Zjarr në periferi të Athinës/ Qindra persona braktisin banesat
Një vatër e madhe zjarri përfshiu periferinë e Athinës...

Rusia goditi me raketa Kievin, duke pretenduar se shkatërroi tanke dhe automjete të tjera të blinduara të dhuruara nga Evropa për Ukrainën. Që nga 28 prilli kryeqyteti i Ukrainës kishte rënë në qetësi, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin të dielën paralajmëroi perëndimin se furnizimi me armë i Ukrainës do të zgjaste konfliktin. Ai tha se Moska do të godiste objektivat që nuk ishin goditur ende nëse Perëndimi do të do të vazhdonte me dërgesa të sistemeve me raketa.
Forcat ruse sulmuan me raketa kryeqytetin e Ukrainës. Që nga vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres në 28 prill në Kiev nuk ishin kryer sulme.
Sipas autoriteteve ukrainase raketat ranë në lagjet Darnytskyi dhe Dniprovskyi, në periferi të Kievit. Të paktën një person u shtrua në spital dhe fatmirësisht nuk ka viktima, tha kryebashkiaku Vitaly Klitschko.
Serhiy Leshchenko, një ndihmës i shefit të shtabit të Presidentit Volodomyr Zelenskiy, tha se raketat kishin si qëllim të godisnin infrastrukturën hekurudhore në kryeqytet. Nga ana tjetër ministria ruse e Mbrojtjes tha se sulmet me raketa nga distanca kishin shkatërruar tanket T-72 dhe automjetet e blinduara që i ishin dhënë Ukrainës nga vendet e Evropës Lindore.
Në një intervistë për mediat ruse, Presidenti Vladimir Putin paralajmëroi se çdo dërgesë e sistemeve të raketave nga perëndimi në Ukrainë do ta shtynte Moskën të godiste “objekte që ende nuk janë goditur.”
“E gjithë kjo bujë rreth dërgesave shtesë të armëve, për mendimin tim, ka vetëm një qëllim: të zvarritet konflikti i armatosur sa më shumë që të jetë e mundur”, tha zoti Putin.
“Nëse Kievi merr raketa me rreze më të gjatë”, shtoi ai, “Moska do të nxjerrë përfundimet e duhura dhe do të përdorë mjetet tona të shkatërrimit, të cilat i kemi mjaftueshëm, për të goditur ato objekte që nuk i kemi goditur ende”.
Analistët ushtarakë thonë se Rusia shpreson të marrë nën kontroll rajonin lindor të Donbasit, ku separatistët e mbështetur nga Moska kanë luftuar me qeverinë ukrainase për vite me radhë, përpara se të mbërrijnë në Ukrainë sistemet raketore me rreze të mesme veprimi.
Pentagoni tha në fillim të kësaj jave se do të duhen të paktën tre javë për të futur armët precize amerikane dhe trupat e trajnuara në fushën e betejës.
Shefi i shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës akuzoi forcat ruse për përdorimin e municioneve me fosfor në rajonin e Kharkivit. Pretendimi nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur. Po ashtu ai tha se forcat ruse nuk kanë përparuar shumë në qytetin Sievierodonetsk, një deklaratë kjo që u mbështet edhe nga inteligjenca britanike e cila thotë se luftëtarët ukrainas kanë zmbrapsur ditët e fundit forcat ruse.
Në frontin diplomatik, ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov shkon në fillim të javës Serbi për bisedime me presidentin Aleksandar Vuçiç e më pas në Turqi, ku pritet të diskutojë për Ukrainën me homologun e tij turk.
Turqia është përpjekur të punojë me OKB-në dhe Ukrainën e Rusinë për të ndihmuar në hapjen e rrugës që gruri ukrainas të eksportohet në portet turke, megjithëse ende nuk ka marrëveshje për këtë çështje.
Agresioni rus në Ukrainë ka shkaktuar dhjetëra mijëra viktima, ushtarë dhe civilë si dhe ka shkaktuar krizën më të rëndë të refugjatëve në Evropë. Lufta po ashtu ka ndaluar eksportet e grurit dhe drithërave të tjera nga Ukraina përmes Detit të Zi, duke kufizuar aksesin në bukë dhe produkte të tjera në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe më gjerë./voa
Një vatër e madhe zjarri përfshiu periferinë e Athinës...
Në tjetër sulm trondit SHBA-në. Vetëm pak ditë pas sul...
Pak ditë më parë presidenti i Francës Emmanuel Macron ...
A ka shanse për armëpushim? Fokusi i Putinit aktualish...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një vend depozi...
Rreth 12 milionë euro është vlera e pasurive që shteti...
Kanë kaluar mbi 100 ditë që nga pushtimi rus në Ukrainë dh...
Së fundmi, Shtetet e Bashkuara u bënë eksportuesi më i...
Takimi i vendeve të kontinentit amerikan mbahet këtë v...
Shtetet e Bashkuara janë objektiv i mijëra sulmeve të ...
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba reagoi ashpë...
Rusët pushtuan fshatin ukrainas Yahidne në ditët e par...
Ukraina tha të shtunën se nuk kishte kuptim që të nego...
Ish-kandidatja e krahut të djathtë që humbi zgjedhjet ...
Maqedonia e Veriut është radhitur në vendin e 31-të në...
Qendra kulturore bullgare në qytetin e Manastirit, në ...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se është jeti...
Një pacient në Kosovë është regjistruar si rast i dysh...
Bashkimi Europian, më 3 qershor, futi në listën e zezë...
Departamenti amerikan Drejtësisë njoftoi se po përgati...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...