LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthimi i mundshëm i masave kufizuese/ Nisin protesta në shumë qytete të Gjermanisë

2022-08-15 18:54:00, Kosova & Bota CNA
Rikthimi i mundshëm i masave kufizuese/ Nisin protesta në shumë
Foto nga protestat e mëparshme kundër kufizimeve

Një sërë protestash kanë nisur ditën e sotme në disa qytete të Gjermanisë, duke marrë shkas nga rikthimi i mundshëm i masave kufizuese.

Me parrulla në duar, që japin mesazhe të ndryshme kundër kufizimit, qytetarët kanë marshuar nëpër qytete si shenjë rebelimi.

Ata kërkojnë të mos rikthehen masat kufizuese. Gjithashtu qytetarë të shumtë kanë kërkuar të hiqet vendosja me detyrime e maskave në ambjente të mbyllura, siç janë trenat apo transporti publik.

Protestat po zhvillohen paralelisht në shumë qytete gjermane.

Ndërkohë, kujtojmë se disa shtete kanë paralajmëruar rikthimin e masave kufizuese për shkak të rritjes së numrit të infektimeve, shtrimeve në spital dhe fataliteteve.

Kjo gjë është kundërshtuar me forcë nga qytetarët, të cilët nuk duan të kenë sërish kufizime./ B.A. ? CNA.al

 

19:30 World

Salman Rushdie,

Shkrimtari Salman Rushdie është "në rrugën e rimëkëmbj...

Lajmet e fundit nga