Grupi ndërkombëtar financiar: Ekonomia ruse do të tkurret me 15%
Ekonomia ruse pritet të tkurret me 15% këtë vit dhe 3%...

Kryeministri britanik, Boris Johnson, i mbijetoi një mocioni mosbesimi nga partia e tij të hënën në mbrëmje, por kërcënimet politike ndaj udhëheqjes së tij nuk janë zhdukur. Korrespondenti i "Zërit të Amerikës" në Londër, Henry Ridgwell u hedh një vështrim sfidave të mbetura politike të kryeministrit britanik.
Spekulimet disamujore rreth sfidave politike të kryeministrit britanik, Boris Johnson, kulmuan me një votim nga ligjvënësit e tij konservatorë të hënën në mbrëmje.
“Me 211 vota pro dhe 148 kundër, Boris Johnson ka marrë besimin për të udhëhequr vendin”, tha Graham Brady, zyrtar i partisë konservatore, duke shpallur rezultatet e mocionit të mosbesimit ndaj kryeministrit.
Njoftimi u prit me brohoritje nga besnikët e kryeministrit Johnson, i cili shprehu kënaqësinë me rezultatin e votimit.
“Mendoj se është një rezultat jashtëzakonisht i mirë, pozitiv, përfundimtar, i cili na mundëson të ecim përpara, të bashkohemi dhe të përqendrohemi në punën tonë”.
Kryeministri Johnson i mbijetoi mocionit të mosbesimit, por mbi 40 për qind e deputetëve të partisë së tij duan që ai të largohet nga detyra.
“Ky është me të vërtetë një rezultat mjaft i keq për kryeministrin dhe kjo do të thotë që në vazhdim, mbijetesa e kryeministrit do të jetë gurëthemeli i kësaj qeverie”, thotë Anand Menon, profesor i Politikave Europiane në Kolegjin Mbretëror të Londrës.
Boris Johnson i dha Partisë Konservatore një shumicë dërrmuese prej 80 vendesh në zgjedhjet e vitit 2019, duke premtuar përfundimin e procesit të daljes nga Bashkimi Europian.
Sondazhet tregojnë se popullariteti i tij ka rënë. Javën e kaluar një pjesë e turmës së mbledhur për 70-vjetorin e ardhjes në fron të Mbretëreshës Elizabeth, shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj kryeministrit Johnson dhe bashkëshortes së tij. Pra, çfarë shkoi keq?
Ai është kryeministri i parë britanik që dënohet për shkelje të ligjit gjatë kohës që ishte në detyrë, pas hetimeve të policisë mbi festat e mbajtura në rezidencën e kryeministrit gjatë pandemisë së COVID-19. Johnson u kishte thënë më parë deputetëve se nuk ishin mbajtur festa të tilla.
“Një numër deputetësh të partisë së tij thanë se votuan kundër tij, pikërisht sepse ai kishte gënjyer parlamentin. Së dyti, të njëjtët deputetë kanë parë rënien e madhe të popullaritetit të kryeministrit”, thotë profesor Anand Mennon.
Problemet e kryeministrit janë më të thella.
"Ai ndeshet me problemin e shkeljeve të lidhura me organizimin e festave, mendimin nga një pjesë e ligjvënësve të partisë së tij se ai nuk ka një plan koherent për qeverinë dhe faktin se Partia Konservatore është e përçarë", thotë profesor Menon.
Historikisht, kryeministrat britanikë që janë ndeshur me pakënaqësi të mëdha brenda partisë nuk kanë arritur të qëndrojnë gjatë në detyrë, përfshirë udhëheqësit e njohur Margaret Thatcher, John Major dhe Theresa May, e cila u zëvendësua nga zoti Johnson.
"Boris Johnson ka një avantazh të lehtë pasi nuk ka dalë ndonjë pasardhës i qartë", thotë profesor Menon.
Mbështetësit e kryeministrit thonë se ai i ka marrë vendime të drejta për çështje të mëdha, si mbështetja ushtarake për Ukrainën, zbatimi i rezultatit të referendumit për Brexit-in dhe prezantimi i shpejtë i vaksinës kundër COVID-19.
Por kritikët e tij thonë se ai tani është kthyer në një barrë politike dhe thirrjet për dorëheqjen e tij nuk ka gjasa të shuhen./ VOA
Ekonomia ruse pritet të tkurret me 15% këtë vit dhe 3%...
Gjykata Penale e Shkupit vendosi që të konfiskojë seli...
Kriza ushqimore globale është pjesë e arsenalit të ter...
Qeveria gjermane dëshiron që të mbajë përkohësisht në ...
Forcat ukrainase që po luftojnë në Sievierodonetsk, parala...
Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës vijon që prej 24 shkur...
Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ajo ish...
Është zbuluar identiteti i personit që ka vrarë shqiptaren...
Zbardhen dy kërkesat e Babis Anagnostopoulos në 24 orë...
Lia e majmunëve ka nisur të përhapet me shpejtësi në disa ...
Britania njoftoi të hënën se do të furnizojë Ukrainën ...
Presidenti Joe Biden konfirmoi se po shqyrton mundësin...
Jo shumë kohë më parë, anijet që lundronin përmes Bosforit...
Në Ohër të Maqedonisë së Veriut mbahet takimi i radhës...
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha të martën s...
Ai ishte një nga mercenarët gjakatarë të ushtrisë priv...
Këshilltari i kryeministrit të Kosovës Jeton Zylfaj u ...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është shprehur ...
Britania njoftoi të hënën se do të furnizojë Ukrainën me n...
Azilkërkuesit me kërkesë të refuzuar të azilit, por që...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...