Lufta në Ukrainë/ 113 kisha të shkatërruara që prej fillimit të luftës
Kanë kaluar mbi 100 ditë që nga pushtimi rus në Ukrainë dh...

Rreth 12 milionë euro është vlera e pasurive që shteti i ka konfiskuar nga qytetarët e Kosovës. Përveç veturave, Agjencia e Administrimit të kësaj pasurie menaxhon edhe pasuri të paluajtshme, e shumë gjëra të tjera me vlerë.
Rreth 12 milionë euro është vlera e gjithçkaje që është aktualisht e sekuestruar apo konfiskuar nga organet ligjzbatuese në Kosovë.
Shumica dërrmuese prej tyre janë nën masë sekuestrimi, pasi dyshohet se janë përfituar kundërligjshëm.
Vlera e saktë nuk dihet ende, por zyrtarët e këtyre pasurive, thonë se janë në fazë të vlerësimit.
Disa nga pasuritë e luajtshme ruhen në periferi të Prishtinës. Këto vetura të sekuestruara nga shteti ose janë përdorur për kryerje të veprës penale ose janë përfitim nga vepra penale, e vlera e tyre aktualisht arrin në 2,377,000.00 euro.
E brenda depos ka disa dhoma në të cilat gjenden mjete motorike, që ishin gjithashtu, në pronësi të qytetarëve të Kosovës.
Në një tjetër dhomë janë televizorët të sekuestruar, e aparate kazinosh, të cilët Policia e Kosovës i ka marrë nga hapësirat e lojërave të fatit, kur ato u ndaluan në Kosovë.
E një tjetër hapësirë është e mbushur me kompjuterë, që dikur ishin në lokalet ku ushtrohej puna në bizneset call center, përpara se në to të zhvillohej një operacion i gjerë i Policisë së Kosovës dhe autoriteteve gjermane.-raporton "Express".
Por, diçka edhe më interesante gjendet në këto dhoma, bëhet fjalë për laboratoret e drogave që në Kosovë, së fundmi janë zbuluar e shkatërruar nga Policia në masë të madhe.
Disa që janë kapur në operacionet e fundit ende nuk janë këtu.
E sipas Agjencisë që administron këtë depo, vlera e këtyre pasurive që ndodhet në këtë depo është rreth 85.000.00 euro.
Megjithatë, ky nuk është i vetmi vend ku mblidhen këto pasuri.
“Ato që kanë vlerë pak më të lartë si ari, argjendi, para ato i mbajmë në BQK”, ka thënë Enver Krasniqi, zëvendësdrejtor i AAPSK-së.
Në Bankën Qendrore të Kosovës prej këtyre pasurive ruhen para në vlerë prej 4,972,179.36 eurove, ndërkaq gjëra të çmuara në vlerë prej 1,300,000.00€.
Përveç këtyre, janë dhe një sërë laptopësh, telefona e iPad që ruhen në një hapësirë të ngushtë në zyrën e Agjencisë, brenda Ministrisë së Drejtësisë.
Kjo agjenci administron edhe pasuritë më të vlefshme, që janë ato të paluajtshmet.
Zëvendësdrejtori, Enver Krasniqi, thotë se nuk ka pasur rast që ato të nxirren në shitje.
“Kemi edhe pasuri të paluajtshme ku përfshihen banesat, shtëpitë, tokat, parcela të ndryshme, kemi pasur rast edhe një hotel në biznes. Disa prej tyre janë të konfiskuara dhe janë tashmë të regjistruara si pronë e shtetit, ndërkaq disa tjera janë në fazë të sekuestrimit dhe pritet vendimi i Gjykatës”, ka thënë Enver Krasniqi për Dukagjinin.
Vlera e pasurive te paluajtshme që shteti ka në pronësi si të konfiskuar aktualisht është rreth 3,000,000.00 euro.
Kanë kaluar mbi 100 ditë që nga pushtimi rus në Ukrainë dh...
Së fundmi, Shtetet e Bashkuara u bënë eksportuesi më i...
Takimi i vendeve të kontinentit amerikan mbahet këtë v...
Shtetet e Bashkuara janë objektiv i mijëra sulmeve të ...
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba reagoi ashpë...
Rusët pushtuan fshatin ukrainas Yahidne në ditët e par...
Ukraina tha të shtunën se nuk kishte kuptim që të nego...
Ish-kandidatja e krahut të djathtë që humbi zgjedhjet ...
Maqedonia e Veriut është radhitur në vendin e 31-të në...
Qendra kulturore bullgare në qytetin e Manastirit, në ...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se është jeti...
Një pacient në Kosovë është regjistruar si rast i dysh...
Bashkimi Europian, më 3 qershor, futi në listën e zezë...
Departamenti amerikan Drejtësisë njoftoi se po përgati...
KIEV Ukrainë (AP) - Në fushat e betejës në Ukrainë, ak...
Dy gazetarë të Reuters janë plagosur gjatë sulmeve ruse pran...
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të zhvillojn...
Shtetet e Bashkuara dhe Maqedonia e Veriut mbajtën të ...
Përfaqësuesja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rus...
Presidenti rus, Vladimir Putin ka shkarkuar këtë javë ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...