100 ditë luftë në Ukrainë, Putin shkarkon 5 gjeneralë
Presidenti rus, Vladimir Putin ka shkarkuar këtë javë ...

Përfaqësuesja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, më 3 qershor, ka konfirmuar se ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov do të vizitojë Serbinë.
Në konferencën e saj për shtyp, Zaharova tha se Lavrov do të jetë në Serbi nga 6 deri më 7 qershor.
Ajo tha është planifikuar që Lavrov të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, shefin e diplomacisë serbe, Nikola Selakoviq dhe kryetarin e Kuvendit, Ivica Daçiç. Shtohet se është planifikuar që Lavrov të takohet edhe me patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.
“Pritet që të bisedohet më detajisht për çështjet e bashkëpunimit dypalësh politik dhe ekonomik, të shkëmbehen mendime për situatën në rajonin e Ballkanit, si dhe për problemet aktuale ndërkombëtare”, tha Zaharova, sipas faqes së internetit të Ministrisë së Jashtme ruse.
Njoftimi për vizitën e Lavrovit ende nuk është paralajmëruar zyrtarisht në Serbi, ndërsa në faqen e internetit të Presidentit të Serbisë thuhet se Aleksandar Vuçiq do të jetë në Maqedoninë e Veriut nga data 7 deri më 8 qershor, ku do të marrë pjesë në takimin e nismës rajonale “Ballkani i Hapur”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, më 2 qershor deklaroi se situata rreth vizitës së paralajmëruar të ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, në Beograd po komplikohet.
Vuçiq, gjatë qëndrimit në Bratisllavë, i ka thënë Televizionit Pink se nuk ishte i gatshëm të jepte më shumë detaje.
“Po komplikohet, padyshim që po komplikohet. Nuk jam gati të flas ende për këtë, por po – po komplikohet. Çështja është se si do të vijë... do të shohim”, shtoi Vuçiç.
Subjekti opozitar Lëvizja e Qytetarëve të Lirë (PSG) dënoi vizitën e Lavrov. Kjo parti, më 31 maj, përmes një deklarate tha se ishte e papranueshme që ministri Lavrov të pritej solemnisht në Beograd, derisa sa po vazhdon agresioni ushtarak i Rusisë në territorin e Ukrainës.
Vizita e Lavrov u dënua gjithashtu nga një grup joformal që kundërshton pushtimin e Ukrainës, i cili mbledh rusë, ukrainas, bjellorusë dhe serbë në Serbi.
Ata i bënë thirrje presidentit të Serbisë dhe organeve shtetërore që t’i mohojnë mikpritjen kreut të diplomacisë ruse, duke thënë se pritja e këtij zyrtari të lartë do të nënkuptonte “mungesë të qartë të dënimit të agresionit dhe ndjeshmërisë për vuajtjet e njerëzve në Ukrainë, si dhe renditje të Serbisë në anën e agresorit dhe anulimin i votës së Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për Rezolutën që dënon agresionin e Federatës Ruse kundër Ukrainës”.
Serbia refuzon të vendosë sanksione kundër Rusisë, por ka mbështetur disa rezoluta të OKB-së që dënojnë agresionin e Rusisë.
Serbia dhe Rusia tradicionalisht mbajnë marrëdhënie të ngushta dypalëshe, të forcuara nga varësia e Serbisë nga gazi rus./ REL
Presidenti rus, Vladimir Putin ka shkarkuar këtë javë ...
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballk...
Pas një aksidenti hekurudhor në jug të Gjermanisë me d...
Për shkak të rezistencës hungareze, BE-ja nuk vendos s...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një qendër tre...
Presidenti amerikan, Joe Biden, i kërkoi të enjten Kongres...
Beteja për Donbasin mund të fitohet vetëm me armë të rënda...
Presidenti Joe Biden pritet të mbajë të enjten në mbrë...
Gjykatat në Sarajevë dhe një spital publik boshnjak u ...
Britania thotë se do të dërgojë sisteme të sofistikuar...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, kritikoi...
Kombet e Bashkuara lajmëruan të mërkurën se kanë regji...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy deklaroi të...
Përmbushja e detyrimeve sipas marrëveshjes së Brukseli...
Zëvendës kancelari i Gjermanisë, Robert Habeck tha sot...
Një rregullore speciale prej tre dekadash e Bashkimit ...
Pas deklaratës së Aleksandar Vuçiçit gjatë seancës së ...
SHBA dhe Gjermania u zotuan të mërkurën të pajisin Ukrainë...
Katër persona u vranë të mërkurën në një incident më armë ...
Gilberto Rodriguez Orejuela ish-udhëheqësi i kartelit ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...