftës) dhe që Arabia Saudite të rrisë prodhimin e saj për të përmbushur nevojat globale, në një kohë kur kemi çmime të larta për fuçi nafte", thotë Jonathan Katz, nga Fondi Gjerman Marshall.
Ekspertët thonë se as Arabia Saudite nuk do të mundet e vetme të ulë çmimet e naftës, ndërkohë që eksportet ruse po bien ndërsa vendet evropiane po ndërpresin blerjet e karburantit nga Moska./ VOA
Jo shumë kohë më parë, anijet që lundronin përmes Bosforit...
Në Ohër të Maqedonisë së Veriut mbahet takimi i radhës...
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha të martën s...
Ai ishte një nga mercenarët gjakatarë të ushtrisë priv...
Këshilltari i kryeministrit të Kosovës Jeton Zylfaj u ...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është shprehur ...
Britania njoftoi të hënën se do të furnizojë Ukrainën me n...
Azilkërkuesit me kërkesë të refuzuar të azilit, por që...
Një tjetër deklaratë nacionaliste vjen nga ish-preside...
Miliarderi Elon Musk ka kërcënuar me tërheqje të ofert...
Kryeministri britanik, Boris Johnson, arriti t'i mbijetojë...
Një magazinë e plastikës në Greqi është përfshirë nga ...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Europiane të Kroacis...
Shtetet e Bashkuara thanë se vendimi i Bullgarisë, Mal...
Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur sot në një nga sta...
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson i ka ...
Një modele 17-vjeçare u gjet e masakruar me thikë ditë...
Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate do të ofrojnë mb...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar në ...
Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA ka sanksio...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...