Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Prej disa javësh politika shqiptare mban në parësi të debatit të saj, Sali Berishën dhe vendimin e dhënë për të nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken, duke e shpallur non-grata.
Po përdoret shumë fort, për shumë akuza, në fakt pa shumë argumenta, që Berisha duhet të ikë me çdo kusht nga parlamenti.
Për këtë ka pasur një qëndrim edhe nga ambasdorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Zhurmë të madhe nga socialistët dhe në fakt disa zëra sporadikë, të nxitur nga Lulzim Basha ditët e fundit, për të folur në lidhje me temën ?Berisha?.
Sali Berisha duhet parë në disa këndvështrime. Nuk mund të shikohet në bllok. Nuk mund të artikulohet ndaj si një ?dhëmballë e prishur?. Është e tepërt. Kjo për shumë e shumë arsye.
Së pari, Berisha ka të bardhat dhe të zezat në historinë e tij. Ka përgjegjësitë e tij historike për të mirat dhe këqijat që i kanë ndodhur Shqipërisë. Patjetër. Këto do t?i gjykojë historia.
Së pari, Berisha është një nga themeluesit e Partisë Demokratike. Një nga njerëzit që në vitet ?90, ishte në krye të atyre që shembën sistemin. Dikush e quan ish-komunist, dikush e quan njeri të përdorur nga Ramiz Alia, e të tjera si këto.
Por, sot këto nuk kanë asnjë vlerë.
Sali Berisha është njeriu që shembi një sistem, bashkë me mijëra studentë dhe me një grup të madh intelektualësh. Nga ata të ashtuquajturit njerëzit e ?pardysyve te bardha?.
U bë President, Shqipëria kaloi një ndryshim madhështor. Nga një vend I shkatërruar, në mjerim, pa bukë dhe me tallona, me një kryeministër punëtor dhe të pa lodhur si Aleksandër Meksi, mundën të reformonin shtetin shqiptar, i cili po ngrihej për herë të parë, pas gati 50 vitesh.
U formuan ministritë e reja, struktura, institucione, filloi koncepti i tatimeve, i kapitalit, koncepti i pronës.
Më pas ndodhën piramidat, padija, me përgjegjësi le ta quajmë, ?97-ta. Beteja ekzistence për Partinë Demokratike. U ngrit nga ?hiri? në 2005, erdhi në pushtet dhe ka realizuar në momentet e para një nga qeverisjet më të mira në historinë e Shqipërisë. I pëlqen apo jo dikujt, ky është fakt në raportet ndërkombëtare.
Në qeverisjen e parë, drejtuar nga Meksi, me Berishën president, u hap dera e Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë. Është i vetmi shtetar shqiptar i pritur në një takim zyrtar nga presidenti i SHBA-ve. Flasim për George Bush, në vitin ?92.
Në një qeverisje 8-vjeçare që askush nuk mund të thotë se nuk ndërtoi rrugë. Askush nuk mund të thotë se nuk bëri reforma në tatime.
Sot janë me mijëra biznese dhe qytetarë që i japin të drejtë për taksën e sheshtë 10%, përtej propagandës. Sepse një njeri që merrte 50 mijë lek, paguante 5 mijë lek. Ai që merrte 200 mijë lek, paguante 20 mijë lek. Kush merrte më shumë, edhe pse ishte 10%, diferenca ishte më e madhe.
Përtej tatimeve dhe infrastrukturës, rendi dhe siguria e viteve 2005-2009, është e papërsëritshme.
Bandat dhe grupet kriminale që kishin pushtuar Shqipërinë u futën brenda.
Shqipëria filloi një axhendë të madhe diplomatike.
Nga ana tjetër, qytetarët shqiptarë që nuk dilnin dot nga kufijtë e tyre, sepse duhej të hynin në ambasada të cilat ishin të rrethuara ende me tela me gjemba, si para viteve ?90, tashmë nuk kishin më nevojë për viza.
U përgatiten pasaportat biometrike, Shqipëria hyri në Shengen. Hodhi hapat e saj të forta. Shqipëria hyri në NATO, me Sali Berishën kryeministër.
Po përmendim shumë pak nga ato që janë bërë. Pra, reformat financiare, infratrukturore, në diplomaci, por edhe shumë e shumë të tjera, për të thënë vetëm një fjalë. A janë këto disa nga të mirat dhe meritat e Sali Berishës dhe vullnetit të tij?!
Tek kontributet e Berishës, mund të shtojmë edhe pjesën historike të Partisë Demokratike.
Sali Berisha është njeriu që për gati 30 vite drejtoi Partinë Demokratike në betejat e saj. Edhe pse me një parti më të vogël, në minorancë, të ?vrarë? në vitin 1997, Sali Berisha diti ta ngrinte dhe ta sillte në pushtet. Dhe e ka mbajtur jo pak, por 13 vite në pushtet, deri në vitin 2013, kur dorëzoi partinë, ose emëroi në krye të saj Lulzim Bashën.
Pra, në gati 22 vite, për 13 vite demokratët qeverisën Shqipërinë, me të mirat dhe të këqijat e tyre. Me përgjegjësitë, kostot, fajet e të tjera si këto.
Ka pasur korrupsion, ka pasur problematika, patjetër. Por, Sali Berisha nuk mund të shumëzohet me zero.
Ky është gabimi që bëjnë të gjithë. Ky është thelbi i asaj që duhet thënë ndryshe. Ka qënë kryeministri i Shqipërisë. Ka qënë kryetar i Partisë Demokratike.
Historia e PD-së nuk mund të shumëzohet me zero, se duan disa RIlindas e disa ?lulzimsa?.
Historia e qeverisjes së shtetit shqiptar nuk mund të shumëzohet me zero, pasi Berisha është shpallur non-grata.
Këtë duhet ta sqarojë ai personalisht, sikurse pretendon, në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Ambasada e SHBA, ka të drejtën e saj që të hedhë hapa për të kërkuar që PD-ja të reagojë. Por, një e vërtetë është e madhe. Sali Berisha është shtetari i këtyre 30 viteve demokraci dhe tranzicion dhe siç ka përgjegjësitë, ka edhe të mirat e tij.
Ka vullnetin e vënë në shërbim të shqiptarëve, të politikës së vendit, e cila diku ka edhe pasoja për disa, por ka edhe merita. Që nga hapja e derës në Shtëpinë e Bardhë pas viteve ?90, tek vizita e George W. Bush në Tiranë, tek vizita e Sekretares Amerikane të Shtetit Klinton në Tiranë, tek reformat e mëdha që administrative, sociale, mbi pronën e të tjera, që ndërmori Shqipëria.
A mund t?i gjejmë të zeza dhe ta sulmojmë Sali Berishën? Pafundësisht.
Ka bërë gabime fatale me ish-të përndjekurit. Erdhi dy herë në pushtet dhe nuk mundi të mbyllte procesin e kompensimit për ish të përndjekurit dhe ish-pronarët. As nuk u kompensuan dhe as nuk iu kthyen dot 100% të pronave.
Mbajtja e ligjit 7501 shikohet si një përgjegjësi, ?97-ta po ashtu.
Por, ka dhe shumë të mira të tjera, shumë akte politike, historike për Shqipërinë, që mbajnë firmën e Sali Berishës.
E kemi në krah të presidentëve amerikanë. E kemi në krah të kancelarëve dhe kryeministrave të gjithë Europës. Është një histori, Sali Berisha, duam apo s?duam, është fakt.
Prandaj dhe artikulimi nga disa individë, disa duhen neveritur, nuk mund të pranohen jo nga demokratët, por edhe nga media dhe gjithë elita qytetare.
Një i dënuar për mashtrues, del e thotë se Sali Berisha duhet të ikë, sepse këtë e thotë Ambasada Amerikane.
Këtë punë e zgjdh Sali Berisha me Ambasadën Amerikane. Nuk mund të dalë një mashtrues, që bëhet anëtar i kryesisë së PD-së nga Lulzim Basha dhe të gjykojë Sali Berishën. Sepse është një zero ne krahasim me Berishën.
Duke e gjykuar, me nxitim, me mllef dhe me negativitet ne dëmtojmë, godasim dhe nxijmë disa të bardha dhe të mira të historisë së Shqipërisë dhe të Partisë Demokratike.
Nuk mund të shumëzohet me zero, as PD dhe as Shqipëria, sepse del një ish-ministre e Lulzim Bashës, tashmë në KQZ dhe shpik se çdo ndodhë me Sali Berishën. Anonime historike dhe e dështuar politike. I vetmi sukses i së cilës është fakti se ka shoqe gruan e Lulit, që në fakt është kryetarja defakto e PD.
Apo se del një gazetare, e përndjekur patjetër, dinjitoze, që në ?97 ka qënë nga ata që i ka fryrë ?zjarrit? për t?u djegur Shqipëria, nga gazeta Koha Jonë, dhe hedh helm.
Humbësit e kanë gjithmonë zakon të sulmojnë fituesit. Këta që sulmojnë, bashkë me Lulin, janë thjesht të dështuar që duan të qëndrojnë në politikë duke sulmuar fituesin.
Partia Demokratike duhet të tregohet më e kujdesshme. Sepse duke ?vrarë? çdo ditë nga pak Sali Berishën, do të vrasë historinë e saj dhe do vdesë ashtu siç duan të majtët.
Megjithëse historinë e Shqipërisë nuk e shuan dot është e lidhur me historinë personale të Berishës. Ai mund të akuzohet si një ish-komunist, si një njeri i ashpër. Ka drejtuar me ?dorë të hekurt?. Një mijë e një qëndrime mund të jepen, por këtu jemi përballë një tjetër fakti. SHpallja e tij non-grata meë shumë se Berishën ndëshkon dhe historinë e 30 viteve demokraci në vend.
Por, Sali Berisha ka edhe gjurmët e tij, të cilat nuk i ka të gdhendura. I ka monumente në pjesët e vlerës historike të Shqipërisë.
Disa i përmendëm më lart. Disa nuk i kemi thënë. Disa i quajnë ?statuja? të vogla, disa janë gjigante. Kjo është çështje parimesh apo besimesh nga militantët.
Por, thelbësor është fakti që ne, shqiptarë dhe demokratët në veçanti duhet të jemi më të kujdesshëm. Dhe kjo për një arsye mjaft të thjeshtë.
Nuk mund të fshihet gjithçka me një të rënë të lapsit.
Nuk fshihet dot historia. Ajo mund të shkruhet keq, mund të shkruhet mirë. Por, koha tregon se gjërat shkojnë në vendin e vet. Kështu ka ndodhur më shumë personalitete të vendit. Që nga Ahmet Zogu. Çfarë nuk është thënë për këtë personalitet, që ka të zezat dhe të bardhat e tij, në shtetformimin shqiptar. Apo që nga Esad Pashë Toptani, Avni Rustemi, Isa Boletini, e deri tek Ismail Qemali.
Por, politika e ditës sot nuk mund të jetë kaq e neveritshme, sa gjithçka ka bërë Sali Berisha, ato mijëra e mijëra ditë, orë që ka punuar për vendin, për Shqipërinë të hidhen përtej dhe të thuhet se ?nuk kanë ndodhur?.
Kjo do të ishte fatale. Kjo do të ishte më keq se në komunizëm. Vetëm diktatori fshinte historinë e shkuar, ndërtonte variantet e tij dhe ua jepte si ?ushqim? shqiptarëve.
Nuk mund të ndodhë kështu në një histori demokratike.
Sali Berisha duhet të pranohet, për ato që ka bërë mirë dhe do kontestohet për ato që ka bërë keq. Edhe këtë do ta tregojë koha.
Nuk mund të bëhet gjykimi me nxitim, sepse patjetër që do shohin gabimet.
Askush nuk mund të thotë se vendimi i Sekretarit Blinken, është i drejtë apo i padrejtë. Atë do ta tregojë koha.
Por, e padrejtë është tentativa për të fshirë gjithçka ka bërë Sali Berisha, sepse me emrin e tij do të fshihet historia e gati 30 viteve në Shqipëri, e politikës, e ndryshimit, e fillimit të kapitalizmit, me të mirat dhe këqijat e tij.
Sali Berisha, edhe po të mos shkojë në parlament, do të ngelet pjesë e padiskutueshme e historisë së vendit.
Sali Berisha, edhe po të shkojë në parlament, do të ngelet pjesë e padiskutueshme e historisë së vendit.
Do të ketë ndoshta debate deri ku shkon vlera dhe kontributi i tij. Por, në çdo rast ai do jetë pjesë e historisë. Dhe një histori të gjallë, ne nuk mund ta marrim dhe ta hedhim në kosh, duke e ?vrarë?, thjeshtë dhe vetëm se diku është shpallur ?armik?.
Edhe ndaj ?armikut? duhet treguar kujdes. Duhet trajtuar me dinjitet, sepse edhe ai ka vlerat e tij.
Por, faktet historike, ajo çka ka kaluar Shqipëria në këto 30 vite, ajo çfarë kaloi në diktaturë janë periudha që na tregojnë se ndaj Sali Berishës dhe ndaj çdo personaliteti tjetër në historinë e këtij vendi, duhet të jetë koha që të flasë të vërtetat e mëdha. Dhe kur kjo histori e këtyre të vërtetave është e gjallë, nuk mund të keqpërdoret për interesa politike të momentit apo të luhet në mënyrë të neveritshme nga segmente të caktuara të politikës, të mazhorancës apo Opozitës. Ku përgjegjësinë kryesore patjetër që e ka kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili nuk ka folur për këtë çështje. Apo edhe elementë të stimuluar prej tij për të sulmuar, që t?i tregojë Ambasadës së SHBA-ve, se ai është për largimin e Berishës nga grupi parlamentar.
Por, asnjëri nuk ka bërë më shumë sesa ka bërë Sali Berisha. Askush tjetër nuk qëndron mbi të në Partinë Demokratike. Ka qënë i ashpër, ka qënë sundues, por ka mundur të fitojë mbi të gjithë. Ka qënë politikani më i fortë nga të gjithë. Dhe kjo sërish është fakt.
Prandaj dhe vajtja ose jo e tij në parlament, duhet të jetë një qasje shumë e kujdesshmë dhe e panxituar nga shumë aktorë dhe faktorë politikë, për të ruajtur të bardhat dhe vlerat historike dhe politike të Sali Berishës që lidhen me Shqipërinë, të cilat kurrësesi nuk mund të vriten nga beteja të paskrupullta që vijnë si një hakmarrje, ndoshta edhe politike, e atyre që ka bërë dhe sa ka bërë në këto 30 vite./CNA.al
Plas ?lufta? në PD/ Kush janë tre bashistët, kundër Berishës
Tjetër Bashist kundër Berishës/ Mund ta heqim nga grupi parlamentar
Skandali/ Një i dënuar për mashtrim, në kryesinë e PD
Dje ishte më frenetik diskutimi për qeverinë e tretë të Edi ...
Ndofta është nga të vetmet qeveri post diktature, ku njerëzi...
Nga Agim XhafkaDje në Pallatin e Kongreseve u mblodh Asamble...
Nga Eduard ZaloshnjaNë Asamblenë Kombëtare të PS-së, Rama de...
Sot është një ditë historike për gratë shqiptare.Për herë të...
Edhe për katër vite me radhë shqiptarët do të konsumojnë të ...
Sot po mendoja se Sali Berisha ngjan me personazhin Jozef K....
Sot u tërhoq dhe dorëzoi mandatin e deputetit edhe një tjetë...
Ky Lefteri që dha dorëheqjen, është një nga ata qindra kalbë...
Nga Nini Dede Disa ditë para ndarjes nga jeta të artistit të...
Nga Ekrem SpahiuSi sot 93 vjet më parë, më 1 Shtator 1928, n...
Fillimisht duhet të kuptojmë dhe pranojmë se dhunë ndaj grav...
Bashkimi Europian ka identifikuar tre kategori personash si ...
Nga Mentor Kikia Afganistani dhe afganëtqë kërkojnë strehë, ...
Nja dy dekada më parë, me një grup kolegësh udhëtuam në SHBA...
Megjithë kamuflimin ideologjik marksist-leninist rivaliteti ...
Pas largimit të deputetit Mark Marku është ringjallur edhe n...
Ai që e vrau i pari PD-ën, nuk është Mark Marku, që sot po e...
Nga Erion DashoPrej vitesh informacioni shëndetësor dhe tekn...
Mark Marku dhe shoku i tij Gjekmarkaj, nuk votuan për Luli B...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...