
Pas shumë shtyrjesh, Gjykata ka njoftuar sërish një seancë për shqyrtimin dhe vendimmarrjen lidhur me Vulën e PD-së.
Seanca kësaj radhe është njoftuar të mbahet në 17 Janar.
Dash Sula dhe Saimir Korreshi nuk do jenë në dyert e Gjykatës kësaj rradhe për t'u siguruar që përfaqësuesit e PD-së do të paraqiten sipas orarit dhe nuk do sëmuren siç ka ndodhur shpesh në vitin që sapo iku.

Pas konfliktit për preferencat lidhur me kandidatët për Avokat Populli, në PD-në e Vulës ka pasur rigrupime të forcave.
Dashi dhe Saimiri janë reshtuar pas Gazit, pa ju gëzuar dot ndonjë fitoreje politike në procedurat e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Dashi, Saimiri, Gazi, Jorida dhe 8 deputetë të tjerë, gjatë provave për konsolidimin e grupit bënë edhe sakrificën e të shfaqurit si budallenj kur deklaruan që kishin firmosur mbështetjen për 12 kandidatura, por kishin qenë esëll vetëm për njërën kandidaturë.
Pasoja më e parë e këtij konsolidimi ishte forcimi i radhëve edhe në grupin e Alibeajt, pas të cilit u rreshtuan Gjekmarkaj, Bushati dhe 7 të tjerë.
Të nesërmen e humbjes së radhës, grupi i PD-së së Vulës ishte organizuar në 2 nën-grupe, ai i Alibeajt dhe ai i Gazit dhe Joridës.
Por data 17 Janar po afron. Ndaj të gjithë i kanë hedhur sytë drejt sfidave të reja.

Pas datës 17 Janar vula pritet që t’i dorëzohet zyrtarisht Grupit të Vulës. Por realitetet e betejave të zhvilluara, kanë forcuar shumë disa personalitete brenda grupit të PD-së së Vulës.
Alibeaj ka kataloguar fitoret personale gjatë vitit 2022, si person i vendosur në krye të grupit parlamentar të PD-së së Vulës.
Alibeaj midis shumë fitoreve ka hapur përshembull dosjet e Sigurimit të Shtetit, ka korrur sukses të paharrueshëm si bashkëkryetar i komisionit për hetimin e zgjedhjeve, ka fituar në betejën politike me Ramën për zgjedhjen e Presidentit, ka treguar që nuk heq dorë nga ideja e promovimit të shokëve edhe nëse shokët nuk i pranohen nga askush. Ndaj e quan sidoqoftë fitore që megjithëse nuk promovon dot shokun e vet, nuk i le as të tjerët të promovojnë shoqnin e tyre. Të gjitha këto fitore të kryera tashmë si dhe ajo e pritshme për reformën zgjedhore i japin të gjithë të drejtën që të jetë ai personi që do fusë në xhep vulën që do të fitohet në datën 17 Janar.

Gaz Bardhi ka mbajtur shënimet e veta dhe i ka rezultuar që i ka qëndruar çdo porosie të Lulit gjatë 1 viti që Luli publikisht duket në konflikt me Doktorin.
Ndaj, ai ashtu si Luli beson se Vula duhet që të sistemohet në xhepin e Lulit.
Të dyja palët në heshtje kanë pranuar që e vetmja zgjidhje është operacioni:
"Marrim Vulën, nisim zgjedhjet e reja".
Secili po aktivizon mbështetësit. Duket se vrulli i garës ka përfshirë edhe Joridën. Meqë PD nuk ka pasur asnjëherë kryetare femër, edhe Jorida po përgatitet të hyjë në garë. Edhe ajo ka siguruar mbështetësit e vet që besojnë se Jorida është e vetmja që mund ta kapë keq Ramën. Madje ndonjëri beson që edhe gruaja e Ramës ka vënë re se vetëm Jorida mund ta fusë në pozitë të vështirë Ramën. Dhe e gjitha duket e besueshme sa kohë që historia tregohet nga vetë Jorida. Orjola Pampuri, Arbi Agalliu dhe nja 2 të tjerë po punojnë ndërkohë në linjën: Jorida për Kryetare PD-je.

Të gjjtha këto mund të sjellin si pasojë copëtimin edhe të nën-grupit të Vulës që deri dje mbështeste Gazin (që i ka ndenjur gjithnjë korrekt Lulit).
Koha nuk pret. Në 15 Mars fillojnë rregjistrimet në KQZ dhe përgatitjet për betejën elektorale duhet të paraprihen nga përgatitjet për gjetjen e xhepit ku do futet vula.
Deri tani pretendentët janë 3:
Xhepi i Enkelejdit
Xhepi i Lulit (ku rri edhe Gazi) dhe
Xhepi i Joridës./ CNA.al
Maybe the time has come that in Albania, for the first...
Dikush mund ta ketë të vështirë për ta besuar, por ësh...
2022, as a political year, produced many events, but i...
The news that produced the failed session of the elect...
Mediat kanë përfituar miliona euro nga inceneratorët. Ata ...
Since 2 days there has been a new war in the DP group ...
The opposition is one of the main pillars of democracy...
Në dy javët e fundit, pati një “debat”, midis kryeministri...
The affair of the incinerators is a corrupt scandal of a g...
The incinerators, the biggest corrupt affair in these 30 y...
Today Gent Ibrahimi was "selected" by the Presidency a...
Yesterday, the Democratic Party held the Primaries. The ho...
Primaret janë një risi në PD. Kreu në detyrë, Sali Ber...
The Albanian opposition has taken a position in support of...
IKMT sot në mëngjes ka vijuar një aksion të filluar në...
Lulzim Basha and his people seem to have left a handfu...
It has been reported in the media and the finger pointed a...
The negotiations between Berisha's group and that of L...
The media and their payments from the incinerator companie...
Mund të duket e pabesueshme, por faktet çojnë në një drejt...
Another name listed in the group of 99 of Erion Veliaj...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
One person was injured after a gunshot attack recorded thi...
An injury has occurred in Korça where an 18-year-old man h...
Saranda / Preliminary information At around 21:15, in nei...
A serious incident occurred in Saranda this Friday evening...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Japan's parliament has approved a bill to ease the rules o...
The Strategic Dialogue process between the United States a...
The Trump administration decided on Thursday to shorten th...
The Minister of State Administration and Local Self-Govern...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
The Albanian economy continued to expand in early 2026, bu...
For three days of festival, up to 120 euros just for parki...
Oil prices have risen again in recent days on internationa...
This Friday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sold...