Snajperi ukrainas vret “xhelatin” e ushtrisë private të Putinit
Ai ishte një nga mercenarët gjakatarë të ushtrisë priv...

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha të martën se Kievi nuk do të pranonte një situatë ngërçi në fushën e betejës me Rusinë dhe se synon të rimarrë kontrollin e të gjithë territorit të pushtuar nga Moska.
"Kemi humbur shumë njerëz që të pranojmë të dorëzojmë territorin tonë", tha ai duke marrë pjesë përmes videos në një diskutim të organizuar nga gazeta "Financial Times".
Ai shtoi se një bllokim "nuk ishte alternativë" për Kievin.
"Ne synojmë çlirimin e plotë të të gjithë territorit tonë", tha zoti Zelenski.
Kievi ka thënë se forcat ruse kanë marrë kontrollin e rreth 20% të territorit ukrainas, përfshirë pjesë të saj në lindje dhe jug.
"Ne nuk do të poshtërojmë askënd, ne do të përgjigjemi me të njëjtën monedhë", tha presidenti Zelenski, kur u pyet në lidhje me komentin e presidentit francez Emmanuel Macron për të mos "poshtëruar" Rusinë, në mënyrë që të mbahet e hapur mundësia për një zgjidhje diplomatike.
Moska i ka përqendruar përpjekjet e saj në rajonet e Luhanskut dhe Donetskut, që së bashku përbëjnë Donbasin, pasi forcat e saj u mundën në periferi të Kievit në mars dhe u larguan nga Kharkivi, qyteti i dytë më i madh, muajin e kaluar.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha të martën se forcat ruse kanë "çliruar", siç u shpreh ai, 97% të rajonit të Luhanskut.
Megjithëse forcat e Kremlinit kanë fuqi më të madhe ushtarake, forcat ukrainase kanë rezistuar dhe kanë shfaqur aftësinë për të kundërsulmuar.
Zoti Zelenski shprehu gjithashtu kënaqësinë që kryeministri britanik Boris Johnson i kishte mbijetuar votëbesimit të hënën. Vetë zoti Johnson tha në mbledhjen e qeverisë të martën se fuqitë botërore nuk duhet të bëjnë presion ndaj presidentit ukrainas Zelenski që të pranojë një marrëveshje paqeje të pafavorshme me presidentin rus Vladimir Putin.VOA/ CNA.al
Ai ishte një nga mercenarët gjakatarë të ushtrisë priv...
Këshilltari i kryeministrit të Kosovës Jeton Zylfaj u ...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është shprehur ...
Britania njoftoi të hënën se do të furnizojë Ukrainën me n...
Azilkërkuesit me kërkesë të refuzuar të azilit, por që...
Një tjetër deklaratë nacionaliste vjen nga ish-preside...
Miliarderi Elon Musk ka kërcënuar me tërheqje të ofert...
Kryeministri britanik, Boris Johnson, arriti t'i mbijetojë...
Një magazinë e plastikës në Greqi është përfshirë nga ...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Europiane të Kroacis...
Shtetet e Bashkuara thanë se vendimi i Bullgarisë, Mal...
Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur sot në një nga sta...
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson i ka ...
Një modele 17-vjeçare u gjet e masakruar me thikë ditë...
Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate do të ofrojnë mb...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar në ...
Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA ka sanksio...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, konfirmoi të h...
Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Pr...
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Xhonson, ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...