LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali McGonigal, SHBA dhe Lulzim Basha

2023-02-18 13:07:00, Editorial CNA

Skandali McGonigal, SHBA dhe Lulzim Basha

Javët e fundit politika shqiptare, ethshëm, debaton mbi skandalin McGonigal, një zyrtar i lartë i FBi-së, i cili është nën hetim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lidhjet e tij me një bzinesmen rus, ku gjatë hetimeve përmendet 14 herë kryeministri Rama, flitet për persona A dhe B, emrat e të cilëve janë Agron Neza e Dorian Duçka, flitet për para e të tjera si këto.

Por ende kjo mbetet një akuzë që u përket Shteteve të Bashkuara dhe nuk ka një akuzë zyrtare ndaj kryeministrit.

Skandali McGonigal, SHBA dhe Lulzim Basha

Kjo është e vërteta në këtë situatë që ne ndodhemi. Mund të ketë nesër një akuzë, kjo nuk dihet. Por fakti është që politika shqiptare, opozita, e ka marrë këtë çështje dhe e ka kthyer në kauzë të saj duke akuzuar fort Edi Ramën.

Pra, deri këtu kemi të bëjmë me atë çka deklarojnë mediat në SHBA, por edhe dokumentet zyrtare të publikuara, që tashmë janë të mundshme për t’u lexuar nga i gjithë opinioni publik, jo vetëm nga gazetarët apo pjesa politike si dhe kemi të bëjmë me gjendjen që ka opozita sot në lidhje me skandalin McGonigal.

Kuptohet Berisha si politikan race, e ka marrë çështjen dhe po e përdor fort për të mbrojtur veten e tij dhe për të thënë se Rama është investuar për ta shpallur “non grata”, duke përdorur instrumentet e tij, por edhe duke theksuar se janë përdorur informacione me njerëz të cilët janë çuar në SHBA, për t’i shërbyer dëmtimit të opozitës në lidhje me çështje të ndryshme.

Berisha del drejtpërdrejt dhe kërkon dorëheqjen e kryeministrit, sepse Rama është duke asgjësuar pluralizmin politik në Shqipëri, se kryeministri po përdor zyrtarë të lartë, duke raportuar kundër opozitës, kundër pluralizmit e të tjera si këto.

Dje befas u shfaq Luli. Po ai Lulzim Basha fantastiku, gënjeshtari, i pafytyrui, i pabesi, del në media dhe kërkon të riciklohet si ato mbetjet e hedhura në sharrë që tashmë as nuk po riciklohen dhe as nuk po incenerohen.

Lulzim Basha duke kapur situatën del dhe shfaqet duke thënë se e kanë akuzuar padrejtësisht në lidhje me paratë ruse dhe se ai është viktimë e McGonigalit, Edi Ramës e të tjera barsoleta si këto.

Faktet që përmendëm më lart në lidhje me situatën McGonigal dhe opozitën, SHBA-së i tregojnë se Lulzim Basha s’ka asnjë lidhje me këtë çështje.

Ai kërkon që të përfshihet, që të dalë i palagur, por në fakt, Lulzim Basha nuk ka ikur nga kreu i PD-së, se i dolën para ruse apo u shpall “non grata”, por paratë ruse i dolën në vitet 2017-2018 dhe ai qëndroi kryetar i PD-së, edhe pse humbi, dogji mandate, nuk u fut në zgjedhjet lokale, apo edhe në 2021-shin kur humbi zgjedhjet në mënyrë të turpshme.

Dhe për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar, një forcë politike fitonte zgjedhjet për herë të tretë.

Lulzim Basha, skandalin e financimeve ruse e ka në mars të 2017-ës dhe deklarimet i ka bërë Nik Muzine, lobisti i tij në SHBA.

Muzine ka deklaruar në departamentin e Drejtësisë 1 milion e 25 mijë dollarë, nga të cilat 500 mijë sipas kontratës së paguar nga Biniata Trade.

Skandali McGonigal, SHBA dhe Lulzim Basha

Luli ka dhënë tri versione të ndryshme në emisionin “Opinion”, në daljet e tij publike dhe asnjëherë në asnjë rast nuk ka mundur dot të tregojë burimin e vërtetë të atyre parave për foton që ai bëri me ish-Presidentin Donald Trump.

McGonigal nuk ka ekzistuar në kohën e skandaleve të financimeve ruse të Lulzim Bashës se u fsheh në kompanitë me pronarë rus dhe me para ende të dyshimta e të paqarta se si e pagoi lobimin në SHBA.

Ndërkohë që një tjetër gjë deklaronte lobisti Nik Muzine, një tjetër gjë Lulzim Basha, këtu, i cili çështjen e financimeve ruse në Shqipëri e ka mbylllur në mënyrë krej të dyshimtë, pranë organeve të drejtësisë pa u hetuar për atë çështje.

Sërish me procedurë, siç shpëtoi për Rrugën e Kombit. Ashtu siç po përpiqet me procedurë, edhe pse ka dhënë dorëheqje si kryetar i PD-së, nuk shkon ta dorëzojë atë në gjykatë. Por mban peng Partinë Demokratike.

Gjithçka Luli e bën me procedurë. Tani me procedurë “rikthehet”, duke kërkuar të justifikohet se është viktimë dhe ka ikur nga kryetari i PD-së dhe ka humbur se ekzistonte çështja McGonigal, dhe e besuan të padrejtët. E besuan demokratët e thjeshtë se u akuzua padrejtësisht nga Berisha dhë të tijtë.

Në fakt Lulzim Basha duhej të kishte ikur nga kryetari i PD-së, në vitin 2017, edhe pse çështja e financimeve ruse nuk ishte bërë publike, por ambasadori Donald Lu, sipas të dhënave publike, por edhe të konfirmuara nga ish-kryeministri Berisha dhe nga kreu aktual i PD-së, ka shkuar në zyrën e këtij të fundit dhe i ka çuar një dosje në lidhje me financimet ruse të Lulzim Bashës.

Skandali McGonigal, SHBA dhe Lulzim Basha

Pra, gjithçka është bërë shumë kohë më përpara se McGonigal të vihej në kontakt me kryeministrin Rama, në lidhje me këtë skandal që po ndodh së fundmi.

Në atë kohë Berisha e mbrojti Lulzim Bashën dhe ky i fundit qëndroi kryetar i PD-së.

U tha se filloi të radikalizonte qëndrimet tij pas 2018-ës, pikërisht sepse dosja e financimeve ruse po bëhej publike. Pasi e nxori Mother Jones në fund të 2018-ës, menjëherë Lulzim Basha shkon e djeg mandatet e deputetëve, nuk hyn në zgjedhjet lokale. Berisha e mbron e djeg nga pas.

Në 2021-shin Luli kishte kaluar katër vjet nga marrëveshja me Edi Ramën, në vitin 2017.

Njerëzit afër tij pasuroheshin, kishte akuza se shiste mandate deputetësh. Humbi zgjedhjet, por sërish u zgjodh kryetari i PD-së.

Skandali McGonigal, SHBA dhe Lulzim Basha

Edhe pasi Berisha disa ditë pas zgjedhjeve shpallet “non grata”. Luli nxitoi për tri javë të zgjidhet kryetar i PD-së, edhe pse ka humbur dhe mbështetet pikërisht nga Sali Berisha.

Pra argumenti se Berisha e ka sulmuar apo i ka rënë më qafë dhe është viktimë e McGonigal, e Ramës dhe këtyre të tjerave e të tjera histori si këto janë vetëm pallavra që nuk e beson më njeriu Lulin, sepse ai ka ikur për shumë nga arsyet që përmendëm më sipër.

Ka edhe një fakt se si frikacak u mbyll në zyrë dhe përjashtoi nga grupi parlamentar i PD-së, babain e tij politik, njeriun që e kishte marrë nga rruga dhe e kishte bërë udhëheqës të Partisë Demokratike.

E kishte vënë si kryetar në vitin 2013 kundër vullnetit të demokratëve, e kishte mbështetur në vitin 2017, kundër vullnetit të demokratëve, e kishte rimbështetur në 2021-shin kundër vullentit të demokratëve dhe Luli shkoi e vrau dhe kujtoi se Berisha vdiq.

Por ai si Ante u ngrit nga toka dhe i mori partinë sepse kishte me vete shumicën e demokratëve dhe sërish e ka shumicën del apo nuk del Luli.

Luli nuk mund të kthehet më kurrë në PD. Ndoshta është shfaqur tani sepse qëndroi një vit, që të konsumohej rikthimi i Berishës që në PD s’do të ndodhte asgjë, PD-ja të ishte po e njëjta, siç po duket nga protestat, nga lëvizjet, po tjetër.

Është po e njëjta, servilët e Lulit kanë ngelur shumë pak. Shumica e servilëve kanë qenë të Saliut dhe kanë hyrë te Saliu.

Dihet kush janë.

Tani Luli kërkon të rikthehet, të marrë partinë, ta bëjë më të vogël sesa e ka Saliu sot.

Skandali McGonigal, SHBA dhe Lulzim Basha

Pasi e zvogëloi njëherë atë parti të madhe që mori dhe po lufton thjesht dhe vetëm me një qëllim të justifikohet gjoja me çështjen “McGonigal”, të marrë vulën e PD-së, dhe mbi këtë kauzë të shkojë në zgjedhjet lokale dhe ta çojë PD-në atje ku askujt nuk ia merr mendja.

Më herët e ka provuar edhe këtë gjë. Në zgjedhjet e 6 marsit 2022 doli forcë e tretë dhe sikur të marrë vulën në gjykatë mund të dalë edhe forcë e katërt apo e pesta, duke marrë më pak vota sesa të pavlefshmet.

Në të gjithë lëvizjen e tij politike nuk bën asgjë tjetër thjesht dhe vetëm dëmton PD-në që e mori nga rruga dhe e bëri udhëheqës, lider dhe miliarder atë dhe familjarët e tij.

Prandaj dhe dje Luli ishte zhytur fort në xhel për të shkëlqyer në mashtrimin e tij politik, i cili tashmë nuk ka më pasqyrë apo nuk ka më të ngjashëm ta tregojë siç është Luli i vërtetë edhe për ata që deri dje nuk e besonin./CNA.al

16:40 Editorial

“Big Brother

Policia prej disa ditësh njofton se janë duke u hequr ...

Lajmet e fundit nga