Lajmi politik i këtyre tri ditëve të fundit është gjyqi për vulën e PD-së.
Një histori qesharake, një banalitet politik që fillon dhe përfundon te produktet e dala nga dora e Sali Berishës, te produktet e dala nga dora e Lulzim Bashës.
Janë me emra, që nga Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi e disa të tjerë që mbajnë mandate deputetësh.
Historia e vulës është përtej asaj që mund të quhet e neveritshme.
Ka dhe nga ata që shfaqen si kllounë publikisht duke bërë avokatin apo duke mbajtur paanësinë dhe respektuar një proces gjyqësor, kur të gjithë e dinë shumë mirë se vula nuk është një çështje gjykate se dy pronarë po mbajnë një biznes apo gjysmën e shtëpisë.
Një parti politike është një subjekt kontributesh vullnetarësh midis individësh ku shumica udhëheq dhe në PD shumicën e ka Sali Berisha e këtë e dinë të gjithë.
Por nuk e pranojnë një grusht njerëzish.
Në fakt, të gjitha janë produkte të Sali Berishës dhe këta që po i bëjnë Sali Berishës ndoshta atë që meritonte që në vitin 2013.
Lulzim Bashën e mori nga hiçi, nga rruga e bëri ministër në tri nga institucionet kryesore në atë të Jashtmen, në ministrinë e Brendshme dhe ministrin e Punëve Publike.
Në të tria kaloi në skandale.
Tek Ministria e Brendshme kaloi dhe në viktima. Te ministria e Transporteve kaloi në skandalin e Rrugës së Kombit, te ministria e Jashtme në skandalin e ujërave me Greqinë.
E bëri kryetar bashkie. Janë të freskëta në memorie momentet e gjumit të tij legjendar.
E bëri kryetar të PD-së dhe e lejoi të “vriste” këdo që donte të kontribuonte në PD, këdo që kishte pasur sadopak vlera në PD.
Këdo që i bënte hije Lulit, ku zagarët e këtij të fundit u hidhnin gurë dhe doktori shikonte dhe fërkonte barkun se nxirrte inatet e tij për ata që nuk e kishin pranuar Lulin kryetar në 2013, por kishin bërë mëkatin e madh dhe kishin mbështetur Sokol Olldashin.
Më tej mund të themi se monstrat që prodhoi Sali Berisha u kualifikuan dhe u bënë edhe më “mizorë”.
Produkti i Sali Berishës, Lulzim Basha, ricikloi Enkelejd Alibeajn, të cilin në fakt vetë Berisha e kishte nxjerrë dhe e kishte hedhur në një kosh.
Rrugës nxorën një imazh si Gazment Bardhi, u prodhuan folklorikë mediokër që e kujtojnë veten mendimtarë si Agron Gjekmarkaj apo sharlatanë publikë në grup parlamentar me mandate të shitura apo të blera.
Njerëz që s’flasin apo qesharakë që kur hapin gojën, thjesht dhe vetëm nuk vlejnë as për në “Portokalli”, sepse janë të një niveli përtej mediokritetit.
Pikërisht këta janë monstrat e krijuara nga Luli.
Në fakt çështja e vulës është veç një përplasje e një grupi njerëzish që janë më pak sesa gishtat e një dore, të cilët janë produkte direkte të Sali Berishës dhe ky i fundit i shpalli ata armiq pasi ata i futën thikën pas shpine.
Kujtojmë këtu zgjedhjet e vitit 2021.
Berisha e mbronte me patetizëm Lulzim Bashën, duke thënë se zgjedhjet ishin vjedhur dhe nuk i kërkonte të jepte dorëheqjen. Por për herë të tretë kërkonte ta mbante në krye të opozitës.
Berisha bënte sikur nuk shikonte, në momentet kur Basha përjashtonte elitën e PD-së, i dëbonte. “Nuk kthehem, nuk ka kthim për mua”, thoshte Berisha, por në fakt në atë kohë monstrat e prodhuara prej tij bëheshin edhe më të këqija.
Thellonin pasojat që do t’i jepnin Partisë Demokratike.
Berisha e mbrojti deri në fund, deri ditën që Lulzim Basha u rizgjodh për herë të tretë kryetar i PD-së. Ishte i lumtur që Agron Shehaj apo Fatbardh Kadilli hynë në garë sepse po i legjitimonin një proces të korruptuar Lulzim Bashës.
Një proces me vota të vjedhura që doktori bënte sikur nuk e shikonte.
Por kur në shtator Lulzim Basha të gjithë monstruozitetin që kishte mësuar prej Sali Berishës bashkë me një grup po aq të pabesë sa dhe vetë Luli u bashkuan dhe e përjashtuan doktorin gjoja në emër të aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkuan deri aty sa u mbyllën në seli, u blinduan dhe përdorën Policinë e Shtetit dhe gaz lotsjellës kundër demokratëve, të cilët kishin ndjekur nga pas Lulzim Bashën dhe Berishën për të protestuar kundër Edi Ramës, por në këtë rast Luli dhe të tijtë e përdorën gazin kundër demokratëve.
Çështja e vulës është thjesht çështje e disa monstrave të krijuara nga Sali Berisha, që tani janë kthyer kundër doktorit, pasi i rriti, i ushqeu dhe i përdori këta për të kafshuar të tjerët dhe pasi u lodhën së kafshuari dhe nuk kishin më se kë të kafshonin u kthyen dhe kafshuan doktorin.
Tani ky i fundit duhet të zgjidhë se çfarë t’u bëjë qenve të tërbuar politikë, që i krijoi me duart e tij, të cilët i kanë lënë kasollen dhe i kanë marrë ushqimin./CNA.al
Po ta vësh re, ata që sot kanë vulën janë totalisht njerëz...
Sali Berisha fatkeqësisht ka një të përbashkët me një ...
Eduard Zaloshnja yesterday published his next poll with a ...
Javët e fundit politika shqiptare, ethshëm, debaton mbi sk...
Në seancën plenare të ditës së sotme ku haptazi u shkel rr...
Në pranverën e vitit 1998 Edi Rama u katapultua në kar...
Një personazh, i cili është këshilltar i ministrit, ka qen...
Many characters, who stand by Lulzim Basha's side, have co...
This picture is worth a thousand words. Perhaps the commen...
Një lajm u shpërnda shpejt në media, ku thuhej se isht...
Yesterday "Top Channel" published a material about a p...
For the 28 days of January, a series of scandals have ...
Policia prej disa ditësh njofton se janë duke u hequr ...
Provat e reja për 21 janarin, implikojnë edhe Lulzim Basha...
The event of "January 21" is one of the most tragic da...
The Democratic Party is going through a deep crisis, n...
Është shtyrë për të shtatën herë, seanca e Apelit për depu...
Në një status Alibej më në fund foli. Dhe jo vetëm foli, p...
On October 21, 2022, Taulant Balla announced the legal...
Jorida Tabaku had not written anything on Facebook for...
The Tepelena Hospital provides medical services to about 8...
The Fiks Fare show brings back the problem of the children...
On September 21, the investigative show "Stop" on TV Klan ...
On September 22, the investigative show "Stop" on Tv Klan ...
In Albania, the reform of the judicial system dismissed ov...
The Institute of Political Studies has conducted an an...
The judge of the Court of Tirana, Lazër Sallaku, was d...
The High Prosecution Council accepted the proposal of the ...
The former head of the Serious Crimes Prosecution, Eug...
Several gunshots were recorded yesterday evening on "S...
A serious event was recorded this Tuesday in Skrapar, ...
Journalist Klodiana Lala has spoken about the latest devel...
When a child, especially a child who has just started firs...
The weather will be clear in the northwest area and with l...
The students of the University of Medicine in Tirana star...
Mosquitoes are the 'calamity' of many people's lives. ...
Hours after the People's Republic of China celebrated its ...
The House of Representatives voted Tuesday to allow a chal...
A serious accident was registered this Tuesday evening in ...
White House Homeland Security spokesman John Kirby sai...
The writer and professor, Sadik Bejko, has given a message...
55 works of 42 Albanian painters that are part of the fund...
The much talked about film "In the Frame of Love", where t...
The well-known writer Besnik Mustafaj celebrates his 65th ...
Numri i të rinjve që iu drejtuan zyrave të punës erdhi...
While the economy failed to recover even in the second...
Sot, më 3 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.2...
Today, on October 2, 2023, the American dollar is boug...