LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Saimir Tahiri  denoncoi prokurorin/ Kandidati për KLP-në, në listën e zezë

2022-09-15 10:54:00, Vetingu CNA
Saimir Tahiri  denoncoi prokurorin/ Kandidati për KLP-në, në
Saimir Tahiri ish-Ministër i Brendshëm

Prokurori Etien Kapo, i cili është pjesë e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, synon një karrige në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Në aspektin profesional, Kapo rezulton se ndaj tij ka një masë disiplinore, që nuk është marrë parasyh në procesin e Vettingut, derisa trupa gjykuese e ka konfirmuar në detyrë.

Kapo është denoncuar në vitin 2016, nga Ministri i Brendshëm i asaj kohe, Saimir Tahiri.

Kujtojmë se në listën me 29 prokurorë dhe 16 gjyqtarë që u dërgua në vitin 2016, në Presidencë, ishte edhe emri i prokurorit Etien Kapo.

Saimir Tahiri  denoncoi prokurorin/ Kandidati për KLP-në, në
Etien Kapo

Prokurori, pjesë e “listës së zezë” të Tahirit

Sipas Ministrit të Brendshëm të vitit 2016, Saimir Tahiri, prokurori Etien Kapo, ka kërkuar masën “Detyrim paraqitjeje”, për një shtetas i cili ishte arrestuar në vitin 2014, ku iu gjetën dhe iu  bllokuan një armë e zjarrit pistoletë, me një krehër me një fishek, me 17 fishekë, pa leje.

Ndërsa në banesë, personit të arrestuar  iu gjetën një armë automatik kallashnikov, një krehër me 23 copë fishekë model 56 mm, një krehër me 20 copë fishekë model 56 mm, një mbajtëse fishekësh me 14 fishekë 9 mm manovër dhe 8 fishekë manovër pa kokë më të vegjël se 9 mm, një kuti syzesh me mbishkrimin “Police”, brenda të cilës u gjet një krehër pistolete me 7 fishekë model 7.62 mm, 29 fishekë model 7.62 mm, 6 fishek manovër model 56 mm, një fishek 9 mm me ngjyrë të zezë, 2 fishekë 6.35 mm, si dhe dy fishekë me ngjyrë gri metalizato, një dorezë metalike (përforcues grushti).

Edhe pse i arrestuar ishte i armatodur deri në dhëmbë, me armë municione luftarake, prokurori Etien Kapo e kishte lënë të lirë.

Për këtë rast, Tahiri  kakërkuar kërkuar marrjen e masave ndaj prokurorit Kapo, i cili kaloi Vettingun dhe sot synon të jetë pjesë e KLP-së./CNA.al

Lajmet e fundit nga