Luhaten monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 13 dhjetor 2023
Sot më 13 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94....

Aktiviteti ekonomik në vendin tonë kulmoi në tremujorin e tretë të vitit, për shkak të zhvillimeve të jashtëzakonshme në turizëm, teksa prodhimi bujqësor është në pikun e tij, por tregu i punës në të njëjtën periudhë shfaqi dobësi në punësimin e të rinjve.
Pas pandemisë COVID-19, treguesit e punësimit të të rinjve janë përkeqësuar më tej, teksa në krahun tjetër sektorët e ekonomisë janë në emergjencë për punonjës.
Të dhënat e INSTAT referojnë se në tremujorin e tretë të këtij viti 74,507 të rinj të moshës 15-29 vjeç ishin të papunë me një shtesë 5300 persona që nga e njëjta periudhë e vitit 2022.
Në qershor-shtator 2023, papunësia ndër të rinj ishte në nivelin më të lartë që nga tremujori i parë i vitit 2021, kur ekonomia po përjetonte një valë të fortë të pandemisë, COVID-19. Treguesi i papunësisë te të rinjtë është sinjal negativ në një kohë që kjo grupmoshë është gjithnjë e në tkurrje nga emigracioni i lartë dhe rënia e lindjeve.
Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç është 22,0%. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2022 është rritur me 1,6 pikë përqindje.
Krahasuar me tremujorin e dytë 2023, ky tregues është ulur me 0,6 për qind. Sakaq, shkalla e papunësisë për grupmoshën 30-64 vjeç është 7,6%. Në terma vjetorë ky tregues është ulur me 0,1 pikë përqindje dhe krahasuar me tremujorin e mëparshëm ka një ulje me 0,1 pikë përqindje.
Rritja e papunësisë te të rinjtë në një kohë që totali i tyre është në rënie, po tregon se tregu i punës ka problematika te të rinjtë. Sektori i forex all që ishte një punëdhënës i madh i të rinjve të arsimuar po kalon një periudhë nga hetimet ndërkombëtare që kanë çuar në mbylljen e shumë kompanive. Në anën tjetër oferta për punë e bizneseve shqiptare shpesh nuk preferohet nga të rinjtë.
Modeli ekonomik i bazuar në krahun e lirë të punës, nuk preferohet nga brezi i ri, të cilët e shohin me leverdi emigrimin sesa të nisin punë në një fabrikë fasoni ose në një kompani ndërtimi.
Tregu i punës në vendin tonë gjithnjë ka vuajtur nga një hendek ndërmjet ofertës dhe kërkesës për punë. Oferta për punë dominohet nga profesionet elementare që nuk kërkojnë aftësi, teksa punëkërkuesit shpesh janë me arsim të lartë.
Por arsimi nga ana tjetër nuk i përmbush kërkesat e bizneseve për aftësi. Në vijimësi bizneset ankohen se profesionistët që prodhon sistemi arsimor nuk janë të aftë dhe shpesh duhet kohë dhe investime shtesë për formimin e tyre./ Revista Monitor
Sot më 13 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94....
Banka e Shqipërisë ka nxjerrë një njoftim të rëndësish...
Shqiptarët janë familjarizuar më shumë me teknologjinë...
Për herë të parë në historinë e saj si ekonomi e hapur...
Shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri arriti në 10,...
Sot më 12 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 ...
Në nëntor të vitit të kaluar inflacioni mesatar në Bas...
Shpenzimet për shëndetësinë, në raport me ekonominë dh...
Komisioni Evropian (KE) ka paralajmëruar në raportin e...
Rënia e vazhdueshme e kursit të këmbimit të lekut me euron...
Sot më 11 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.9 le...
Kryetari i shoqatës së eksportuesve të Shqipërisë, Edvin P...
Sot më 10 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 ...
Sot më 9 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 lek...
Teksa ekonomia e vendit u zgjerua dhe buxheti arkëtoi ...
Sot më 8 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 l...
Procedura për ndërtimin e një institucioni për edukimin dh...
Normat e interesit të euros në tregjet ndërkombëtare kanë ...
Sot më 6 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.7 lek...
Nga 2024 pritet të rriten tarifat e ushqimit për fëmijët q...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...