
Someone may find it funny, someone unbelievable, someone may say that this is not going to happen, but we are faced with a fact, Lulzim Basha, the legal chairman of the Democratic Party, recognized by the court, refuses to sign for the DP to enter the elections. But it deals with technicalities, deals with procedures, deals with papers and blocks the registration of the DP, which risks for the second time, after 2019, not to participate in the local elections.
Nuk ka rëndësi e ka vulën Enkelejd Alibeaj, e ka Sali Berisha, apo kush. Lulzim Basha është zyrtarisht kryetar i Partisë Demokratike sepse atë e njeh gjykata. Gjykata e njeh Lulzim Bashën si kryetar të PD-së, pasi dorëheqja e tij nuk është dorëzuar. Ai nuk ka firmosur një dorëheqje dhe ta depozitojë në gjykatë apo të zhvillojë PD-ja një palë zgjedhje të njohura procedurialisht, të cilat më pas Sekretari i Përgjithshëm, siç e ka statuti i PD-së, i dërgon te gjykata dhe i regjistron në regjistër.
Lulzim Basha po bën atë që askush nuk e kishte parashikuar, po e lë PD-në për herë të dytë jashtë zgjedhjeve, atë PD-në që e do ai, atë që ai e quan zyrtare.
Nga njëra anë në gjykatë figuron kryetar, nga ana tjetër thotë se jam dorëhequr, por në rrjetet sociale, në "Twitter", në "Facebook", në "Instragram", Lulzim Basha vazhdon të mbajë emërtimin kryetar i PD-së.

Kjo është një provë dhe për KQZ-në dhe për institucionet shtetërore. Kjo është një provë se Lulzim Basha është kryetar i PD-së dhe ai e do, ai e mban me qëllim vulën, ai do të qëndrojë në krye të PD-së, ai do të mbajë peng PD-në dhe ta lërë atë jashtë zgjedhjeve.
Lëvizjet me Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin janë skema të tij, asgjë më shumë, sepse Lulzim Basha edhe në gjykatë figuron kryetar i PD-së, edhe në rrjetet sociale që administrohen prej tij, ai është kryetar i PD-së.
Prandaj, gjithçka që po bën Lulzim Basha është se nuk pranon të firmosë sepse do ta lërë PD-në jashtë zgjedhjeve, atë PD-në e tij do ta lërë jashtë zgjedhjeve për disa arsye.
Së pari, sepse e di që do të humbë dhe do të dalë forcë e tretë apo e katërt, diku mund të marrë edhe më pak se votat e pavlefshme.
Së dyti, nuk ka kandidatë për të gjitha bashkitë e Shqipërisë. Do ta katandisë si Bindja Demokratike në zgjedhjet e 2019-ës, që edhe pse ishte partia e vetme opozitare nuk mundi të plotësonte të gjitha bashkitë me kandidatë në të gjithë Shqipërinë.
Së treti, e do jashtë zgjedhjeve sepse nuk ka emra për të vënë në listat e këshilltarëve.
Së katërti, nuk ka komisionerë, nuk ka përfaqësues që të shkojnë të paraqiten pranë Komisioneve të Qendrave të Votimit, apo Komisioneve Zonale Zgjedhore.
Lulzim Basha nuk ka asgjë, ka thjeshtë vulën, 10-12 deputetë dhe nja 5 anëtarë kryesie, delirantë që pretendojnë se janë kryesia e vërtetë e Partisë Demokratike.
Kryesisht njerëz delirantë, problematikë, disa prej tyre ndoshta me probleme të thella skizofrenie, por kjo nuk ka rëndësi duhen çuar ose jo te doktori, fakti është që Lulzim Basha ka ngelur me ta.
Janë shumë arsye që Lulzim Basha nuk e do PD-në në zgjedhje sepse ai e di, siç e theksuam, që do të humbë me turp dhe për këtë qëllim, për të mos u zbuluar që ka ngelur lakuriq në mes të sheshit, kërkon që të mbulohet me qese transparente duke mos shkuar në zgjedhje.
Në fakt, ai do ta përdorë mospjesëmarrjen në zgjedhje edhe si një argument se humbi Berisha, se kanë marrë peng PD-në, se janë antiamerikanët e të tjera si këto, por jemi përballë zgjedhjeve, të cilat edhe sikur Luli t’i shmangë tani, nuk ka çfarë të bëjë më tej, edhe pse gjykata do të ketë procedura, ai e di shumë mirë që në PD nuk e duan.
Skemat e tij për t'u rikthyer në shtator si kryetar i Partisë Demokratike, pasi PD-ja të humbë zgjedhjet lokale janë totalisht të zbuluara dhe ai është i braktisur, nuk ka më njerëz me vete, nuk e mbështet më askush, por thjeshtë dhe vetëm po bën atë që i ka mbetur në dorë, të mbajë peng PD-në dhe ta lërë këtë të fundit jashtë zgjedhjeve.

Një të keqe ka në dorë dhe atë e bën duke mbajtur peng vulën e PD-së, duke e mbajtur peng në gjykatë, duke u shpallur si kryetar i PD-së në rrjete sociale dhe duke mos lejuar të hyjë në zgjedhje as ata që ai i emëron vetë, si Enkelejd Alibeaj apo Gazment Bardhi, pa folur për pjesën tjetër që nuk shkon të dorëzojë përfaqësimin ligjor të PD-së te strukturat, te militantët, te shumica e demokratëve, të cilët e kanë zgjedhur kryetarin e tyre dhe kanë selinë e tyre.
Lulzim Basha ka ngelur i izoluar në një zyrë, ku thjeshtë dhe vetëm bën skema dhe duke mos firmosur po mban PD-në, atë PD-në e tij, atë PD-në ligjore dhe të zarave që ka rreth e rrotull jashtë zgjedhjeve e asgjë më shumë sesa kaq./ CNA.al
Gaz Bardhi with arrogance towards the CEC because Luli...
Deputy Gazment Bardhi considered the resignation of Lulzim...
Lajmi politik i këtyre tri ditëve të fundit është gjyqi pë...
Po ta vësh re, ata që sot kanë vulën janë totalisht njerëz...
Eduard Zaloshnja yesterday published his next poll with a ...
Javët e fundit politika shqiptare, ethshëm, debaton mbi sk...
Në seancën plenare të ditës së sotme ku haptazi u shkel rr...
Në pranverën e vitit 1998 Edi Rama u katapultua në kar...
Një personazh, i cili është këshilltar i ministrit, ka qen...
Many characters, who stand by Lulzim Basha's side, have co...
This picture is worth a thousand words. Perhaps the commen...
Një lajm u shpërnda shpejt në media, ku thuhej se isht...
Yesterday "Top Channel" published a material about a p...
For the 28 days of January, a series of scandals have ...
Policia prej disa ditësh njofton se janë duke u hequr ...
Provat e reja për 21 janarin, implikojnë edhe Lulzim Basha...
The event of "January 21" is one of the most tragic da...
The Democratic Party is going through a deep crisis, n...
Është shtyrë për të shtatën herë, seanca e Apelit për depu...
Në një status Alibej më në fund foli. Dhe jo vetëm foli, p...
Another name listed in the group of 99 of Erion Veliaj...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
At around 15:15, in neighborhood no. 16, Durrës, citizen G...
The suspected perpetrator attempted to kill a 59-year-old ...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Two internationally wanted persons have been arrested in D...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Japan's parliament has approved a bill to ease the rules o...
The Strategic Dialogue process between the United States a...
The Trump administration decided on Thursday to shorten th...
The Minister of State Administration and Local Self-Govern...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
The Albanian economy continued to expand in early 2026, bu...
For three days of festival, up to 120 euros just for parki...
Oil prices have risen again in recent days on internationa...
This Friday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sold...