Të paktën 4 të vrarë në një incident me armë në Oklahoma
Katër persona u vranë të mërkurën në një incident më armë ...

SHBA dhe Gjermania u zotuan të mërkurën të pajisin Ukrainën me disa nga armët e avancuara që Kievi i ka kërkuar prej kohësh për rrëzimin e avionëve dhe shkatërrimin e artilerisë. Ndërkohë, forcat ruse janë më afër pushtimit të një qytet kyç në lindje.
Gjermania tha se do të furnizojë Ukrainën me raketa kundërajrore dhe sisteme radarësh, ndërsa Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të sigurojnë katër sisteme raketore të sofistikuara me rreze të mesme veprimi dhe municione.
Shtetet e Bashkuara po përpiqen të ndihmojnë Ukrainën të zmbraps rusët pa shkaktuar një luftë më të gjerë në Evropë. Pentagoni tha se mori garanci se Ukraina nuk do t’i përdorte raketat e reja për të goditur objektiva në territorin rus.
Kremlini akuzoi Uashingtonin se po “hedh benzinë në zjarr”.
Armët perëndimore kanë qenë kritike për suksesin e Ukrainës në frenimin e ushtrisë shumë më të madhe dhe më të pajisur të Rusisë, duke penguar përpjekjet e saj për të pushtuar kryeqytetin dhe duke e detyruar Moskën të zhvendosë fokusin e saj në rajonin industrial të Donbasit në lindje të vendit.
Por ndërsa Rusia bombardonte qytetet në lindje të Ukrainës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy kërkonte vazhdimisht më shumë armë, lloje më të mira armësh dhe akuzoi Perëndimin se po lëviz shumë ngadalë.
Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit ukrainas, përshëndeti njoftimet për dërgimin e armëve të reja nga Perëndimi. "Jam i sigurt se nëse i marrim të gjitha armët e nevojshme dhe forcojmë regjimin efikas të sanksioneve, ne do të fitojmë", tha ai.
Armët e reja mund të ndihmojnë Ukrainën të krijojë dhe mbajë linja të reja mbrojtjeje në lindje duke goditur artilerinë ruse që kanë bombarduar qytetet e këtij rajoni dhe duke kufizuar sulmet ajrore ruse, tha gjenerali francez në pension Dominique Trinquand, një ish-gjeneral i Francës që ka shërbyer në misione ushtarake të OKB-së.
“Vendet e NATO-s, ato evropiane dhe amerikanët zgjeruar mjetet dhe armët që po i japin Ukrainës dhe ky përshkallëzim ka patur për qëllim të vë në provë reagimin e Rusisë”, tha ai. “Nëse nuk ka asnjë reagim, ata vazhdojnë të furnizojnë armë gjithnjë e më efektive dhe më të sofistikuara.”
Analistët ushtarakë thonë se Rusia shpreson të pushtojë Donbasin përpara se të mbërrijnë armët që mund të ndryshojë situatën në terren. Do të duhen të paktën tre javë për të dërguar armët precize amerikane dhe për të trajnuar trupat ukrainase që t’i përdorin ato në fushën e betejës, tha Pentagoni. Por nënsekretari i Mbrojtjes, Colin Kahl tha se ai beson se ato do të arrijnë në kohë për të bërë një ndryshim në fushën e betejës.
Sistemet e raketave janë pjesë e një pako të re prej 700 milionë dollarësh të ndihmës ushtarake për Ukrainën nga Shtetet e Bashkuara, që përfshin gjithashtu helikopterë, antitank “Javelin”, radarë, automjete taktike, pjesë këmbimi dhe pajisje të tjera.
Raketat kanë një rreze veprimi prej rreth 80 kilometrash dhe mund të lëvizen me lehtësi nga një vend në një tjetër. Ukraina ka këmbëngulur pa sukses të sigurojë raketa me rreze veprimi prej rreth 300 kilometrash.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Moska nuk u beson garancive se Ukraina nuk do të qëllojë në drejtim të territorit rus. “Ne besojmë se Shtetet e Bashkuara me qëllim po i hedhin benzinë zjarrit”, tha ai. Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se shtytja e Ukrainës për më shumë armë është një "provokim i drejtpërdrejtë që synon të tërheqë Perëndimin në luftime". Ai paralajmëroi se raketat e shumta do të rrisin rrezikun e një konflikti të zgjeruar.
“Politikanët e arsyeshëm perëndimorë i kuptojnë mirë këto rreziqe”, shtoi ai.
Premtimi nga Gjermania për të ofruar sistemet e mbrojtjes ajrore “IRIS-T” do të shënonte dërgimin e parë të armëve të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë që nga fillimi i luftës atje.
Gjermania është kritikuar, si brenda ashtu edhe nga aleatët jashtë vendit, se nuk po bën mjaft për të ndihmuar Ukrainën. Kancelari gjerman Olaf Scholz u tha ligjvënësve se raketat tokë-ajër “IRIS-T” janë sistemi më modern i mbrojtjes ajrore që ka vendi.
"Me këtë, ne do t'i mundësojmë Ukrainës të mbrojë një qytet të tërë nga sulmet ajrore ruse", tha ai. Sistemet e radarëve do të ndihmojnë gjithashtu Ukrainën të gjejë vendndodhjen e artilerisë së armikut.
Njoftimet për armët erdhën ndërsa një guvernator rajonal tha se forcat ruse tani kontrollojnë 80% të Sievierodonetskut, një qytet që është kyç në përpjekjet e Moskës për të përfunduar pushtimin e rajonit të Donbasit, ku forcat ukrainase dhe separatistët e mbështetur nga Rusia kanë luftuar për vite me radhë. Një pjesë e këtij rajoni kontrollohej nga seperatistët pro-rusë para se Rusia të fillonte sulmin kundër Ukrainës në shkurt të këtij viti./VOA
Katër persona u vranë të mërkurën në një incident më armë ...
Gilberto Rodriguez Orejuela ish-udhëheqësi i kartelit ...
Presidenti i SHBA, Joi Biden ka publikuar një opinion ...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi të mërku...
Uashingtoni ka rënë dakord që të furnizojë Ukrainën me...
Kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhanskut t...
Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Uashingto...
Një përleshje fizike ka ndodhur sot në një shkollë të ...
Policia italiane ka shkatërruar një bandë të trafikut ...
Kroacia do të bëhet anëtari i 20-të i eurozonës duke e...
Një skandal i abuzimit me fëmijët në Këln të Gjermanis...
Maqedonia e Veriut mund të përfitojë në aspektin ekono...
Është rënduar bilanci i viktimave nga tërmeti katastro...
Një 32-vjeçar ka kërcënuar me vdekje vjehrrin e tij gj...
Tensionet po rriten midis Turqisë dhe Greqisë. Ministr...
Një tërmet i fuqishëm ka goditur provincën Sichuan të ...
Qeveria zvicerane vendosi të mërkurën veton ndaj kërke...
“Sado që nuk pajtohem me zotin Putin, Shtetet e Bashku...
Gjermania do t'i japë Ukrainës sistemin mbrojtës ajror...
Ndikimi i Rusisë në ish-republikat sovjetike të Azisë ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...