web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dosja

2026-05-11 15:49:00, Aktualitet CNA

Dosja

Anëtari i Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka folur për mediet pas përfundimit të seancës për dosjen “Partizani” në GJKKO.

Malltezi tha se nga dëshmitarët e sotëm nuk vinte në dyshim pronën e Xhimi Begejas. Ndërsa, sipas asaj që deklaroi Malltezi, ish-presidenti i klubit sportive, Partizani, Albert Xhani në dëshminë e dhënë ditën e sotme ka thënë se nuk e ka ditë që kanë qenë pronarë.

Duke u ndalur te Gjykata e Strasburgut, Malltezi tha se një nga kërkesat e bëra është fakti se gjyqi është politik.

Asnjëri nuk vinte në dyshim pronën e zotit Begeja. Zoti Xhani deklaroi se nuk e kanë ditur që kanë qenë pronarë. Surpriza ishte demenca e dëshmitarëve të prokurorisë. Taulant Balla vetë thotë kam amnezë, më kujtohet nga mediat.  Një nga kërkesat tona në Gjykatën e Strasburgut është se ky gjyq është politik”, tha Malltezi.





Lajmet e fundit nga