LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jorida Tabaku ju bashkohet hapur socialistëve

2023-02-16 14:21:00, Editorial CNA

Jorida Tabaku ju bashkohet hapur socialistëve

Në seancën plenare të ditës së sotme ku haptazi u shkel rregullorja duke u përjashtuar edhe 4 deputetë të tjerë demokrat, socialistët donin në shkelje të rregullores të vazhdonin me çështjet e rendit të ditës.

Skandali McGonigal është arsyeja që opozita kërkon Edi Ramën në Kuvend dhe që deputetët demokrat përjashtohen në shkelje të rregullores.

Deputetët demokrat protestonin për shkeljen e ligjit dhe të Kushtetutës në mohimin e të drejtave, duke kërkuar fjalën, prezencën e kryeministrit dhe prezencën e deputetëve që u përjashtuan pa të drejtë.

Deputetja Jorida Tabaku ishte e vetmja e opozitës që ju bashkua mazhorancës për të kërkuar vazhdimin e rendit të ditës, për të folur për pullat e fiskale dhe çështje të tjera, sipas vullnetit të socialistëve për të tërhequr vëmendjen nga skandali Rama-McGonigal.

Jorida Tabaku arriti deri aty sa t’i bashkohej zonëes Felaj duke i tërhequr vëmendjen deputetit demokrat Edmond Spaho dhe duke i kërkuar këtij të fundit të mbante qetësi për çështjet që kërkonte mazhoranca.

Ky akt i turpshëm i zonjës Tabaku çuditi të djathtët dhe votuesit e PD-së, që e kanë votuar për deputete.  Tabaku akuzoi deputetët që bëjnë zhurmë dhe nuk e lënë atë edhe socialistët të bëjnë teatrin e radhës me pseudo-opozitë./CNA.al



 

16:40 Editorial

“Big Brother

Policia prej disa ditësh njofton se janë duke u hequr ...

Lajmet e fundit nga