Ukraina kundër negociatave me Moskën, nëse nuk zmbrapsen trupat ruse
Ukraina tha të shtunën se nuk kishte kuptim që të nego...

Rusët pushtuan fshatin ukrainas Yahidne në ditët e para të luftës. Pas largimit të tyre nga kjo zonë në fund të marsit, banorët që qëndruan në shtëpitë e tyre gjatë pushtimit filluan të rrëfenin historitë e tyre. Korrepondentja e Zërit të Amerikës, Anna Kostutschenko bisedoi me dy banorë të rajonit të Chernihivit në Ukrainë.
Fshati Yahidne ndodhet rreth 20 kilometra në jug të Chernihivit, në Ukrainën veriore. Më 5 mars, trupat ruse e pushtuan atë.
Taisiya Petrivna thotë se trupat ruse arritën atje papritmas.
Ushtarët e armatosur rusë urdhëruan zonjën Petrivna dhe burrin e saj me aftësi të kufizuara të transferoheshin në bodrumin e një shkolle lokale.
“Rreth orës 16:00, tre ushtarë të armatosur hynë brenda dhe thanë ‘largojeni plakun tuaj menjëherë!’"
Ushtarët rusë i detyruan të gjithë fshatarët të hynin në bodrumin e shkollës. 360 persona, duke përfshirë 77 fëmijë, u vendosën në një hapësirë prej 200 metrash katrorë.
Fshatarët nuk e dinin se do të qëndronin gati një muaj atje.
Të rriturit detyroheshin të flinin ulur, sepse nuk kishte hapësirë për t’u shtrirë.
Mes tyre ishte edhe punonjësi i shkollës Ivan Polgui.
“Këtu ka pasur stola. Një person me aftësi të kufizuara ishte shtrirë këtu. Tre persona vdiqën në këtë hapësirë”, thotë ai.
Disa nga të moshuarit vdiqën nga mungesa e oksigjenit.
Emrat e tyre u shkruajtën në mure për t'u mbajtur mend.
Shumë shpejt, gjashtë emra të fshatarëve të rinj të pushkatuar nga ushtarët rusë iu shtuan kësaj liste.
“Yaniuku u ekzekutua. Gryshenko u ekzekutua. Radchenko vdiq nga një shpërthim. Victor Shevchenko dhe vëllai i tij Toliku u ekzekutuan”, thotë ai.
Ushtarët rusë lejonin vendasit të dilnin nga bodrumi një herë në ditë për të shkuar në tualet.
Trupat ukrainase e çliruan fshatin më 31 mars. Zonja Petrivna u kthye në apartamentin e saj dhe mësoi se dikush kishte qëndruar aty ndërsa ajo ishte larguar.
“Në shtëpinë time jetonin pesë persona me origjinë nga Buriati”, thotë ajo.
Ushtarët rusë e lanë zonën në një gjendje të rëndë, thotë ajo.
Rusët morën pajisje shtëpiake, vegla, çarçafë krevati dhe rroba, thotë zonja Petrivna. Në fillim të pushtimit, ata i detyruan fshatarët të dorëzonin telefonat e tyre, duke i kërcënuar me ekzekutim.
“Nëse nuk na jepni mjetet e komunikimit, thanë ata, ne do t'i marrim të rinjtë dhe do t'i ekzekutojmë të tjerët”, thotë ajo.
Apartamenti i zonjës Petrivna u plaçkit, por të paktën shtëpia e saj nuk është shkatërruar, thotë ajo.
Rreth një e treta e shtëpive në Yahidne u shkatërruan dhe ende ka municione të pashpërthyera në disa pjesë të fshatit./voa
Ukraina tha të shtunën se nuk kishte kuptim që të nego...
Ish-kandidatja e krahut të djathtë që humbi zgjedhjet ...
Maqedonia e Veriut është radhitur në vendin e 31-të në...
Qendra kulturore bullgare në qytetin e Manastirit, në ...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se është jeti...
Një pacient në Kosovë është regjistruar si rast i dysh...
Bashkimi Europian, më 3 qershor, futi në listën e zezë...
Departamenti amerikan Drejtësisë njoftoi se po përgati...
KIEV Ukrainë (AP) - Në fushat e betejës në Ukrainë, ak...
Dy gazetarë të Reuters janë plagosur gjatë sulmeve ruse pran...
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të zhvillojn...
Shtetet e Bashkuara dhe Maqedonia e Veriut mbajtën të ...
Përfaqësuesja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rus...
Presidenti rus, Vladimir Putin ka shkarkuar këtë javë ...
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballk...
Pas një aksidenti hekurudhor në jug të Gjermanisë me d...
Për shkak të rezistencës hungareze, BE-ja nuk vendos s...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një qendër tre...
Presidenti amerikan, Joe Biden, i kërkoi të enjten Kongres...
Beteja për Donbasin mund të fitohet vetëm me armë të rënda...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...