Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Dje në një vendim personal, krejtësisht të pakëshilluar dhe i pa votuar në asnjë strukturë, pa pasur asnjë rregull statutor, pa u konsultuar qoftë edhe me një person të vetëm, Lulzim Basha me një vendim , të marrë me kunatin dhe gruan në krah, me familjarët e tij me të cilët drejton Partinë Demokratike në këto tetë vite, përjashtoi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-presidentin e vendit, njeriun që themeloi këtë parti dhe që në fakt e ka vendosur Lulzim Bashën në krye të saj.
Dje, Lulzim Basha bëri një veprim pas një kërkese të ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, në fakt do të kishte një mijë e një mënyra të tjera për t’u sjellë me Berishën. Por, Luli u soll me atë ashtu siç është sjellë këto tetë vite me Partinë Demokratike dhe ai ?vrau? Berishën politikisht, por mesa duket qartazi Berisha nuk është një ?kockë e lehtë? për t?u ?ngrënë? nga Luli. Dhe e vetmja gjë që mund të pranohet, është se Berisha ?vrau? veten, me vendosjen e Lulit në krye të PD.
Por, kjo ngelet për t?u parë se cili do jetë reagimi, pasi nga sot e në vazhdim pritet të ketë lëvizje të forta kundër Lulzim Bashës, brenda Partisë Demokratike.
Berisha ?vrau? veten sepse në fakt ishte ai që e zgjodhi Lulzim Bashën. Ishte ai që e solli në vitin 2005 në PD. Një njeri i pashkolluar në fakt, i cili vetëm për shkak të anglishtes që dinte punonte në Kosovë.
Kishte ardhur dhe u shpall në atë kohë në Tiranë si një njeri vizionar etj. Megjithëse tani së fundi kanë dalë edhe dokumentat se prej më shumë se 12 vitesh, mezi mbylli ciklin e tij shkollor në Hollandë. (Lexo ketu)
Por, këto detaje nuk kanë shumë rëndësi.
Berisha ?vrau? veten sepse gjithçka fillon me vendosjen e Lulzim Bashës nëpër ministri, duke e qarkulluar e duke menduar se të nesërmen do ishte një trashëgimtar i tij. Por dhe më pas kur shumë intelektualë por edhe mediat si rasti i CNA.al i drejtoheshin publikisht Doktori mbështeste atë që më pas do ta “vriste”.
Nga Ministria e Brendshme, tek e Jashtmja dhe Transportet. Fillojnë skandalet me rrugën e Kombit tek ministria e Transportit, shkon tek skandali me ujërat territorial me Greqinë tek ministria e Jashtme, dhe më pas në ministrinë e Brendshme, 21 janari. Vrasje të cilat Berisha i mori përsipër, megjithëse Lulzim Basha ishte ministri përgjegjës. Luli doli i pafajshëm dhe të paktën as nuk u hetua ndonjëherë për ato vrasje.
Më pas shkojmë tek Bashkia e Tiranës, ku qëndroi për katër vite dhe nuk bëri asgjë. Sërish nga Berisha u mbajt.
Është vetë Doktori i cili në mënyrë të njëanshme ndërhyn në garën e zgjedhjeve të vitit 2013 në Partinë Demokratike, pasi Lulzim Basha regjistroi rezultatin më katastrofik në Shqipëri, në Tiranë dhe PD doli në Opozitë.
Në 22 korrik pati një betejë me Sokol Olldashin. Sali Berisha ishte njeriu që vendosi në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Bashën. Sulmoi njerëzit dhe rivalët e Lulzim Bashës.
Vendosi Bashën në krye të PD, duke përjashtuar njerëz dhe duke thyer selinë e PD në Durrës, duke përjashtuar njerëz në Fier apo në Korçë. Duke telefonuar dhe folur dhunshëm, thjeshtë dhe vetëm që Lulzim Basha të bëhet kryetar i PD-së.
Njeriu i cili në parti shihej si ?djali? i Berishës.
Gjithçka fillon me hyrjen në parlament. Me Reformën Administrative dhe Reformën në Drejtësi. Tek ajo Administrative, në mënyrë të pabesueshme Lulzim Basha nuk përfshiu partinë. Fillon format e bojkotit dhe përplasjet. Fillon konfliktet me ndërkombëtarët për Reformën në Drejtësi. Dhe sa herë duhej të jepte atyre llogari, atyre iu thoshte se ?Këto nuk janë veprimet e tij dhe se Partinë Demokratike e drejton Sali Berisha?.
Shkojmë më tej, tek pazaret për ligje të ndryshme. Siç ishte rasti i pazarit për Ligjin e Arsimit të Lartë. Të cilin premtoi se do ta çonte në Gjykatën Kushtetuese, por më pas mbylli gojën.
Kryesorja e mandatit të parë, pra e 4-vjeçarit të parë si kryetar i PD-së, është çadra. Marrëveshja me Ramën dhe zgjedhjet.
Lulzim Basha tre muaj para zgjedhjeve fut Partinë Demokratike në çadër dhe fillon një pranverë të vështirë për Opozitën, e cila çoi deri në izolimin e saj të plotë. Kërkon rrëzimin e Edi Ramës, por në finale shkon e bën një marrëveshje me kryeministrin dhe përfundon si ?armik? i LSI-së dhe Ilir Metës.
Në 2017 përgatiti një palë lista skandaloze, të cilat i japin Partisë Demokratike një rezultat 30% gati më pak sesa në vitin 2013 kur doli në opozitë.
Pra, Partia Demokratike nga rreth 690 mijë vota në vitin 2013, shkon në 450 mijë vota në vitin 2017.
Humbje e turpshme, goditet elita e PD-së, fillojnë përplasjet e brendshme. Basha nxiton të bëjë një garë, Berisha nuk flet.
Është sërish Doktori që mandatin 4-vjeçar të Lulzim Bashës nuk e përflet, por shikon tek e ardhmja.
?Vriten? bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Ish-ministra të suksesshëm që kishte pasur në qeverisje. Shumë zëra ndryshe dhe më elitarë larhohen nga Lulzim Basha. Doktori hesht.
Në PD zhvillohen një palë zgjedhje të turpshme. Përjashtohen kandidatët e tjerë. Nuk i jepet askujt asnjë afat, asnjë mbështetje. Berisha sërish hesht, Basha rizgjidhet kryetar.
Fillon parlamenti i ri. Çdo gjë fillon mes përplasjesh. Ka dy rryma. Një rrymë që kërkon largimin e Bashës, një rrymë tjetër që kërkon reforma statutore, e të tjera si këto.
Në finale rezulton se Lulzim Basha do të shkojë në parlament me grupin e tij të ri dhe që në votimin e parë një grup deputetësh ?tredhin? votat e tyre dhe përfundojnë në ?shtratin? e Edi Ramës, duke votuar Gramoz Ruçin si kryetar Kuvendi.
Sërish Sali Berisha, hesht!
Më tej fillojnë përjashtimet, jo vetëm të atyre që kritikuan 2017-ën, por edhe në degë.
Lulzim Basha për një gjë flet, për një gjë nuk flet. Dhe shpesh është akuzuar se merr para nga aferat e ndryshme korruptive që kanë ndodhur në vend.
Nuk foli për çështjen e inceneratorëve, për të cilën u kujtua pak muaj më parë, dhe më pas heshti.
Tashmë përfaqësuesin e tyre brenda Opozitës, Gerti Bogdanin, po e vë si kandidat përballë Erion Veliajt.(Lexo ketu)
Flet në mënyrë të përkoheshme për kauza të caktuara dhe më pas ndryshon drejtim.
Bën tradhëti të hapura. Përfshirë këtu të rinjtë në Rrugën e Kombit. Studentët në protestën e tyre kundër Ramës, ndërhyn dhe i përçan.
Bën disa lëvizje, të cilat nuk i japin asgjë, por thjeshtë dhe vetëm e çojnë drejt një ?çmendurie? politike, siç ishte ajo e vitit 2019, kur Lulzim Basha vendosi në mënyrë personale djegien e mandateve të deputetëve. Dhe shpesh përmend fjalën ?është vendimi personal, përgjegjësinë e marr unë?.
Por, ka tetë vite që nuk ka marrë asnjë lloj përgjegjësie.
Duhej të ?vriste? Sali Berishën, ose ta çonte këtë të fundit në ?vetëvrasje?, që të fillonte të merrte përgjegjësi dhe kosto brenda Partisë Demokratike.
Djegia e mandateve sjell një sërë protestash të dhunshme, të cilat çojnë në një palë zgjedhje lokale, të cilat Partia Demokratike i kaloi duke ?festuar? me klarinetë, në qendrat e votimit në qershor 2019.
Pazaret me Ramën në 2017, skandalet në një media amerikane për financime ruse dhe para të pista të Lulzim Bashës, lidhur me një rrjet turko-rus, çuan në një hetim penal ndaj këtij të fundit, por duket se u mbyll sërish me procedurë.
Ky skandal dhe një hetim penal në SHBA, janë momenti që e shantazhon Lulzim Bashën. (Lexo ketu). Njeriu i cili nuk përballon dot presionin dhe mesa duket së fundi për shkak të këtyre problemeve ka bërë dhe ?çmenduritë? e tij.
Por, pas skandaleve me financime ruse, pas një çorganizimi dhe shkatërrimi të plotë të Partisë Demokratike, pas një marrëveshje me LSI-në dhe Kryemadhin, dhe pas debateve të forta, Lulzim Basha vjen në zgjedhjet e vitit 2021. Shpall fitoren ende pa e filluar dhe këtë e bën që në muajin dhjetor të vitit 2020.
Ecen përpara, vonon listat, dhe sërish sjell një listë të përfolur, ku shumë emra thuhet se kanë blerë vendet.
Futi Partinë Demokratike në një proçes të brendshem ku deputetët u selektuan nga trupa elektorale e partisë, por askush nuk u pyet.
Një Komision Vettingu në parti vendosi për imazhin e tyre, për reputacionin. Por, sërish vendimi i këtij komisioni u hodh në kosh.
Emrat që u hoqën nga Komisioni, u futën nga Basha në listë.
Më tej shpallja e emrave dhe fushata. Lodhet shumë shpejt, humbet zgjedhjet, por këtë herë vepron në mënyrë banale. Sapo mbyllen kutitë, del dhe shpall fitoren.
Pastaj del dhe deklaron se po hapeshin kutitë e PS-së dhe në fund doli e lexoi një letër duke theksuar se kishte ndodhur një ?masakër zgjedhore?.
Më pas, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nëpërmjet një deklarate theksojnë se ish-kryeministri Sali Berisha ishte shpallur non-grata.
Basha del dhe e mbështet. Thotë se ska fakte e prova. Do të presë njohjen e tyre. Në fund dje pamë Lulzim Bashën e vërtetë. Dha vendimin e tij personal, dhe tha se ?ky ishte vendimi i jetës së tij dhe do mbante ai përgjegjësi?.
Në fakt kjo ishte ?vetëvrasja? e Sali Berishës. Ishte përgjigja që mori nga Lulzim Basha, nga i zgjedhur i tij.
Nga të gjithë këto bëma dhe gjëma që përmendëm më lart, ka edhe të tjera ndoshta, por për të mos u zgjatur, nga ato që ka bërë Lulzim Basha në këto tetë vite, ai duhej të ishte larguar që në vitin 2017 nga karrigeja e kryetarit të PD-së. Ai duhej të dorëhiqej, por vetëngriu.
Duhej të kishte dhënë dorëheqjen në 2021, dhe të mos kishte kandiduar në asnjë mënyrë për drejtimin e PD-së.
Por, pas shpalljes së Berishës non-grata, reagoi menjëherë duke u mbështetur ndoshta edhe nga Berisha, zhvillon zgjedhjet në parti, kap partinë dhe nuk e lëshon karrigen e kryetarit.
Dhe tani, edhe pse nuk ka kompetencë statutore, vendos përjashtimin e Berishës.
Ka me dhjetëra bëma dhe gjëma Lulzim Basha. Të gjitha vendime të tij personale, të gjitha vendime të pakonsultuara. Pa mbledhur kurrë strukturat. Pa u mbështetur në themelet e një force politike, që janë idetë dhe rregullat që e bashkojnë këtë parti.
Mendimi dhe vota e shumicës e cila është dhe verdikt.
Lulzim Basha ka vepruar i vetëm dhe gjithë rrugës është mbështetur në vendimet e tij nga Sali Berisha.
Lulzim Basha u emërua, u zgjodh dhe u mbështet që nga viti 2005, nga Sali Berisha.
Dhe vendosi që të çonte në ?vetëvrasje? të Sali Berishës.
Ky është fakti, të tjerat shkojnë e vijnë. Zullumet e Lulit janë renditur më lart një e nga një.
Tani nuk na ka ngelur gjë tjetër, por thjeshtë dhe vetëm që Berisha të veprojë kundër tradhëtarit, që bëri këtë ?krim politik?. Kundër ?djalit? që kërkoi të ?vriste babanë?. Dhe e keqja është se ishte një djalë i gjetur në rrugë.
PD-ja nuk do ta ketë të lehtë. Do të ketë përplasje. Do të ketë debate. Ndoshta deri edhe konflikte, ashtu siç filloi dje në mbrëmje për të kuptuar në fund se cila është e vërteta përfundimtare e Lulzim Bashës, e cila do të lidhet me të ardhmen e tij politike.
Pra, shkatërrimin e PD-së, e cila pas ?vetëvrasjes? së Berishës duket në një rrugë pa krye./CNA.al
Historia nuk fshihet/ Sali Berisha dhe një koment i nevojshëm
Skandal, 12 vjet për t’u diplomuar/ Lulzim Basha fsheh shkollimin
Shënim/ Skandalet me lobimet dhe pse Basha nuk shkon dot në SHBA?
E gjithë mënyra e sjelljes së Lulzim Bashës, që në ditën kur...
Pashë ndeshjen e kombëtares sonë, dhe më la shenjë Armando B...
Nga Kim MehmetiKa raste kur fjalët nuk kanë asnjë kuptim, ku...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsëritën sot paralajmërime...
Në rrjetet sociale në Shqipëri po qarkullon një status i zon...
Monolog nga Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për...
Tashmë u bënë 27 vite që përplasem politikisht me Sali Beris...
Nga Baton HaxhiuSali Berisha dhe Ilir Meta, sot, janë aleatë...
Tashmë Edi Rama e ka shpallur qeverinë e tij, e cila dukshëm...
Nga Mero BazeNë shtator të vitit 1990, kur kishin filluar gj...
Nga Edison Ypi Populli pordhëpjerdhës dhe rakipirës të kupto...
Nga Adriatik Doçi Bashkia e Kamzës, nën drejtimin e Rakip Su...
De jure, sipas Kushtetutës, Shqipëria është republike parlam...
Bilal Xhaferri është nga të pakët figura, publicistika e të ...
Na ishin dy Nëna shqiptare. Njëra nga Jugu, tjetra nga Veriu...
Prej disa javësh politika shqiptare mban në parësi të debati...
Dje ishte më frenetik diskutimi për qeverinë e tretë të Edi ...
Ndofta është nga të vetmet qeveri post diktature, ku njerëzi...
Nga Agim XhafkaDje në Pallatin e Kongreseve u mblodh Asamble...
Nga Eduard ZaloshnjaNë Asamblenë Kombëtare të PS-së, Rama de...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...