Shpërthim i fuqishëm në një depo kontejnerësh në Bangladesh
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një vend depozi...

A ka shanse për armëpushim? Fokusi i Putinit aktualisht është përqëndruar te lindja e Ukrainës. Sipas analistëve Rusia mund t'i ndalë luftimet, vetëm nëse merr plotësisht rajonet e Donjeckut dhe Luhanskit.
Se cilat janë qëllimet e luftës e që duhen ndjekur, për këtë nuk ka një ujdi në Perëndim. As për pyetjen tjetër, se me çfarë mjetesh do të merrte fund kjo luftë. Në Gjermani dominon mendimi, se konflikti mund të zgjidhet politikisht. Prandaj përmendet gjithnjë opsioni i negociatave si alternativë.
Në të vërtetë Rusia dhe për pasojë edhe Ukraina kanë vendosur që fundin e kësaj lufte ta shohin në varësi nga përdorimi i armatimeve ushtarake. Qëllimet ruse të luftës nuk të lënë hapësirë këtu për kompromise politike.
E kështu për një zgjidhje politike të konfliktit do të flitej vetëm atëherë, kur të vendosej dimensioni ushtarak në betejën e luftës. Nëse luftimet vazhdojnë pa marrje territoriale dhe qeveritë duhet të paguajnë një çmim politik të lartë për luftën, atëherë mund të ketë një shans që të deklarohen si të arritura qëllimet e luftës dhe të paktën të vendoset një armëpushim i përkohshëm. Kjo do të sillte një status quo territorial. Arritja e një marrëveshjeje paqeje duket pa gjasa, kjo për shkak të një sërë çështjesh të pazgjidhura si Krimeja apo të të ashtuquajturave Republika të Donjeckut dhe Luhanskit, të cilave Rusia ua njohu pavarësinë.

Duket shumë pak realiste, që Ukraina të rimarrë të gjitha territoret e humbura që nga viti 2014, madje as ato të humbura nga shkurti 2022. Por për fat të mirë po aq jorealiste është që Rusia të triumfojë mbi të gjithë Ukrainën. Pa një mobilizim të gjerë, Rusia nuk ka forca të mjaftueshme infanterie që të vazhdojë ofensivën e saj kaq të intensifikuar përtej muajve të verës. Objektivi më i vogël territorial i Rusisë është pushtimi i të gjitha rajoneve përreth Donjeckut dhe Luhanskit. Moska është madje e detyruar të arrijë këtë objektiv për shkak se e njohu pavarësinë e tyre si republika popullore. Kurse te territoret e tjera, pjesë të Kharkivit, Saporishjas etj, Rusia mund të diferencojë dhe të jetë fleksibël.
Rusia gati e ka pushtuar të gjithë rajonin e Luhanskit dhe do të vazhdojë luftimet që të marrë edhe pjesën e Donjeckut. Por pas kësaj ushtria ruse është e konsumuar. Çdo ofensive tjetër strategjike si p.sh. kundër Odesës do të mund të përjashtohej. Kështu që pas fundit të betejës në Donbas, edhe Moska do të ketë interes që të përpiqet me një formë të uljes së konfliktit. Por deri atëherë ushtria ukrainase do të jetë goditur rëndë, infrastruktura do të jetë shkatërruar, shoqëria e lodhur dhe ekonomia do të jetë e varur nga ndihmat perëndimore.

Ky mund të jetë një moment, kur mund të arrihet një armëpushim, që do të mbështetej në masë të gjerë në një status quo territorial. Vërtet Ukraina nuk do të njohë humbjen e territoreve, por një ngritje e përkohshme mund të jetë e mundur. E përkohshme në kuptimin, që gjithçka do të varet se si do të jenë zhvillimet e ardhshme në Kremlinin. Një udhëheqje ruse pas Putinit do të ndodhej para vendimit, nëse ia vlen kontrolli i pjesëve të rajoneve Kherson, Saporishja e Kharkiv aq sa të durohen me vite sanksionet.
Këtyre zhvillimeve të mundshme u shtohet edhe mundësia e konfliktit të vazhdueshëm në nivele më të vogla. Ukraina mund të përpiqej të sfiliste pushtuesit rusë përmes sulmeve të vazhdueshme dhe ta bënte kështu të mundur kthimin e territoreve të pushtuara.

Ndryshime të mëdha do të ishin të mundura, vetëm nëse presidenti rus do të jetë i detyruar të dorëzojë postin për një periudhë të shkurtër kohe. Një pasues do të kishte më shumë hapësirë veprimi, dhe ndoshta edhe interesa të tjera.
Ose vërtet Rusia shpall gjendjen e luftës dhe mobilizon shpejt shumë ushtarë që t'i dërgojë në front. Rusia do të mundej kështu të merrte shumë më tepër territor ukrainas se aktualisht, por me një çmim shumë të lartë në jetë njerëzish. E kjo alternativë do të pritej shumë keq në shoqërinë ruse.
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një vend depozi...
Rreth 12 milionë euro është vlera e pasurive që shteti...
Kanë kaluar mbi 100 ditë që nga pushtimi rus në Ukrainë dh...
Së fundmi, Shtetet e Bashkuara u bënë eksportuesi më i...
Takimi i vendeve të kontinentit amerikan mbahet këtë v...
Shtetet e Bashkuara janë objektiv i mijëra sulmeve të ...
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba reagoi ashpë...
Rusët pushtuan fshatin ukrainas Yahidne në ditët e par...
Ukraina tha të shtunën se nuk kishte kuptim që të nego...
Ish-kandidatja e krahut të djathtë që humbi zgjedhjet ...
Maqedonia e Veriut është radhitur në vendin e 31-të në...
Qendra kulturore bullgare në qytetin e Manastirit, në ...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se është jeti...
Një pacient në Kosovë është regjistruar si rast i dysh...
Bashkimi Europian, më 3 qershor, futi në listën e zezë...
Departamenti amerikan Drejtësisë njoftoi se po përgati...
KIEV Ukrainë (AP) - Në fushat e betejës në Ukrainë, ak...
Dy gazetarë të Reuters janë plagosur gjatë sulmeve ruse pran...
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të zhvillojn...
Shtetet e Bashkuara dhe Maqedonia e Veriut mbajtën të ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...