Presidenti Biden, fjalim drejtuar kombit mbi dhunën me armë
Presidenti Joe Biden pritet të mbajë të enjten në mbrë...

Beteja për Donbasin mund të fitohet vetëm me armë të rënda. Ky konsiderohet si konsensus për ekspertët ushtarakë. Për të zbehur disporporcionalitetin në shifra kundrejt ushtrisë ruse, aleatët perëndimorë e kanë furnizuar ndërkohë Ukrainën me mijëra armë e municione. Por megjithatë është e qartë se pa furnizime të tjera me armë ky vend nuk mund të mbrohet.
Njëkohësisht NATO nuk do të riskojë një luftë me Rusinë. Moska thekson vazhdimisht, se edhe furnizimet me armë mund të konsiderohen si sulm - veçanërisht nëse këto armë përdoren për të atakuar territorin rus. Ndaj, vendet që mbështesin Ukrainën e peshojnë me kujdes se çfarë sistemesh armatimi mund të furnizojnë në Ukrainë.
SHBA
Kjo u bë e qartë në fund të majit, kur presidenti i SHBA-së, Joe Biden, deklaroi se do t'i përgjigjet dëshirës së qeverisë në Kiev, për t'u dorëzuar forcave të armatosura ukrainase raketahedhës mobil. Konkretisht bëhet fjalë për raketahedhës të shumëfishtë të tipit MLRS (Multiple Launch Rocket System) një version i lehtë ky i sistemit HIMARS (High Mobility Artillery Rocket System).

Të dyja këto sisteme kanë platforma lëvizëse, që mund të lëshojnë një numër të madh raketash. Dallimi mes tyre ka të bëjë me montimin e sistemit të raketahedhësve HIMARS në automjete të blinduara dhe jo në automjete me zinxhirë. Kjo ndonëse kufizon aftësinë e lëvizshmërisë në terren, nga ana tjetër bën që këto automjete të konsumojnë më pak karburant. Po ashtu edhe pesha e tyre më e lehtë mundëson transportimin e tyre me aeroplan.
Të dyja këto sisteme janë në gjendje të sulmojnë raketat me rreze të mesme veprimi në distanca disa qindra kilometra. Por qeveria e SHBA-së ka refuzuar të dërgojë këtë lloj armatimi. Në vend të tyre forcat e armatosura ukrainase do të marrin raketa me një rreze maksimale veprimi prej 80 km. Qëllimi është që të sprapset sulmi rus ndaj territorit ukrainas. Për këtë do të ndihmojë edhe një sistem radarësh nga SHBA-ja për mbrojtjen nga artileria. Nga qarqet qeveritare të SHBA-së thuhet se Ukraina ka siguruar se nuk do të përdorë armë për të sulmuar territorin rus.
Që nga fillimi i sulmit rus, SHBA është furnizuesja më e madhe me armë në Ukrainë. Kryesisht janë dërguar sisteme raketambajtës Javelin (për mbrojtje artilerie) dhe ato Stinger (për mbrojtje kundërajrore). Këto sisteme kanë kontribuuar në fazën e parë, që të bllokojnë invazionin rus. Për betejat e hapura në Donbas SHBA-ja dhe shtetet e tjera të NATO-s kanë dërguar helikopterë luftarakë dhe obuset fushore të NATO-s të kalibrit 155 milimetra. Edhe të tjera njësi do të furnizohen me këto sisteme armatimi.
Gjermania
Ukraina si dhe partnerët e NATO-s kritikojnë Gjermaninë se po ngurron për furnizimet me armë. Nga Berlini thuhet se qeveria u përmbahet saktësisht marrëveshjeve me NATO-n. Fakt është që deri tani Gjermania ndonëse ka dërguar mijëra armë të vogla si automatikë, mina, tanke, granata e disa miliona municion – nuk ka dërguar armë të rënda në Ukrainë.
Përpara disa javësh qeveria premtoi dërgimin e 50 tankeve Gepard për mbrojtjen kundërajrore të nxjerrë nga përdorimi si dhe shtatë obuse tanku 2000. Këto, ndryshe nga obuset fushore që tërhiqen prej automjeteve – mund të ndryshojnë pozicionin pas çdo të shtëne në mënyrë autonome.

Tani kancelari Olaf Scholz ka deklaruar dërgimin e sistemit mjaft modern të mbrojtjes kundërajrore IRIS-T si dhe të një radari. Po ashtu Gjermania do të vërë në dispozicion edhe raketahedhës të shumëfishtë nga arsenali i ushtrisë gjermane, Bundeswehr.
Një problem me furnizimin e armëve të tilla është se ushtarët ukrainas nuk i njohin shumicën e këtyre sistemeve. Ndërsa aparaturat e thjeshta mësohen me pak udhëzime, thonë ekspertët, përdorimi i këtyre sistemeve komplekse kërkon trajnim për disa javë e muaj. Edhe për këtë arsye Gjermania merr pjesë në të ashtuquajturin rreth shkëmbimi: Kjo do të thotë që ndërkohë që Çekia, Sllovenia dhe Greqia do të dërgojnë në Ukrainë tanke luftarake dhe mbrojtës të tipit sovjetik, Gjermania do t'ua kompensojë këtyre vendeve arsenalin me tanket "Marder" dhe "Leopard 2" nga arsenali i Bundeswehr-it.
Danimarka
Jo vetëm në Donbas po luftohet. Flota ruse në Detin e Zi ka rrethuar edhe brigjet jugperëndimore të Ukrainës. Deri tani Ukraina e ka mbrojtur Odesën kryesisht me vendosjen e minave detare. Ndërkohë që zona përgjatë bregdetit është pothuajse e pambrojtur nga një invazion prej detit, sepse Ukraina nuk posedon ndonjë flotë detare luftarake.
Raketat kundër anijeve të tipit Harpoon, që ka premtuar Danimarka, do të rrisin tani shansin për përmirësimin e mbrojtjes së bregdetit ukrainas në Detin e Zi. Ndoshta me këtë mund të çahet bllokada detare, që e ka shkëputur Ukrainën nga tregjet botërore.
Mbretëria e Bashkuar
Qeveria britanike, sipas të dhënave të veta, i ka dërguar Ukrainës, një seri sistemesh armatimi. Ndër to armë topa si Javelin dhe Stinger, që mund të vihen në përdorim pas një instruktimi të shpejtë të këmbësorisë për mbrojtjen nga objektiva në tokë dhe në ajër.

Sipas sekretarit të shtetit për Mbrojtjen, James Heappey, do të dërgohen në Ukrainë edhe „qindra" raketa Brimstone-1, që shkatërrojnë tanke dhe pozicionet e artilerisë, por edhe anije të blinduara. Këtyre u shtohen edhe 120 transportues trupash të tipit Mastiff me pajisje për mbrojtjen ndaj minave si dhe dronë të vegjël transportues për furnizimin me ushqim dhe municion të pozicioneve në front.
Çekia
Çekia ka dërguar ndërkohë në Ukrainë një sërë tankesh mbrojtës dhe luftarakë, rakëtahedhës dhe obusë si dhe helikopterë luftarakë të konstruksionit sovjetik. Çekia do të vazhdojë edhe me furnizime të tjera armësh të rënda.
Edhe shtete të tjera si Kanadaja, Greqia, Norvegjia dhe Polonia do të furnizojnë armë në Ukrainë si sisteme artilerie dhe municione./DW
Presidenti Joe Biden pritet të mbajë të enjten në mbrë...
Gjykatat në Sarajevë dhe një spital publik boshnjak u ...
Britania thotë se do të dërgojë sisteme të sofistikuar...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, kritikoi...
Kombet e Bashkuara lajmëruan të mërkurën se kanë regji...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy deklaroi të...
Përmbushja e detyrimeve sipas marrëveshjes së Brukseli...
Zëvendës kancelari i Gjermanisë, Robert Habeck tha sot...
Një rregullore speciale prej tre dekadash e Bashkimit ...
Pas deklaratës së Aleksandar Vuçiçit gjatë seancës së ...
SHBA dhe Gjermania u zotuan të mërkurën të pajisin Ukrainë...
Katër persona u vranë të mërkurën në një incident më armë ...
Gilberto Rodriguez Orejuela ish-udhëheqësi i kartelit ...
Presidenti i SHBA, Joi Biden ka publikuar një opinion ...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi të mërku...
Uashingtoni ka rënë dakord që të furnizojë Ukrainën me...
Kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhanskut t...
Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Uashingto...
Një përleshje fizike ka ndodhur sot në një shkollë të ...
Policia italiane ka shkatërruar një bandë të trafikut ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...