Mysterious symbols found near dinosaur tracks
Archaeologists have found a series of carvings near the tr...

Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që u referohen objekteve në mënyrë të ngjashme sikurse njerëzit, gjeti një studim që ka analizuar valët në trurin e qenve, duke ofruar dëshmi mbi mënyrën se si funksionon truri i shokut më të mirë të njeriut.
Qentë janë në gjendje të njohin fjalë që nxisin ata të bëjnë veprime dhe kjo nuk është befasi për pronarët e qenve, të cilët u thonë kafshëve të tyre shtëpiake të “ulen” apo “të kapin topin”.
Megjithatë studimi, që ka analizuar aktivitetin e trurit të 18 qenve, ofron të dhëna se ata mund të aktivizojnë kujtesën e tyre për një objekt kur të dëgjojnë emrin e tij.
Studimi u krye nga Universiteti Eotvos Lorand në Budapest dhe u publikua në revistën, "Current Biology".
“Ka pasur një debat të kamotshëm të aftësive jonjerëzore të kafshëve për të kuptuar fjalët në mënyrë referenciale”, tha Marianna Boros, bashkautore e studimit.
“Përderisa ka pasur raportime për sjelljen, gjithmonë kanë qenë raste të veçanta. Studimi ynë është i pari që ne pretendojmë se kjo krijesë ka kapacitete të gjera”.
Gjatë studimit, pronarët e qenve thanë fjalët për objektet që kafshët e tyre shtëpiake i njihnin. Pastaj, në disa raste ata u treguan qenve një objekt që përkonte me fjalën, ndërkaq në raste të tjera fjalët nuk përkuan me objektet.
Studimi gjeti se ka aktivitet në trurin e qenve kur fjalët përkonin me objektet ishin të ndryshme me ato kur nuk përkonin. E njëjta gjë vërehet edhe në trurin e njeriut.
“Qentë mund të kuptojnë se fjalët përkojnë me diçka... Prandaj, ata aktivizojnë paraqitjet mendore dhe i lidhin me kuptimin e fjalëve për atë paraqitje mendore dhe jo vetëm me kontekstin”, tha Boros.
Hulumtuesit kanë në plan që të hetojnë nëse ky kuptim i gjuhës referenciale është specifik vetëm për qentë, apo këtë aftësi e kanë edhe kafshët e tjera./REL
Archaeologists have found a series of carvings near the tr...
With its striking coloring, the giant panda is an inst...
Pjesa e drurit lundrues që mbajti gjallë Rozën në filmin e...
A major geomagnetic storm could interfere with radio commu...
One-euro home sales in Italy have attracted a lot of i...
With a "hand the size of a shovel" and a height of 240 cm,...
The world's oldest "lipstick" has been discovered in south...
Një kometë e madhe dhe e rrallë po kalon pranë Tokës për h...
Marsi mund të jetë rreth 140 milionë milje larg nga Toka, ...
We may soon witness one of the brightest comets periodical...
Marine researchers on a mission to record life hidden ...
A 62-year-old man from Germany, against medical advice...
Bali, Indonesia is one of the most popular vacation destin...
Diamonds are the hardest material on Earth to find. For t...
The age of one of the largest and most complex types of sa...
Just over 10 years ago, in October 2013, a Wizz Air A3...
Një kompani koreane ndërtimi po i paguan punëtorët e s...
A pastor in Iowa in the US won $500,000 in a lottery, ...
Every year, World Hippo Day on February 15 provides a spec...
Bert Janssen, 57, from the Netherlands, survived for a...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
After the first denunciation, the Plug show has continued ...
Today, CNA has published a complaint from residents of the...
A complaint from residents of the village of Gjashtë in Sa...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
New details have emerged from the incident that occurred t...
Gunshots were recorded on Friday evening in the Kamza area...
The State Police announces that two Dutch tourists who had...
The Crime Investigation Specialists of the Shkodra Police ...
Today, mainly stable weather conditions. According to the...
Today, our country will be affected by almost the same met...
As climate change warms coastal waters in northern Europe,...
Today, our country will be affected by almost the same met...
The Central Election Commission in Kosovo will meet tomorr...
New clues on the future of navigation in the Strait of Hor...
US President Donald Trump has accused Iran of recklessly v...
Barcelona authorities are proposing to almost triple the t...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
The insurance market is growing at a slower pace this year...
Financing health systems and managing the costs of hospita...
The agricultural sector faced a very challenging year in 2...
This Friday, one US dollar is bought for 82.2 lek and sold...