LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, infektohet sërish me COVID-19

2022-08-15 21:38:28, Kosova & Bota CNA
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, infektohet sërish me COVID-19
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha të hënën se ka rezultuar pozitiv për COVID-19 për herë të dytë këtë vit dhe po përjeton simptoma të buta.

Shefi i Pentagonit tha në një deklaratë se do të vazhdojë të punojë me orar normal, por se punën do ta bënte nga shtëpia. Sekretari Austin tha se ai do të jetë në vetëizolim për pesë ditët e ardhshme në përputhje me udhëzimet e Qendrës së Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve dhe do "të mbajë të gjitha autoritetet" e parashikuara me ligj.

Në janar, 69 vjeçari Lloyd Austin i infektua për herë të parë me COVID-19.

"Tani, ashtu si në janar, mjeku im më tha se për shkak të vaksinimit të plotë, duke përfshirë dy dozat përforcuese, unë jam me simptoma më të lehta", tha ai.

Zoti Austin tha se do të vazhdojë të konsultohet nga afër me mjekun e tij në ditët në vijim.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes u bëri thirrje të gjithë amerikanëve që të vaksinohen, duke thënë se vaksinat "vazhdojnë të ngadalësojnë përhapjen e COVID-19 dhe simptomat janë më të lehta”.

Zoti Austin tha se kontakti i tij i fundit personal me Presidentin Joe Biden ishte më 29 korrik.

Presidenti Biden rezultoi pozitiv për COVID-19 më 21 korrik dhe doli nga vetëizolimi më 27 korrik. Ai doli sërish pozitiv më 30 korrik dhe kaloi një javë tjetër në vetëizolim./ VOA

19:30 World

Salman Rushdie,

Shkrimtari Salman Rushdie është "në rrugën e rimëkëmbj...

Lajmet e fundit nga