LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentat me armë në Jerusalem/ 7 të plagosur, dyshime për sulm terrorist

2022-08-14 08:27:00, Kosova & Bota CNA

Atentat me armë në Jerusalem/ 7 të plagosur, dyshime për

Një sulm terrorist me armë zjarri në Izrael ka shkaktuar plagosjen e disa personave

7 persona raportohet se janë plagosur.

Sulmuesit qëlluan në një autobus dhe hapën zjarr në një park makinash pranë Murit historik Perëndimor në orën 01:24 me orën lokale (22:24 GMT), shkruan BBC.

Policia ka nisur një kërkim për personat e armatosur, të cilët u larguan pas sulmeve.

Një zëdhënës i policisë tha për mediat lokale se incidenti po trajtohet si një sulm i dyshuar terrorist.

Mediat hebraike kanë raportuar se policia është në kërkim të të paktën dy të dyshuarve./CNA.al

Lajmet e fundit nga