"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetëm ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...

Në Ohër të Maqedonisë së Veriut mbahet takimi i radhës i nismës "Ballkani i Hapur". Takimit të udhëheqësve të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, do t’u bashkohen në cilësinë e vëzhguesve, kryeministri i Malit të Zi dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës. Në konferencë pritet të marrë pjesë edhe Komisionari europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ndërsa i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do t’i drejtohet asaj përmes një video-mesazhi.
Gjatë së mërkurës pritet nënshkrimi i katër marrëveshjeve të bashkëpunimit për luftën kundër evazionit fiskal, njohjen e diplomave të arsimit të lartë, bashkëpunimin kulturor dhe bashkëpunimin në fushën e turizmit.
Nisma, sipas organizatorëve të saj, synon vendosjen e lirisë së lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve në rajon.
Por, Kosova refuzon t’i bashkohet nismës në radhë të parë për shkak të qasjes së Serbisë e cila nuk e njeh pavarësinë e saj. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e refuzoi ftesën e kryeministrit maqedonas, Dimitar Kovaçevski, për të marrë pjesë në takim. Ai shkroi në një letër se Kosova është e angazhuar në Procesin e Berlinit, që u miratua nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në samitin e Sofjes në vitin 2020 dhe u mbështet nga Bashkimi Europian. Kryeministri Kurti theksonte më tej se “Kosova dhe Maqedonia e Veriut duhet të punojnë së bashku në parandalimin e Serbisë që të promovojë interesin e saj rus dhe kinez në rajon, dhe që mohon vazhdimisht pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe duke bllokuar mundësitë e barabarta për qytetarët e Kosovës”.
Serbia, që paraqet vendin dhe tregun më të madh në këtë nismë, ruan lidhje të fuqishme me Rusinë dhe Kinën. Ajo është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit që ka refuzuar deri tani t’u bashkohet sanksioneve kundër Moskës për shkak te agresionit të saj në Ukrainë. Një ditë më parë, tri vendet fqinje të Serbisë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, detyruan anulimin e një vizite të ministrit të Jashtëm rus në Beograd, duke mos lejuar kalimin e avionit të tij nëpër hapësirën e tyre ajrore.
Shefi i diplomacisë ruse fajësoi perëndimin për anulimin e vizitës, ndërsa theksoi e askush nuk do të jetë në gjendje të shkatërrojë marrëdhëniet e Rusisë me Serbinë.
"Ata mbase nuk donin që ne të shprehnim mbështetjen për nismën e Beogradit për të realizuar projektin e "Ballkanit të Hapur" në interes të marrëdhënieve më të shëndetshme dhe më të forta midis të gjitha vendeve të rajonit", tha të hënën ministri rus.
Analisti amerikan, Janusz Bugajski, tha se Kremlini e sheh "Ballkanin e Hapur" si një mjet të dobishëm për përmbysjen dhe ndarjen e Europës. “Qeveritë properëndimore duhet të braktisin skemën dhe të mos ndjekin agjendën Moskë-Beograd”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Ndërsa analisti Edward Jospeh, shkroi se ashtu siç duhet falënderuar (Vladimir) Putinin për ringjalljen e NATO-s, duhet lavdëruar Sergey Lavrovin “që i dha puthjen e vdekjes sot 'Ballkanit të Hapur'”. Kjo ide e administratës Trump çon përpara agjendën e partnerit strategjik të Rusisë në rajon, Serbisë, nën Aleksandar Vuçiçin”.

Nisma, e cila fillimisht u njoh si “Mini-Shengeni Ballkanik”, ndryshoi emrin në “Ballkani i Hapur” në korrik të vitit të kaluar. Një pjesë e analistëve vlerësojnë se Serbia do të përfitojë më së shumti nga kjo nismë, “sepse do të ketë dalje në det” (nëpërmjet porteve shqiptare) dhe duke qenë për disa herë më e fuqishme ekonomikisht do të shtrijë prodhimet e veta në tregjet e vendeve fqinje, ndërsa prodhuesit vendorë dhe tregtarët nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut, do të përballen me konkurrencë çmimesh dhe rrjedhimisht me sfida shtesë në punën e tyre.VOA/ CNA.al
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha të martën s...
Ai ishte një nga mercenarët gjakatarë të ushtrisë priv...
Këshilltari i kryeministrit të Kosovës Jeton Zylfaj u ...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është shprehur ...
Britania njoftoi të hënën se do të furnizojë Ukrainën me n...
Azilkërkuesit me kërkesë të refuzuar të azilit, por që...
Një tjetër deklaratë nacionaliste vjen nga ish-preside...
Miliarderi Elon Musk ka kërcënuar me tërheqje të ofert...
Kryeministri britanik, Boris Johnson, arriti t'i mbijetojë...
Një magazinë e plastikës në Greqi është përfshirë nga ...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Europiane të Kroacis...
Shtetet e Bashkuara thanë se vendimi i Bullgarisë, Mal...
Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur sot në një nga sta...
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson i ka ...
Një modele 17-vjeçare u gjet e masakruar me thikë ditë...
Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate do të ofrojnë mb...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar në ...
Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA ka sanksio...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, konfirmoi të h...
Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Pr...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...