Vuçiç takon ambasadorin rus në Serbi, zbardh arsyen e anulimit të vizitës së Lavrovit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar në ...

Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate do të ofrojnë mbështetje domethënëse për Ukrainën, duke respektuar kështu trashëgiminë e ushtarëve që morën pjesë në operacionet e Ditës së Zbarkimit në Europë (D-Day), fitorja e të cilëve ndaj nazistëve ishte përcaktuese për vendosjen e paqes dhe një rendi të ri botëror, tha të hënën Gjenerali Mark Milley, shefi i shtabit i ushtrisë amerikane.
Gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve “Associated Press”, nga Bregu Omaha në Normandi, Gjenerali Milley tha se lufta e Rusisë në Ukrainë prish rregullat e vendosura nga vendet aleate pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Ai foli me rastin e 78-vjetorit të D-Day, ditës së zbarkimit të forcave aleate në brigjet e Francës, që mundësoi çlirimin nga forcat pushtuese të Gjermanisë naziste.
Një parim themelor i "rendit botëror të bazuar në rregulla" është se "një vend nuk mund të sulmojë një tjetër me forca ushtarake si një akt agresioni, me përjashtim të rastit kur është krejtësisht për vetëmbrojtje", theksoi ai. "Por kjo nuk është çfarë ndodhi me Ukrainën. Ajo që ndodhi këtu është pa dyshim një akt i hapur agresioni".
"Perceptohet gjerësisht se dëmton rregullat për të cilat dhanë jetën ata që kanë vdekur në Bregun Omaha e që këtu në varrezën Colleville-sur-Mer", shtoi ai. “Ata humbën jetën për diçka. Ata vdiqën që të vendosej ky rend në mënyrë që ne të jetonim në paqe", tha Gjenerali Milley, duke folur te varrezat amerikane përballë bregdetit në Coleville-sur-Mer në Francën veriperëndimore.
Për këtë arsye, "vendet e Europës dhe ato të NATO-s, po e mbështesin Ukrainën, për t'u siguruar që rendi i vendosur të forcohet e mbështetet", tha Gjenerali Milley.
Dhjetëra veteranë, tashmë të gjithë në të 90-at, nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja dhe vende të tjera, morën pjesë të hënën në ceremoninë me rastin e D-Day.
Më 6 qershor 1944, forcat aleate zbarkuan me 7 mijë mjete detare në brigjet franceze, të cilave iu vu emërtimi i koduar Omaha, Utah, Juno, Sword dhe Gold. Në një ditë të vetme, 4414 ushtarë të forcave aleate humbën jetën, 2501 prej tyre amerikanë. Mbi 5 mijë u plagosën. Nga pala gjermane, disa mijëra u vranë ose u plagosën. Zbarkimi masiv ndihmoi për mposhtjen e Hitlerit dhe përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.
I pyetur nëse Ukraina po merr mbështetje të mjaftueshme, Gjenerali Milley vuri në dukje se "po zhvillohet një betejë shumë shumë domethënëse në Donbas", rajonin industrial në kufi me Rusinë. "Por, Kievi (kryeqyteti) u mbrojt dhe po mbrohet me sukses. Rusëve iu desh t'i zhvendosnin forcat e tyre drejt jugut në Donbas. Dhe do të shohim se çfarë rrjedhe do të marrin (luftimet atje)".
"Mendoj se Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate po i ofrojnë një nivel domethënës mbështetjeje Ukrainës, që do të vazhdojë", tha ai, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Gjenerali Milley foli me tone të forta për Ukrainën gjatë ceremonisë në varrezën amerikane, ku merrnin pjesë mbi 20 veteranë të Luftës së Dytë Botërore dhe disa mijëra spektatorë.
"Kievi mund të jetë 2 mijë kilometra larg prej këtu. Edhe ata po përjetojnë pikërisht sot të njëjtat tmerre që shtetasit francezë përjetuan gjatë Luftës së Dytë Botërore në duart e pushtuesve nazistë", tha Gjenerali Milley gjatë fjalimit të tij. "Le të mos jenë të pranishmit këtu dëshmitarët e vetëm të kohës kur aleatët u mblodhën së bashku për të mposhtur tiraninë".
Prindërit e Gjeneralit Milley shërbyen në ushtri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Xhaxhai i tij shërbente në marinën ushtarake pranë bregut të Normandisë në Ditën e Zbarkimit (D-Day) në kuadrin e Operacionit Overlord.
Ajo gjeneratë ushtarësh "luftuan dhe sakrifikuan për të gjithë ne... Dhe unë kam një lidhje tejet të veçantë me ta. Dhe kam shumë respekt për aktin e tyre. Mendoj se të gjithë ne sot duhet të vazhdojmë trashëgiminë për të cilën ata luftuan dhe dhanë jetën", tha Gjenerali Milley./voa
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar në ...
Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA ka sanksio...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, konfirmoi të h...
Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Pr...
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Xhonson, ...
Edhe pse Kombet e Bashkuara ia kanë ndaluar Koresë Ver...
Vepra reformuese mban titullin "Praedicate Evangelium" (Pr...
Kur flitet për rindërtimin e Ukrainës mbas luftës të shkak...
Presidenti rus, Vladimir Putin, kërcënoi se do të ashpërsojë...
Lufta në Ukrainë ka ndikuar në rritjen e inflacionit n...
Mbrojtja Ajrore e Ukrainës rrëzoi katër raketa ruse të...
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, pritet të ...
Vetëm disa mijëra rusë kanë protestuar publikisht kund...
Shefi i çështjeve të jashtme të BE Josep Borell është ...
Udhëheqësit e Malit të Zi shënuan 5 vjetorin e anëtarë...
Në këmbim të mbështetjes së Turqisë për anëtarësimin e...
Në një stuhi e fortë ka goditur pjesën më të madhe te ...
Papa Françesku i ka bërë thirrje liderëve botërorë të ...
Rusia goditi me raketa Kievin, duke pretenduar se shka...
Një vatër e madhe zjarri përfshiu periferinë e Athinës...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...