web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Boris Johnson i shpëton mocionit të mosbesimit

6 Qershor 2022, 22:26, Kosova & Bota CNA
Boris Johnson i shpëton mocionit të mosbesimit
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson i ka mbijetuar një mocioni mosbesimit që u votua ditën e sotme në parlament.

Votëbesimi u kërkua nga të paktën 54 deputetë të partisë së Johnson dhe për miratimin e tij duheshin votat e 180 deputetëve.

Në rezultatet e votimit 211 deputetë shprehën vullnetin që Johnson të vijojë detyrën, ndërsa 148 ishin kundër tij.

Johnson erdhi në këtë pikë pas kritikave të shumta për organizimin e festive në rezidencën kryeministrore, në një kohë kur masat e tij anti-covid nuk lejonin grumbullimet masive./CNA.al





Lajmet e fundit nga