SHBA: Marrëdhëniet me Arabinë Saudite janë të qëndrueshme
Presidenti Joe Biden konfirmoi se po shqyrton mundësin...

Britania njoftoi të hënën se do të furnizojë Ukrainën me një numër të paspecifikuar sistemesh moderne raketahedhësish. Njoftimi nga Londra vjen pas vendimit të Shteteve të Bashkuara javën e kaluar për t’i dërguar Kievit armë të ngjashme. Trupat ukrainase do të trajnohen në Britani gjatë javëve të ardhshme.
Britania po i jep Ukrainës një numër të paspecifikuar sistemesh raketahedhëse të tipit M270. Sistemi në fjalë mund të lëshojë 12 raketa me precizion të lartë në më pak se një minutë, drejt një objektivi 80 kilometra larg.
Vendimi i Londrës u koordinua me Uashingtonin, i cili po dërgon në Ukrainë sisteme të ngjashme raketash të tipit M142 që mund të dislokohen me shpejtësi.
Sidharth Kaushal me Institutuin “Royal United Services” shpjegon për "Zërin e Amerikës" se ndihma e Londrës dhe Uashingtonit i ofron Ukrainës aftësitë për t’u përballur me forcat ruse.
“Këto sisteme raketash do t’u ofrojnë ukrainasve aftësitë e duhura për t’u përballur me disa prej sistemeve ruse me rreze të gjatë veprimi. Raketat me precizion të lartë mundësojnë gjithashtu vënien në shënjestër të artilerisë ruse”.
Qeveria britanike tha se sistemet e raketave do të ndihmonin forcat ukrainase të mbroheshin përballë sulmeve brutale ruse me artileri me rreze të gjatë veprimi. Javët e fundit forcat e Kremlinit kanë bërë përparime në rritje në rajonin lindor të Donbasit.

“Rusët kanë një avantazh të konsiderueshëm për sa i përket numrit të madh të sistemeve (raketave) që zotërojnë. Mungesat në precizion i kompensojnë me shumëllojshmërinë e armëve konvencionale”, thotë për "Zërin e Amerikës" zoti Kaushal.
Kjo duket qartë, qytete të tëra të kthyera në gërmadha.
“Ata goditën këtë zonë me sisteme raketash të lëvizshme”, thotë Mykhailo Strebizh, një komandant i artilerisë ukrainase.
Falë raketave antitank nga Perëndimi, ukrainasit zmbrapsën kolonat e blinduara ruse që shkonin drejt Kievit. Aktualisht natyra e luftës po ndryshon.
“Në këtë distancë raketat antitank nuk ka shumë efektshmëri, pasi tanket ruse nuk afrohen më shumë se 3.5 kilometra”, thotë Ivani, një ushtar ukrainas.
Presidenti Vladimir Putin tha se forcat ruse do të reagojnë nëse Perëndimi e furnizon Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi.“Nëse armët dërgohen, ne do të marrim vendimet përkatëse dhe do të përdorim mënyrat tona shkatërrimtare, për goditjen e objektivave, që ende nuk janë goditur”.
Londra dhe Uashingtoni thonë se kanë marrë garanci nga Ukraina se raketat nuk do të godasin në territorin rus. Nga ana tjetër, Moksa ka paralajmëruar për “skenarë krejt të padëshirueshëm dhe mjaft të pakëndshëm nëse ndodh diçka e tillë"./voa
Presidenti Joe Biden konfirmoi se po shqyrton mundësin...
Jo shumë kohë më parë, anijet që lundronin përmes Bosforit...
Në Ohër të Maqedonisë së Veriut mbahet takimi i radhës...
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha të martën s...
Ai ishte një nga mercenarët gjakatarë të ushtrisë priv...
Këshilltari i kryeministrit të Kosovës Jeton Zylfaj u ...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është shprehur ...
Britania njoftoi të hënën se do të furnizojë Ukrainën me n...
Azilkërkuesit me kërkesë të refuzuar të azilit, por që...
Një tjetër deklaratë nacionaliste vjen nga ish-preside...
Miliarderi Elon Musk ka kërcënuar me tërheqje të ofert...
Kryeministri britanik, Boris Johnson, arriti t'i mbijetojë...
Një magazinë e plastikës në Greqi është përfshirë nga ...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Europiane të Kroacis...
Shtetet e Bashkuara thanë se vendimi i Bullgarisë, Mal...
Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur sot në një nga sta...
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson i ka ...
Një modele 17-vjeçare u gjet e masakruar me thikë ditë...
Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate do të ofrojnë mb...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar në ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...