
Ajo që ka ndodhur në Shkollën e Magjistraturës është më shumë se e rëndë. Regjistrimi i një dyzine kandidatësh, mbi 50, pasi kishte përfunduar korigjimi i testit, me pretendimin se korigjuesi automatik kishte defet, dhe testet ishin rikorigjuar, rrëzon përtokë “magjinë” e Magjistraturës. Pretendimi se paisja nuk kishte korigjuar saktësisht në rastin e parë dhe rikorigjimi, me të njëjtën paisje, rriti me 70% numrin e fituesve, është fare naiv.
Mund të jetë tërësisht e vërtetë që paisja nuk ka funksionuar mirë. Mund të jetë e vërtetë se ata që u futen “shtesë” mund ta kenë merituar. Por ky proces nuk është më i besueshëm. Procesi mund dhe duhej të përsëritej, sepse në drejtësi besimi është i shenjtë. Besimi është më i çmar se notat e kandidatit.
Të kuptohemi, një gjykatës apo një prokuror i mirë nuk është ai që di përmendësh Kodin Penal. Ligjibrat e ligjeve ata i mbajnë në tavolinë edhe kur hetojnë edhe kur japin vendime. Një gjykatës dhe një prokuror i mirë është ai që gëzon, së pari, integritetin dhe besueshmërinë publike.
Kini parasysh: Gjykatësi është Perëndia në tokë. Ai vendos nëse do të jetosh në liri apo në burg, nëse ti ke të drejtë apo jo.
Pikërisht, 50 e ca gjykatës dhe prokurorë të të ardhmes u futën në shkollën e nivelit më të lartë të drejtësisë, në mënyrë misterioze, përmes një procesi tërësisht të dyshimtë, pa transparencë, tërësisht të pabesueshëm.
Çfarë ndryshimi ka kjo nga ai deputeti që shkon në parlament me votat që ua ka blerë apo vjedhur qytetarëve? Sa integritet ka ai politikan, aq integritet dhe besueshmëri do të ketë nesër ai gjykatës dhe ai prokuror.

Ajo që ka ndodhur në Shkollën e Magjstraturës dëshmon se sa larg, sa shumë larg, jemi në kulturën e të bërit shtet.
Kjo dëshmon se ne jemi në gjendje të përdhosim çdo gjë, nga zgjedhjet për qeverinë e nxënësve në shkollën 9-vjeçare, deri tek zgjedhjet për parlamentin. Ne përdhosim, nga provimi i klasës së pestë, deri tek provimi i Magjistraturës.
Unë nuk jam fatalist, por po them një gjë me bindje:
Brenda një dekade, djemtë e rinj të këtij vendi do të martohen me vajza nga Kosova, jo për dashuri, por që të marrin shtetësinë kosovare.
Erion Veliaj is not the individual political project o...
Today's breakfast was quite nice. A warm sun in a clear sk...
Tirana DC was established in October 2020 as a joint s...
For all those who advised Edi Rama not to deal so much...
When they were alone, the re-established sat happily u...
The journalist of the government, Mero Baze, yesterday, in...
The first round of presidential elections in North Macedon...
The press has published five months late an event which ra...
I was used to seeing Altin Belba, the thirty-two-year-...
In all this extremely long transition, it took a new T...
Christians as responsible citizens in the country where th...
The not at all proportional attitude of some ambassado...
Albania remains a country that offers many curiosities...
In the middle of the whirlwind of writings and lemonad...
The crisis and the great challenges of the time we are...
The reaction of the citizens, of the group "Alliance f...
Last weekend Iran launched a direct attack on Israel, ...
Has Ilir Meta, Edi Rama, or the Albanians themselves gone ...
Almost all the new parties, which promise to separate ...
In yesterday's appearance, Ilir Meta confirmed the terror ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
A 37-year-old citizen has been arrested in flagrante delic...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, votoi sot n...
Presidenti rus Vladimir Putin është në pushtet prej 26 vit...
Gunfire erupted in Ohio, USA, in the area where the Old We...
The citizens of Kosovo will today try to give direction to...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...