Lufta në Ukrainë, 360 vetë kaluan 26 ditë të mbyllur në bodrum
Rusët pushtuan fshatin ukrainas Yahidne në ditët e par...

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba reagoi ashpër ndaj presidentit francez Emmanuel Macron, pasi ai u kërkoi fuqive botërore të mos "poshtërojnë" presidentin rus Vladimir Putin lidhur me Ukrainën, në mënyrë që të ketë shanse për një zgjidhje diplomatike të konfliktit.
"Thirrjet për të shmangur poshtërimin e Rusisë poshtërojnë vetëm Francën dhe çdo vend tjetër që do të bënte një thirrje të ngjashme. Sepse është Rusia ajo që poshtëron veten," shkruante zoti Kuleba të shtunën në "Twitter".
Calls to avoid humiliation of Russia can only humiliate France and every other country that would call for it. Because it is Russia that humiliates itself. We all better focus on how to put Russia in its place. This will bring peace and save lives.
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) June 4, 2022
"Më mirë të përqendrohemi të gjithë te përpjekjet për t’i treguar vendin Rusisë. Kjo do të sillte paqe dhe do të shpëtonte jetë", tha ai.
"Ne nuk duhet ta poshtërojmë Rusinë në mënyrë që ditën kur luftimet të ndalen, të mund të krijojmë një platformë për zgjidhje diplomatike", tha zoti Macron në një intervistë të premten, duke shtuar se Franca do të luante një rol kyç në ndërmjetësim.
“Unë mendoj dhe ia kam thënë (Presidentit Putin) se ai ka bërë një gabim historik dhe themelor për popullin e tij, për veten e tij dhe për historinë," tha Macron. "Unë mendoj se ai u vetëizolua”, shtoi ai.
Zoti Macron është përpjekur të mbajë të hapur dialogun me udhëheqësin e Kremlinit, Vladimir Putin që kur filloi agresioni i Moskës më 24 shkurt.
Qëndrimi i tij është kritikuar vazhdimisht nga disa partnerë në vendet e Evropës Lindore dhe baltike në Europë, pasi ata e shohin atë si minim të përpjekjeve për të ushtruar presion ndaj presidentit rus për t’u ulur në tryezën e bisedimeve.
Presidenti Macron ka folur rregullisht me presidentin Putini që kur filloi agresioni, si pjesë e përpjekjeve për të arritur një armëpushim dhe për të filluar negociata të besueshme mes Kievit dhe Moskës.
Franca e ka mbështetur Ukrainën ushtarakisht dhe financiarisht, por deri tani, zoti Macron nuk ka qenë në Kiev për të ofruar mbështetje simbolike politike si udhëheqësit e tjerë të BE-së, diçka që Ukraina ka kërkuar që ai të bëjë. Macron tha se nuk e ka përjashtuar mundësinë e një vizite./VOA
Rusët pushtuan fshatin ukrainas Yahidne në ditët e par...
Ukraina tha të shtunën se nuk kishte kuptim që të nego...
Ish-kandidatja e krahut të djathtë që humbi zgjedhjet ...
Maqedonia e Veriut është radhitur në vendin e 31-të në...
Qendra kulturore bullgare në qytetin e Manastirit, në ...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se është jeti...
Një pacient në Kosovë është regjistruar si rast i dysh...
Bashkimi Europian, më 3 qershor, futi në listën e zezë...
Departamenti amerikan Drejtësisë njoftoi se po përgati...
KIEV Ukrainë (AP) - Në fushat e betejës në Ukrainë, ak...
Dy gazetarë të Reuters janë plagosur gjatë sulmeve ruse pran...
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të zhvillojn...
Shtetet e Bashkuara dhe Maqedonia e Veriut mbajtën të ...
Përfaqësuesja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rus...
Presidenti rus, Vladimir Putin ka shkarkuar këtë javë ...
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballk...
Pas një aksidenti hekurudhor në jug të Gjermanisë me d...
Për shkak të rezistencës hungareze, BE-ja nuk vendos s...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një qendër tre...
Presidenti amerikan, Joe Biden, i kërkoi të enjten Kongres...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...