Jorida Tabaku, as prime minister of Dorian Ducka
Një personazh, i cili është këshilltar i ministrit, ka qen...

Në pranverën e vitit 1998 Edi Rama u katapultua në karrigen e Ministrit të Kulturës të Shqipërisë. Qysh nga ajo ditë e deri më sot, ajo ka qenë karrigia më e ulët politike e tij. Për 25 vjet me radhë, karriera e tij njohu veç ngjitje: 2 vjet Ministër Kulture, 11 vjet Kryetar i Bashkisë më të madhe të vendit, 17 vjet Kryetar i Partisë Socialiste dhe prej 10 vjetësh e në vazhdim Kryeministër i Shqipërisë. Padyshim është personi më jetëgjatë dhe më stabil në historinë e demokracisë shqiptare.
Pushteti i tij i sotëm mund të krahasohet vetëm me pushtetin e Enver Hoxhës në kohët më të errëta të diktaturës. Ai kontrollon direkt ose përmes fijeve të dirigjuara prej tij, të gjitha kapilarët e pushtetit, në të gjitha dimensionet. Një pushtet i frikshëm, hakmarrës, i pangopur, tërësor.
Dhe çfarë është më e keqja, me vellon joshëse të demokracisë veshur?

Qysh në vitin 2000 pak shqiptarë dyshonin në suksesin politik të Edi Ramës. Modern, energjik, elokuent, vizionar, egocentrist i pashoq, debatues fenomenal dhe antidogmë, ai projektohej si një lider i së ardhmes. Përballë tij vegjetonin disa fosile politike të kohës së komunizmit, mbijetesa e të cilëve gjatë dekadës së parë të postkomunizmit ishte pasojë e një tranzicioni të squllët e plot kompromise. Ata do të binin njëri pas tjetrit, pa rezistencë, duke i siguruar ?yllit të ri? të demokracisë gjithë trashëgiminë elektorale komuniste.
Kur Haveli tha që antikomunisti më i keq është një komunist i kthyer në antikomunist nuk e kishte idenë se çfarë përfaqëson e kundërta e tij: Një Antikomunsit i kthyer në komunist. Ai është si një krijesë e ardhur nga ferri për kundërshtarët: I talentuar, cinik, i pabesë, ambicioz dhe pa skrupuj, jashtëzakonisht kreativ dhe manipulues brilant. Ai është inxhinier i përkryer social dhe njohës i thellë i teknologjisë politike. Një qenie e tillë mundet të mahnisë me fjalë të mrekullueshme, në të njëjtën ditë, edhe për Ahmet Zogun edhe për Avni Rustemin, edhe për Mit?hat Frashërin edhe për Qemal Stafën, Kasëm Trebeshinën apo Ismail Kadarenë. Ata që revoltohen paradite harrojnë pasdite dhe e kundërta. Qëllimi i tij është vetëm një : Inxhinieringu i votave përmes manipulimit të ndjenjave. Ai është një qenie e dyzuar mes asaj çka përfaqëson vetë dhe asaj që i duhet të mbrojë në publik.

Megithatë, thellë brenda meje, në kohët opozitare të Ramës, gjallonte bindja se natyrat ambicioze të tilla kanë brenda vetes edhe embrionin e objektivave të mëdha. Ata nuk e duan pushtetin vetëm si një synim në vetvete por si një mjet për të vulosur të ardhmen me vulën personale të emrit të tyre. Etja për një trashëgimi politike është ëndrra e tyre më e spikatur. Dhe e vetmja ATU për të arritur lavdinë është pushteti. Ashtu siç kërkon kirurgu instrumentin prerës për një operacion ashtu kërkon politikani pushtetin për të ushtruar talentin e tij. Nga kjo pikëpamje, isha mjaft i interesuar për të parë rrugën e tij pasi të merrte pushtetin. Aq më tepër kur slloganet elektorale tingëllonin bukur për veshët e një votuesi ëndërrimtar:
?Nuk është njeriu që korrupton sistemin por sistemi kriminal që korrupton njeriun?.
Apo tjetra:
?Ne nuk do t?i gjejmë njeriut punën por punës njeriun e duhur.?
Ishin sllogane elektorale të gjetura dhe premtuese.
Kryereforma me të cilën propaganda rilindase u mburr është ajo e Drejtësisë. Ajo u propogandua si çlirimi i drejtësisë nga pengmarrja politike apo kriminale që do sillte për pasojë dorëzimin e të ashtuquajturit ?Peshk i madh? në burgjet e drejtësisë së re.

Mirëpo, me kohën, pritshmëritë morbide të vegjëlisë për burgosjen e peshkut të madh të Gërdecit apo urdhëruesve të 21 Janarit erdhën e u venitën. 7 vjet bëhen në Korrik nga miratimi i Reformës në Drejtësi dhe në rrjetën e SPAK-ut kanë rënë kryesisht autorët e Reformave të tjera rilindase. Kështu, Reformatorët e Mjedisit vërtetë pastruan plehrat e lëna rrugëve por era e rëndë e parave të vjedhura kundërmoi më shumë sesa ajo e plehrave të dikurshme. E njëjta gjë edhe me Reformën në Shëndetësi. Harxhimet kolosale të parave publike për shërbime jo adekuate bënë që të shpërthejë edhe atje era e rëndë e vjedhjeve.
SPAK-u filloi të thërrasë një e nga një përfaqësues të lartë rilindas duke zhgënjyer pritshmëritë kryeministrore për të. Zhurma e skandaleve dhe burgosja e ish Ministrave socialistë treguan vërtetë atë që thotë Rama se ?ne e ndëshkojmë krimin brenda nesh, nuk e mbrojmë atë?. Por tregojnë edhe tjetrën ama. Gjithë fijet nervore që lidhin kokën e qeverisë me trupin qeverisës po dilnin të molepsura me kancerin e korrupsionit apo krimit të organizuar.
Këto ngjarje duket e dekurajuan përfundimisht Ramën. Sistemi i ri ka prodhuar megahajdutë milionerë, trafikantë e kriminelë që frymëzojnë skenare Netfliksi. Fatkeqësisht e vërtetë.

Dështimi i reformave e ka bërë Ramën të rikthehet te ajo që di të bëjë më mirë, fasada. Si të gjithë liderët autoritarë u rikthye te megalomania e kullave, porteve, aeroporteve, stadiumeve. Një lloj Gruevski por shumë më me stil. Investimet joproporcionale për ndërtime të tilla janë mënyra e tij për të fshehur ndryshimin e sistemit për të cilin fliste dikur. Nuk është kollaj të ndërtosh sisteme funksionalë që luftojnë korrupsionin dhe mbrojnë interesat e popullsisë, më kollaj është të ndërtosh kulla e stadium. Për shembull, i jep Çetit Liqenin Artificial, mushkëritë e Tiranës, dhe ai ndërton 8 kulla aty. Askush nuk bëzan as gëk as mëk.
Ylli politik i Ramës sot është si dielli i këtij Shkurti: Në qiellin e tij vërtetë nuk ka asnjë re, shkëlqimi është i plotë por ngrohtësa që përcjell është zero.
Pushteti i është kthyer tashmë në të vetmin qëllim; jo më një mjet për të realizuar qëllime. Nismat e tij janë të vakëta, të parealizuara, propagandistike. Çka reklamohet sot si një reformë e thellë që do na shpëtojë nga krimi dhe korrupsioni harrohet 6 muaj më pas si të mos kishte ekzistuar kurrë. Përmend këtu Operacionin Forca e Ligjit apo ligjin anti-KÇK sa për të përmendur diçka.
Më keq se humbja e sensit reformator të qeverisjes është vullneti absolut për të mos e lëshuar këtë pushtet pa objektiva. Kurrsesi. Zbulimi i mijëra patronazhist-aktivistëve të shpërndarë në administratën publike është treguesi kuptimplotë që, tani, e vetmja gjë që funksionon në perfeksion është propaganda dhe patronazhimi. Po shkojmë gradualisht drejt asaj që njihet si ?demokraci e menaxhuar?. Manipulimi zgjedhor në raste të tilla ndodh përpara se të votohet jo gjatë apo pas votimit. Dita e zgjedhjeve kthehet në një llogaridhënie masovike të patronazhisto-aktivistëve për rezultatin e tyre personal më shumë sesa një dilemë se kush forcë politike fitoi. Fituesi thjesht dihet; demokracia e sondazheve e ka parathënë me kohë, zgjedhjet thjesht e konfirmojnë.

Nuk mjafton vetëm sistemi favorizues zgjedhor, i fragmentuar në qarqe të cilat zhdukin forcat politike të vogla dhe dekurajojnë krijimin e forcave të reja. Duhet edhe një fraksionim i mëtejshëm i opozitës, përmes përçarjes që të sigurojë fitoren totale, në çdo qark, në çdo bashki. Fjalia: ?Do realizojmë objektivin? ka zëvendësuar çdo dogmë të së shkuarës.
Karta e tij kryesore propagandistike është demonizimi i Opozitës ekzistuese kombinuar me bllokimin e hyrjes së çdo force të re në skakierën politike. Këta të fundit luftohen me po aq forcë edhe nga kundërshtarët e Ramës. Opozitarët e sotëm më shumë sulmojnë një forcë të re politike sesa pushtetin absolut të Ramës. Një monizëm në kohë demokracie.
Nëse ndjek emisionet e darkës bindesh se fatkeqësia më e madhe e këtij vendi është Opozita. Pavarësisht se ka 10 vjet që ka lënë çdo lloj pushteti. Manipulatorët thonë se suksesi i Ramës është dëm kolateral i dështimit të Opozitës pa e analizuar aspak se pse nuk ka Opozitë. Në media gjen gazetarë, pronarët e të cilëve punojnë për njërin prej tre bajraktarëve politikë. Ata janë pagatorë të tyre jo zëdhënës të interesit publik. Nga përplasja e tre palëve publiku duhet të hamendësojë të vërtetën. Ajo është si një rebus për tu zgjidhur prej tij. Një opinionist i pavarur është i padëgjueshëm. Sa më qartë të thuhet e vërteta aq më pak merret në konsideratë. Arsyeja ka humbur në zhurmën e militantizmit dhe luftës propagandistike.

Nëse në këto 10 vjet ka pasë një sukses absolut ka qenë Vrasja e Opozitës. Dy herë e ndryshoi Kushtetutën, një herë për ta vrarë demokracinë brenda Partisë dhe herën tjetër për të vrarë Opozitën. Herën e parë me Sali Berishën në 2008-ën herën e dytë me naivitetin idiot të Lulzim Bashës në 2020-ën! Kështu edhe ua mbyll gojën opozitarëve: ?E ndryshova me votat tuaja?. Sepse ciniku demagog nuk ka skrupuj moralë. Pasi e vrau dhe e sakatoi Opozitën drejton gishtin për të na treguar ?Është kufomë?!
Po zoti Kryeministër, kufomë është. Por e vrave ti! Përmes makinacioneve ligjore zgjedhore dhe kulisave dinake të përçarjeve. Korrupsioni i nivelit më të lartë është ai politik, ai që bëhet me votat e deputetëve ditën për diell. Duke sfiduar gjithë opinionin publik, shpirtin opozitar, ndërkombëtarët në emër të sovranitetit! Kur arrihet në këtë stad të kujtohet shprehja e mëposhtëme:
?Ajo çka e dallon monarkun e një regjimi të vjetër si Luigji i XIV nga një tiran modern populist si Napoleoni është se i pari (Luigji XIV) i shtypte njerëzit ndërsa tjetri (Napoleoni) i shtypte duke i detyruar të thonë se janë të lirë?
Kjo sentencë e marrë nga një politolog i perëndimit (Stephen Holmes) për të shpjeguar ndryshimin e politikës ruse nga epoka sovjetike në atë putiniane më duket mjaft e përshtatshme edhe për vendin tonë. Me ndryshime fare të vogla.
Ne ndjehemi të vjedhur e të mashtruar por kemi humbur të drejtën për tu ankuar!
Nëse Rama ka bërë një reformë të suksesshme është kjo. Ai jo vetëm e ka vrarë Opozitarizmin por edhe e ka ndërgjegjen e qetë. Më kujton atë shprehjen e famshme të Ledit Makbeth drejtuar të shoqit që sapo kishte vrarë Mbretin Dunkan:
?Si ti i kam duart por më vjen turp që kam një zemër kaq të bardhë?
Një personazh, i cili është këshilltar i ministrit, ka qen...
Many characters, who stand by Lulzim Basha's side, have co...
This picture is worth a thousand words. Perhaps the commen...
Një lajm u shpërnda shpejt në media, ku thuhej se isht...
Yesterday "Top Channel" published a material about a p...
For the 28 days of January, a series of scandals have ...
Policia prej disa ditësh njofton se janë duke u hequr ...
Provat e reja për 21 janarin, implikojnë edhe Lulzim Basha...
The event of "January 21" is one of the most tragic da...
The Democratic Party is going through a deep crisis, n...
Është shtyrë për të shtatën herë, seanca e Apelit për depu...
Në një status Alibej më në fund foli. Dhe jo vetëm foli, p...
On October 21, 2022, Taulant Balla announced the legal...
Jorida Tabaku had not written anything on Facebook for...
The new Parliamentary session starts on Monday. Appar...
On January 11, the next session is expected to take pl...
Yesterday, RD newspaper celebrated its 32nd anniversar...
Pas shumë shtyrjesh, Gjykata ka njoftuar sërish një se...
Maybe the time has come that in Albania, for the first...
Dikush mund ta ketë të vështirë për ta besuar, por ësh...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
After the first denunciation, the Plug show has continued ...
Today, CNA has published a complaint from residents of the...
A complaint from residents of the village of Gjashtë in Sa...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The Crime Investigation Specialists of the Shkodra Police ...
Tirana Police announce that 11 citizens have been identifi...
A police officer at Durres prison has been arrested in fla...
An accident occurred this afternoon on the Elbasan-Peqin a...
Today, mainly stable weather conditions. According to the...
Today, our country will be affected by almost the same met...
As climate change warms coastal waters in northern Europe,...
Today, our country will be affected by almost the same met...
A severe heatwave is expected to sweep across Central Euro...
At least 235 people have been killed and more than 4,300 i...
Is the Chancellor at a loss for words? What do experts say...
Multiple explosions are reported by foreign media in the U...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
The agricultural sector faced a very challenging year in 2...
This Friday, one US dollar is bought for 82.2 lek and sold...
Austria was the leading foreign investor in Albania in the...
Between 2015 and 2025, residential construction prices inc...