Salman Rushdie,
Shkrimtari Salman Rushdie është "në rrugën e rimëkëmbj...

Prodhimi i orizit në luginën e lumit Po të Italisë është nën kërcënim, pasi thatësira dhe moti i nxehtë vazhdojnë të shkaktojnë tharjen e plotë të parcelave dhe rritjen e nivelit të kripës në ujëra. Fermerët thonë se të korrat e orizit të përdorur për rizoto mund të dëmtohen për vite me rradhë nga rritja e nivelit të kripës në tokë, që po shkatërron bimët.
Kallinjtë e orizit në deltën e lumit Po po vyshken për shkak të nivelit në rritje të kripës në ujin e moçaleve në të cilat ato kultivohen.
Sasia e ujit që hyn në deltë nga lumi Po është në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave, duke arritur vetëm 95 metra kub në sekondë në korrik për shkak të thatësirës së shkaktuar nga mungesa e reshjeve. Kjo sasi është sa një e dhjeta e mesatares vjetore.
Ka gati dy muaj që fermerët nuk kanë mundur të sigurojnë ujë të freskët për bujqësinë.
Fushat në Deltën e lumit Po janë një pjesë e vogël e prodhimit kombëtar të orizit të Italisë, i cili është i përqendruar në Piemonte dhe Lombardi, rajone të goditura nga thatësira. Kultivuesit e orizit janë të shqetësuar nga rritja e nivelit të kripës në arat e tyre.
“Nuk mund të përcaktoj me saktësi humbjen ekonomike sepse janë rritur edhe kostot e produkteve të tjera si rritja e çmimit të plehrave kimike nga 40 në 120 euro për kuintal. Meqenëse sasia e orizit është e ulët, ne ende nuk e dimë se cili do të jetë çmimi përfundimtar i tregut, sepse, gjithsesi, këtu nuk ka oriz sepse uji është i kripur”, thotë fermerja Elisa Moretto.
Por shqetësimi më i madh është për të ardhmen dhe pasojat afatgjata që mund të vijnë nga rritja e nivelit të kripës në ujin që përdoret për kultivimin e orizit.
"Nëse kripa mbetet në tokë, rrezikojmë të humbasim edhe të korrat e viteve të ardhshme, sepse një fushë e kripur nuk jep prodhim, djeg çdo lloj bime dhe kulture bujqësore. Pra, përveç dëmit afatshkurtër, ne duhet të përballemi me pasojat që kjo mund të ketë në të ardhmen”, thotë zonja Moretto.
Rodolfo Laurenti, nëndrejtor i konsorciumit që merret me kullimin e deltës së lumit Po, thotë se niveli kripës në këtë lumë është rritur mbi masën që është e përshtatshme për bujqësinë.
“Në këtë moment po regjistrojmë vlerën 21 gramë kripë për litër uji. Ky nivel është vërtet i lartë dhe nuk është i përshtatshëm për ujitjen e kulturave bujqësore, pasi kufiri maksimal është 1 gram kripë për litër”, thotë ai.
Ndërsa deltat janë zona shkëmbimi midis ujit të freskët dhe të kripur, tani ka një lëvizje më të madhe të ujit të kripur, shpjegon Giancarlo Mantovani, drejtor i konsorciumit të kullimit Po Delta.
"Në zonat e grykëderdhjes, distanca që përshkon uji i kripur gjithmonë ka patur ulje dhe ngritje. Në vitet 1950 dhe 1960, distanca ishte vetëm dy-tre kilometra . Por në vitet 1980 arriti deri në dhjetë kilometra. Sot nivelin e kripës e gjejmë 38 kilometra nga grykëderdhja, pra ky është një problem i cili është përkeqësuar me kalimin e kohës”, thotë ai.
Ndikimi mund të jetë edhe më i lartë, pasi uji i kripur po kullon në distancat e brendshme të pa regjistruara më parë, dhe po depërton në shtresa nëntokësore që mund të mbajnë ujin.
“Me sa duket, kjo është një çështje që ka karakteristikat e një problemi mjedisor, sepse në brendësi të rrugëve dytësore ujore të thata për një kohë të gjatë, bimësia në brigjet e lumenjve, amfibët dhe shpendët janë zhdukur dhe i gjithë ekosistemi që jeton rreth një mjedisi me ujë të ëmbël, siç kishim ne në këtë territor, nuk është më këtu", thotë zoti Mantovani.
Në korrik, ministri italian i bujqësisë paralajmëroi Parlamentin se një e treta e prodhimit bujqësor të Italisë ishte në rrezik për shkak të thatësirës dhe infrastrukturës së dobët ujore dhe se situata do të përkeqësohej në vitet në vijim./ VOA
Shkrimtari Salman Rushdie është "në rrugën e rimëkëmbj...
A US congressional delegation arrived in Taiwan on Sun...
Një ceremoni përkujtimore u mbajt të dielën në Cetinje të ...
Ukraine targets more Russian weapons depot as security fea...
The European Union has accused the Taliban of "failing to ...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky said Ukrainian ...
Të paktën 41 vetë humbën jetën dhe 45 u plagosën nga një z...
Sipas shifrave zyrtare, prindërit i financojnë fëmijët e t...
The seizure of classified US government documents from for...
Një sulm terrorist me armë zjarri në Izrael ka shkaktuar p...
Hadi Matar, the suspect in the stabbing of writer Salm...
After Russia's attack on Ukraine began, Ukrainian busi...
The stabbing of writer Salman Rushdie was condemned by...
Other details have come to light regarding the serious...
Ukrainian officials say the Russian military has bombe...
The journalist in Montenegro, Ilmira Lika, has shown o...
Bota varet nga anijet e mallrave për shpërndarjen e sh...
The Democrat-led US House of Representatives on Friday app...
Taiwan's Foreign Minister says in an interview with VO...
Political scientist Besa Sharrah says that the FBI's s...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
US President Donald Trump has issued another warning to Ir...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...