Tubimi i 45-të/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...

Shtetet e Bashkuara thanë se vendimi i Bullgarisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut për të ndaluar avionin e Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov të kalonte në hapësirën e tyre ajrore, duke sjellë si rezultat anulimin e një vizite të tij në Serbi, pasqyron angazhimin e Europës për të mbajtur Rusinë përgjegjëse për agresionin ndaj Ukrainës.
“Kjo pasqyron angazhimin e Europës për të mbajtur Rusinë përgjegjëse për agresionin e saj të paprovokuar dhe të pajustifikuar në Ukrainë”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price në konferencën e tij të përditshme për shtyp, në përgjigje të pyetjeve të "Zërit të Amerikës".
Kryediplomati rus kishte planifikuar një vizitë dyditëshe në Serbi, duke filluar nga e hëna.
Ai e cilësoi të pashembullt vendimin e tre fqinjëve të Serbisë që janë anëtare të NATO-s.
"E di se do të ketë shumë shpjegime, të cilat ne nuk i kemi dëgjuar ende. Vendet që kanë mohuar fluturimin do të thonë se kanë marrë një urdhër nga Bashkimi Europian dhe NATO-ja. Ato ndërkaq do të thonë se këto vende kanë vendosur vetë”, tha ai në një konferencë me gazetarë.
Zoti Price the se veprimi i tri vendeve ishte ishte një vendim sovran i vendeve sovrane dhe theksoi se ato janë vende të aleancës.
“Të tria vendet janë anëtare të NATO-s dhe angazhimi në bazë të Nenit Pesë (të NATO-s) ndaj këtyre vendeve është i palëkundur. Vetëm dje ne shënuam pesëvjetorin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO dhe në mars dyvjetorin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut”, tha ai.
Ministri Lavrov tha se askush nuk do të jetë në gjendje të shkatërrojë marrëdhëniet e Rusisë me Serbinë.
“Sidoqoftë, këto marrëdhënie nuk do të zhduken nga kanalet e tjera. Ne ftuam ministrin e Jashtëm serb, Nikola Selakoviç, të vizitojë Moskën brenda një kohe të shkurtër. Shpresoj që avioni i tij të mos sanksionohet në mënyrë të turpshme nga Brukseli i paturpshëm. dhe klientët e tij”, tha ministri Lavrov.
Por zëdhënësi i Departamentit të Shtetit i bëri thirrrje Serbisë që të përqendrohet tek objektivi i anëtarësimit në BE.
“Ne i bëjmë thirrje Serbisë që të përqendrohet te synimi i saj i deklaruar për anëtarësim në BE, përfshirë harmonizimin e politikave të saj të jashtme dhe të sigurisë me pjesën tjetër të Europës”, tha ai.
Zoti Price tha se Shtetet e Bashkuara vazhdimisht i kanë kërkuar Serbisë “që të ndërmarrë hapa që kontribuojnë në përparimin e rrugës së saj europiane, përfshirë diversifikimin e burimeve të saj të energjisë për të reduktuar varësinë energjitike te federata ruse dhe përafrimin e politikave të saj të jashtme dhe të sigurisë me BE-në”.
“Ne kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë që të jemi partner i Serbisë për ta ndihmuar në përpjekjet e saj për të rritur sigurinë energjitike në të ardhmen afatgjatë”, tha zëdhënësi.
Paralajmërimi i vizitës së ministrit rus pasoi dakordimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç me presidentin rus Vladimir Putin, për një kontratë të re trevjeçare për furnizimin me gaz nga Rusia.
Presidenti serb thotë se synon anëtarësimin e vendit të tij në Bashkimin Europian, por me vite ka punuar për forcimin e lidhjeve me Rusinë dhe ka refuzuar deri tani t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.
Presidenti serb tha se nuk është i befasuar me atë çfarë ndodhi me anulimin e vizitës së ministrit rus, por u shpreh i pakënaqur me siç tha “atmosferën” duke nënvizuar se kaherë nuk ka parë “një histeri të tillë kundër Serbisë”.
Ai shtoi se ndalimi i fluturimit të avionit të ministrit të jashtëm rus nuk ishte shumë befasues, por problemi ishte te "vendet e vogla, të cilat shohin se nuk mund t'i bëjnë asgjë Rusisë, ndaj duan të shfryhen mbi Serbinë”./voa
Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur sot në një nga sta...
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson i ka ...
Një modele 17-vjeçare u gjet e masakruar me thikë ditë...
Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate do të ofrojnë mb...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar në ...
Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA ka sanksio...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, konfirmoi të h...
Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Pr...
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Xhonson, ...
Edhe pse Kombet e Bashkuara ia kanë ndaluar Koresë Ver...
Vepra reformuese mban titullin "Praedicate Evangelium" (Pr...
Kur flitet për rindërtimin e Ukrainës mbas luftës të shkak...
Presidenti rus, Vladimir Putin, kërcënoi se do të ashpërsojë...
Lufta në Ukrainë ka ndikuar në rritjen e inflacionit n...
Mbrojtja Ajrore e Ukrainës rrëzoi katër raketa ruse të...
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, pritet të ...
Vetëm disa mijëra rusë kanë protestuar publikisht kund...
Shefi i çështjeve të jashtme të BE Josep Borell është ...
Udhëheqësit e Malit të Zi shënuan 5 vjetorin e anëtarë...
Në këmbim të mbështetjes së Turqisë për anëtarësimin e...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...