Departamenti amerikan i Drejtësisë përgatitet për sulme të reja kibernetike ruse
Departamenti amerikan Drejtësisë njoftoi se po përgati...

Bashkimi Europian, më 3 qershor, futi në listën e zezë komandantët ushtarakë rusë, për të cilët tha se drejtonin trupat e përfshirë në krimet në Ukrainë, duke i përshkruar ata si “kasapë” në Buça dhe Mariupol.
Në listën e saj më të re të sanksioneve gjendet edhe Alina Kabayeva, për të cilën thuhet se është “e lidhur ngushtë” me presidentin rus Vladimir Putin, megjithëse ai mohoi se ata kanë një marrëdhënie emocionale.
Ish-gjimnastja olimpike, Alina Kabayeva, në muajin maj ishte gjithashtu objektivi i sanksioneve të Britanisë së Madhe.
BE-ja ka publikuar emrat e 65 personave të tjerë, të përfshirë nga pakoja e fundit e sanksioneve për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Kjo pako sanksionesh përfshin ndalimin e importit të naftës nga deti dhe heqjen e huadhënësit më të madh rus, Sberbank, nga sistemi ndërkombëtar i pagesave SWIFT.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov nuk iu përgjigj kërkesës për të komentuar lidhur me listën e zezë të BE-së. Gjithashtu, nuk ka pasur asnjë koment publik nga ata që ishin në shënjestër të sanksioneve.
Në mesin e 65 personave të përmendur, ishte edhe Azatbek Omurbekov, për të cilin BE-ja deklaroi se ai udhëhoqi trupat ruse kur ato “vranë, përdhunuan dhe torturuan civilët në Buça".
Në listë është përfshirë edhe gjenerali Mikhail Mizintsev, për të cilin BE-ja tha se mbikëqyri rrethimin dhe bombardimin e Mariupolit, në të cilin u vranë mijëra njerëz. Sulmet ruse në qytetin port të Detit Azov goditën maternitetin dhe teatrin, duke vrarë qindra fëmijë, tha BE-ja, duke e quajtur Mizintsevin “Kasap i Mariupolit”.
Sanksionet e fundit goditën gjithashtu Arkady Volozhin, i cili u largua menjëherë nga pozicioni i drejtorit ekzekutiv në Yandex, një gjigant rus i internetit, në të cilin bankat shtetërore, përfshirë Sberbank, kanë aksione, tha BE-ja.
Blloku tha se Yandex promovon narracionet shtetërore dhe zvogëlon dukshmërinë e përmbajtjes që është kritike ndaj Kremlinit, sikurse edhe ndaj luftës në Ukrainë.
Aksionet e Yandex ranë deri në 10 për qind pas njoftimit të BE-së, megjithëse më vonë u rikuperuan, me një humbje prej 6 për qind atë ditë./ REL
Departamenti amerikan Drejtësisë njoftoi se po përgati...
KIEV Ukrainë (AP) - Në fushat e betejës në Ukrainë, ak...
Dy gazetarë të Reuters janë plagosur gjatë sulmeve ruse pran...
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të zhvillojn...
Shtetet e Bashkuara dhe Maqedonia e Veriut mbajtën të ...
Përfaqësuesja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rus...
Presidenti rus, Vladimir Putin ka shkarkuar këtë javë ...
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballk...
Pas një aksidenti hekurudhor në jug të Gjermanisë me d...
Për shkak të rezistencës hungareze, BE-ja nuk vendos s...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një qendër tre...
Presidenti amerikan, Joe Biden, i kërkoi të enjten Kongres...
Beteja për Donbasin mund të fitohet vetëm me armë të rënda...
Presidenti Joe Biden pritet të mbajë të enjten në mbrë...
Gjykatat në Sarajevë dhe një spital publik boshnjak u ...
Britania thotë se do të dërgojë sisteme të sofistikuar...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, kritikoi...
Kombet e Bashkuara lajmëruan të mërkurën se kanë regji...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy deklaroi të...
Përmbushja e detyrimeve sipas marrëveshjes së Brukseli...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...