Trump: Venezuela të pranojë menjëherë kthimin e shtetasve të vet të burgosur në SHBA
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump paralajmëroi këtë të sh...

Megjithëse Izraeli po shfaqet edhe me projektet e para të rëndësishme të investimit privat, në dekadën e fundit, bashkëpunimi mes dy vendeve është intensifikuar sidomos në nivel shtetëror, me shumë marrëveshje të nënshkruara pas vitit 2015.
Në muajin mars të këtij viti, ministri izraelit i Shëndetësisë, Uriel Busso, dhe ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Albana Koçiu, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi (MM) për të avancuar bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë dhe mjekësisë.
Marrëveshja përfshin bashkëpunimin midis ministrive të shëndetësisë të vendeve për zhvillimin e projekteve mjekësore, nxitjen e inovacionit dixhital në shëndetësi, rritjen e gatishmërisë për emergjenca, shkëmbimin e njohurive në lidhje me kujdesin për viktimat masive dhe të drejtat e pacientëve, si dhe mësimin e ndërsjellë nga përvojat e tyre përkatëse në menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.
Si pjesë e marrëveshjes, të dyja palët janë zotuar të avancojnë bashkëpunimin në kërkimin mjekësor dhe zhvillimin e pajisjeve dhe teknologjive mjekësore.
Qëllimi është të nxisin lidhjet midis institucioneve të kujdesit shëndetësor dhe sektorëve të biznesit në të dy vendet, për të nxitur tregtinë dhe inovacionin në sektorin e shëndetësisë.
Vitin e kaluar, Qendra Spitalore Universitare nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Sheba Medical Center, qendër spitalore nga Izraeli e specializuar sidomos në trajtimin e tumoreve.
Marrëveshja ka synim forcimin e Shërbimeve Onkologjike në Spitalin “Nënë Tereza”, nëpërmjet formimit të një grupi të përbashkët pune me vizita të rregullta në vend dhe koordinim në distancë, ofrimin e trajnimeve në Sheba për udhëheqësit, mjekët, infermierët dhe teknikët shqiptarë, duke përfshirë programet afatshkurtra dhe bursat e plota, ofrimin e mbështetjes së drejtpërdrejtë konsultative për ekipet e “Nënë Terezës” për menaxhimin e rasteve komplekse të onkologjisë, etj.
Këtë vit, kompania shtetërore shqiptare e industrisë së mbrojtjes, KAYO sh.a., nënshkroi një marrëveshje me kompaninë izraelite të teknologjisë ushtarake, Elbit Systems Ltd, për të ringritur në qytetin e Vlorës Shkollën e Aviacionit, ku do të përgatiten pilotë ushtarakë dhe civilë.
Ky projekt do të shërbejë për ngritjen e kapaciteteve të edukimit dhe trajnimit të pilotëve dhe kontrollorëve të fluturimit, duke garantuar mbështetje të qëndrueshme për Forcat e Armatosura në fushën e aviacionit. Sipas KAYO, rihapja e Akademisë së Aviacionit pritet të ulë kostot e trajnimit, të garantojë certifikim të pavarur dhe të rrisë ndjeshëm kapacitetet kombëtare në fushën e mbrojtjes dhe të aviacionit civil.
Vitin e kaluar, ministrat e Turizmit të Shqipërisë dhe të Izraelit nënshkruan një deklaratë të përbashkët, për rritjen e mbështetjes dhe bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e turizmit.
Që prej vitit 2023, mes Shqipërisë dhe Izraelit ekziston edhe një memorandum mirëkuptimi për sigurinë kibernetike.
Bashkëpunimi i parashikuar nga ky Memorandum Mirëkuptimi përfshin shkëmbimin e informacionit mbi politikat, procedurat, incidentet, dokumentacionin dhe praktikat më të mira të sigurisë kibernetike; zhvillimin e burimeve njerëzore; promovimin e sipërmarrjeve të përbashkëta me industrinë kibernetike dhe akademinë për të rritur nivelin e sigurisë kibernetike në nivel kombëtar; promovimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e ndërtimit të kapaciteteve; etj.
Ndërkohë, më herët, në periudhën 2015 – 2022 janë nënshkruar edhe një sërë marrëveshjesh dhe memorandumesh mirëkuptimi mes institucioneve publike të të dy vendeve, në fusha si nxitja e investimeve, taksat (shmangia e tatimit të dyfishtë) shëndetësia, siguria, arsimi dhe shkenca, etj./Monitor.al
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump paralajmëroi këtë të sh...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha sot se do të...
Një burrë 50-vjeçar u arrestua të shtunën në qytetin portu...
Gjashtë vite pas zjarrit që shkatërroi katedralen dhe nënt...
Sot në Beograd, nën sloganin "Fuqia e Unitetit" po mbahet ...
Një sulm kibernetik ndaj një ofruesi shërbimesh për sistem...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri me dije se do të ...
Presidenti Donald Trump ka bërë me dije se forcat amerikan...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Presidenti Kine...
Artistë nga 23 vende do të performojnë në konkursin rus të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdh...
Estonia ka kërkuar konsultime me anëtarët e tjerë të NATO-...
Qëndrimi i së djathtës ekstreme është moderuar, por nuk ka...
Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara tha se trup...
Bashkimi Evropian propozoi më 19 shtator që të vendoset nd...
Estonia tha se tre avionë luftarakë rusë, MiG-31, hynë në ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka ndalur fl...
Ministrat e çështjeve ekonomike dhe financiare të Bashkimi...
Richard Moore, kreu i Shërbimit Sekret të Inteligjencës (M...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...